AlternAtivA – Dega në Kumanovë: Të rinjtë shqiptarë në mërgim – të rinjtë maqedonas në institucione

AlternAtivA – Dega në Kumanovë: Të rinjtë shqiptarë në mërgim – të rinjtë maqedonas në institucione

AlternAtivA – Dega në Kumanovë: Të rinjtë shqiptarë në mërgim – të rinjtë maqedonas në institucione

Të nderuar qytetar të Kumanovës, të nderuara media,
Sipas regjistrimit të fundit të vitit 2002, qyteti i Kumanovës numëron 25.771 të rinj të moshës nga 15 deri në 30 vjet, prej të cilëve 6.813 janë shqiptarë, që i bie diku rreth 26%.
Qyteti i Kumanovës ka ndërtuar strategji të ndryshme për të rinjtë, përmes të cilave ka paraparë përmirësimin e jetës së tyre dhe pjesëmarrjen sa më aktive të tyre në miratimin e vendimeve politike dhe shoqërore. Megjithatë, duke qenë në thelb diskriminuese, këto strategji dhe këto dokumente të Komunës së Kumanovës kanë prodhuar rritjen e numrit të kumanovarëve shqiptarë që janë detyruar ta braktisin vendin e tyre dhe të ikin në mërgim.
Mjafton të bëjmë një hulumtim të vogël nëpër McDonalds në Gjermani, Austri, Zvicër, Itali e gjetiu nëpër Europë, për ta kuptuar numrin e të rinjve kumanovarë që janë viktimë e strategjive dhe politikave të Komunës së Kumanovës.
Komuna e Kumanovës është shndërruar sot në derë e hekurt për të rinjtë shqiptarë. Ajo derë është e rezervuar vetëm për shqiptarët e LSDM-së dhe militantët e BDI-së, si dhe për ata që deklarohen si maqedonas.
Krejt kjo ka bërë që niveli i papunësisë dhe mungesa e perspektivës për të rinjtë kumanovarë të jenë shqetësuese. I vetmi vend pune për kumanovarët janë kafiteritë dhe zgjidhje alternative janë restorantet McDonalds në Perëndim.
Koalicioni Alternativa dhe Aleanca për shqiptarët edhe në të kaluarën, edhe sot, por edhe në të ardhmen, do të ndërmarrë aktivitete kundër shpërnguljes së shqiptarëve, e sidomos të të rinjve shqiptarë.
Përmes plan-programeve dhe politikave tona progresive, ne synojmë që të rinjtë shqiptarë të bëhen pjesë e rëndësishme e krijimit të politikave dhe bartës të proceseve të rëndësishme demokratike. Ndërkaq, përmes marrjes së pushtetit lokal në Kumanovë ne do të dëshmojmë barazi, drejtësi dhe meritokraci për të gjithë ata të rinj dhe të reja që besojnë në vlerat e mirëfillta kombëtare dhe demokratike.
Sidoqoftë, për ne patriotizëm në Kumanovë është hapja e vendeve të reja të punës dhe angazhimi ynë për këtë synim nuk do të pushojë asnjëherë.
Ju faleminderit për vëmendjen.

Close