Glauk Konjufca e priti Afrim Gashin

Glauk Konjufca e priti Afrim Gashin

Glauk Konjufca e priti Afrim Gashin

Sot një delegacion i partisë AlternAtivA, i prirë nga kryetari Afrim Gashi, ndërsa pjesë e të cilit ishin edhe nënkryetarja Safije Sadiki Shaini, Sekretari i Përgjithshëm, Bekim Sali, dhe Sekretari për Marrëdhënie me Publikun, Zeqirija Ibrahimi, ishin në vizitë zyrtare në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë. Aty u pritën nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Pasi e uroi kryetarin Konjufca për zgjedhjen në detyrën e Kryetarit të Kuvendit, kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, e njoftoi nikoqirin me zhvillimet e fundit politike në Maqedoninë e Veriut, me problemet që shfaqen në rrugën euro-integruese të këtij shteti, si dhe me angazhimin që e bën opozita shqiptare, AlternAtivA & Aleanca për Shqiptarët, në mbrojtjen e interesave shqiptare në këtë shtet.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e falënderoi kryetarin Gashi për vizitën dhe për urimin, ndërsa në veçanti u ndal në zhvillimet politike shqiptare, me theks të veçantë në bisedimet shqiptaro-serbe, duke e potencuar rolin konstruktiv edhe të shqiptarëve të tjerë të rajonit.
Takimi u mbyll me konstatimin se dy palët do të duhet të vazhdojnë edhe në të ardhmen të takohen, gjithë kjo në frymë të bashkërendimit ndërinstitucional mes shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës.

 

Close