Deputeti Hysni Ismaili u takua me kryesuesen e Parlamentit Turk të SEECP, znj. Derya Bakbak

Deputeti Hysni Ismaili u takua me kryesuesen e Parlamentit Turk të SEECP, znj. Derya Bakbak

Deputeti Hysni Ismaili u takua me kryesuesen e Parlamentit Turk të SEECP, znj. Derya Bakbak

Deputeti i Alternativës, Hysni Ismaili, duke qenë pjesë e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, është pjesëmarrës i sesionit të tetë plenar të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP PA), që këto ditë po mbahet në qytetin e Antalisë në Republikën e Turqisë (21-22 qershor).
Gjatë qëndrimit të tij në Antalia, deputeti i Alternativës, Hysni Ismaili, ka realizuar takim me kryesuesen e Parlamentit Turk të SEECP, deputete nga qyteti Gaziantep i Turqisë, znj. Dr. Derya Bakbak, përfaqësues të grupeve parlamentare të Kuvendit të Madh të Republikës së Turqisë dhe deputetët e saj.
Në kuadër të këtyre takimeve u fol mbi bashkëpunimet e mundshme mes dy vendeve, si dhe mbi krizën globale të pandemisë dhe zgjidhjet eventuale për dalje prej saj.

 

Close