AlternAtivA: Shqiptarët edhe në këto zgjedhje lokale do ta kenë koalicionin e fitores

AlternAtivA: Shqiptarët edhe në këto zgjedhje lokale do ta kenë koalicionin e fitores

AlternAtivA: Shqiptarët edhe në këto zgjedhje lokale do ta kenë koalicionin e fitores

Sonte, në një atmosferë festive, u mbajt mbledhja e gjashtë e Kuvendit Qendror të AlternAtivA-s, ku u diskutua për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Me këtë rast Kuvendi Qendror i AlternAtivA-s e rikonfirmoi vazhdimin e koalicionit me Aleancën për Shqiptarët edhe në këto zgjedhje lokale. Ky është lajmi i mirë që u vjen shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Edhe një herë ne dëshmuam se dimë dhe mund të ngrihemi mbi interesat e ngushta partiake dhe politike, për të ofruar një opsion që shqiptarët të kenë zgjedhje.
Në këtë mbledhje së pari u zgjodh shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor i AlternAtivA-s. Kjo detyrë iu besua Dr. Lulzim Aliut – nënkryetar i partisë AlternAtivA. Ai u ngarkua që ta organizojë shtabin qendror dhe t’i themelojë shtabet lokale.
Pas kësaj u diskutua për marrëveshjen e arritur me Aleancën për Shqiptarët, me ç’rast u konstatua se AlternAtivA në këto zgjedhje do të garojë me 5 kandidatë për kryetarë komunash, Aleanca për Shqiptarët do të garojë me kandidatë në 8 komuna, ndërsa në 3 komuna është dakorduar që të pranohen kandidatë jopartiakë.
Kandidatët e koalicionit AlternAtivA & Aleanca për Shqiptarët në këto zgjedhje janë:
Tetovë – Vullnet Murseli
Çair – Bekim Sali
Gostivar – Arben Taravari
Dibër – Bekim Pocesta
Strugë – Idri Istrefi
Kërçovë – Mazllam Osmani
Zhelinë – Mahir Ziberi dhe
Tearcë – Nazim Taipi
Likovë – Arsim Idrizi
Studeniçan – Fatmir Ejupi
Dollnen – Samedin Imeri
Haraçinë – Naim Sinani
Saraj – Qerim Mamuti
Bërvenicë – Argjend Gurra
Bogovinë – Albon Xhemaili
Vrapçisht – Isen Shabani

Dakordim është arritur edhe për ndarje të listave për këshilltarë, ashtu që prej Struge e deri në Kumanovë koalicioni AlternAtivA & Aleanca për Shqiptarët do të shkojë me kandidatë të përbashkët dhe me lista të përbashkëta.

Shkup, 08.09.2021

Close