Kryetari i forumit rinor

 

Afan Elezi – Kryetar i forumit të rinisë i Alternativa-s

 I lindur më 02.08.1992, ne Gostivar. Shkollimin fillorë e ka kryer në vendlindje, ne shkollën fillore “Çajla”, fshati Çajlë, komuna e Gostivarit. Më pas regjistrohet në shkollën e mesme komunale, SH.M.E.K “Gostivar” në Gostivar, ku edhe mer titullin Teknik Ekonomik.

Në vitin 2010 regjistrohet në  Fakulltetin Juridik pranë UEJL-së, Tetovë. Në vitin 2013 i kryen studimet dhe merr titullin Jurist i diplomuar. Më pas regjistron masterin në fakulltetin juridik pranë UEJL-së, ku e  mbron me sukses temën e masterit në vitin 2016 me titull “ Gjykata e Hagës dhe vendimet e marra për krimet e luftës në territoret e ish Jugosllavisë”, nën mentorimin e profesorit  Bekim Nuhija, dhe merr titullin Magjistër i shkencave juridike.

Pas mbarimit të studimeve, e regjistron punën praktike në Gjykatën themelore në Gostivar dhe punon si asistent në zyrën e gjykatësit, z.Daut Ristemi për 1 (një) vit.

Në vitin 2017 angazhohet si këshilltarë juridik në kabinetin e kryetarit të komunës së Gostivarit, ku punon për  7 muaj.

Në qershor të vitit 2018, angazhohet si Këshilltarë i posaçëm për çështje juridike i Ministrit të kulturës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Asaf Ademi.

Momentalisht e ushtron detyrën e njejtë në të njejtin institucion, nën udhëheqjen e Dr.Hysni Ismailit.

 

Aktivitete

 

Njohja e gjuhëve:

Shqip – gjuhë amtare

Maqedonisht - lexon, shkruan dhe flet rrjedhshëm

Anglisht – lexon dhe flet mjaftueshëm

 

Aftësi menaxheriale

Aftësi për të punuar në ekip

Aftësi të mira analitike

Aftësi të mira ndërpersonale

 

 

Close