AlternAtivA: Rasti "Titanik" e ka fundosur drejtësinë dhe demokracinë në RMV

AlternAtivA: Rasti "Titanik" e ka fundosur drejtësinë dhe demokracinë në RMV

AlternAtivA: Rasti “Titanik” e ka fundosur drejtësinë dhe demokracinë në RMV

Rigjykimi i rastit "Titanik", ku funksionarë të lartë të BDI-së ishin të akuzuar për manipulim zgjedhor, gjegjësisht vjedhje të votës dhe vullnetit qytetar në zgjedhjet lokale të 2013, është ogurzi dhe paralajmërim se ky pushtet ka vendosur që me avazin e vjetër të përpiqet t’i fitojë edhe zgjedhjet e radhës lokale në tetor. Në këtë mënyrë për të satën herë është fundosur demokracia në shtetin tonë.
Dhe, kjo nuk është as hera e parë e as e fundit që legjitimohet manipulimi me votën e lirë. Në të vërtetë, edhe në zgjedhjet lokale të 2017 u angazhuan të gjitha partitë e pushtetit me tërë aparaturën shtetërore dhe ia rrëmbyen fitoren kandidatit të atëhershëm në Çair, Zeqirija Ibrahimit, dhe askush deri më sot nuk u përgjigj për këtë ndërhyrje shtetërore në të drejtën themelore për votim pa pengesa dhe të lirë.
Megjithatë, gjyqësori dhe pushteti mund t’i lirojnë vjedhësit e votës, por nuk mund ta prangosin vullnetin e qytetarëve, i cili sot është më i vendosur se kurrë, për t’ua dhënë shkelmin uzurpatorëve të votës.

AlternAtivA - Shkup

Shkup, 29.07.2021

Close