Koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA: Maqedonia e Veriut është bërë një vend i pasigurt

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA: Maqedonia e Veriut është bërë një vend i pasigurt

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA: Maqedonia e Veriut është bërë një vend i pasigurt

Forumi Ekonomik Botëror, respektivisht Instituti Global i Paqes, ka bërë një hulumtim, që ka pasur për qëllim ta përcaktojë sigurinë relative të secilit shtet veçmas. Për këtë qëllim i ka përcaktuar tre faktorë themelorë (lufta dhe paqja, siguria personale dhe fatkeqësitë natyrore, përfshirë këtu dhe rreziqet që burojnë nga pandemia e COVID 19), që e përcaktojnë se sa është një shtet i sigurt.
Në bazë të këtij hulumtimi, Maqedonia e Veriut, e cila në vitin 2019 ishte në vendin e 59-të për nga siguria – nga gjithsej 134 vende, tash është gati në fund – për 66 vende më poshtë, më saktë në vendin e 125-të, duke qenë shteti më i pasigurt në rajon. Sa për krahasim, shtetet e rajonit figurojnë siç vijon: Serbia gjendet në vendin e 34-t, Sllovenia në vendin e 47-të, Rumunia në vendin e 51-të, Greqia në vendin e 58-të, Shqipëria në vendin e 63-të dhe Kroacia në vendin e 74-t.
Kjo flet se në aspekt të vdekshmërisë për shkak ta virusit, në aspekt të çështjes së ballafaqimit me pandeminë, vaksinimit, infrastrukturës së shëndetësisë, kapacitetit të qeverisë, lidershipit politik dhe kulturës së përballjes me kriza të përmasave të këtilla dhe të paparashikuara, Maqedonia e Veriut është një vend mjaft i pasigurt, më saktë vetëm një pozitë më mirë se Jemeni, që është në luftë aktive të armatosur.
Nisur nga kjo, koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA edhe një herë e përsërit konstatimin e shpeshthënë se kjo qeveri, për fat të keq, ka dështuar në të gjitha planet me menaxhimin e pandemisë, ndërsa këtë sot e konfirmojnë edhe institucionet e pavarura ndërkombëtare. Rrjedhimisht, nëse do të kishte kulturë të përgjegjësisë, pas këtij raporti dikush duhej të jepte llogari, por – ashtu siç e ka bërë praktikë ky pushtet – këtu mungon llogaridhënia, ndërsa çmimin e kësaj papërgjegjësie e paguajnë qytetarët, shumë shpesh edhe me jetët e tyre.
Krejt kjo na bind edhe një herë se kohëzgjatja jetës së këtij pushteti është në proporcion të drejtë me dëmtimin e jetës së qytetarëve të vendit tonë. Prandaj, sa më shpejt që kjo qeveri largohet, aq më shpejt krijohet mundësi që qytetarët të çlirohen dhe të shpresojnë për jetë më të dinjitetshme.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA

Shkup, 14.07.2021

Close