Alternativa – Dega Gazi Babë: Rrugët e Hasanbegut me dëme të pariparueshme – kryetari Georgievski nuk ka lënë rrugë që të vijë të kërkojë votë

Gjendja e rrugëve në komunën e Gazibabës, veçanërisht në lagjen shqiptare të Hasanbegut, tashmë një kohë të gjatë ka mbetur në mëshirën e fatit dhe të pushtetarëve lokalë.
Përskaj faktit që në verën e vitit 2016-të, kur nga vërshimet e kobshme u dëmtuan shumë rrugë dhe rrugica të kësaj ane, premtimet në zgjedhjet lokale të 2017-tës nga kryetari aktual i komunës, Boris Georgievski, ishin se çdo rrugë dhe rrugicë do të asfaltohet. Por, kjo gjë tash e 4 vite nuk po ndodh dhe, siç duket, do të lihet në harresë të përjetshme.
Duke u thirrur në sloganet si “Jetë për të gjithë” dhe me premtime të mëdha, pushtetarët lokalë të LSDM-së, së bashku me kryetarin e tyre komunal, Boris Georgievski, kanë lënë vetëm gjurmë dështimesh dhe rrugë të paasfaltuara në vendbanimet shqiptare të komunës sonë.
Prandaj Alternativa – Dega Gazibabë, përmes kësaj kumtese, ua bën me dije pushtetarëve lokalë të LSDM-së dhe kryetarit të tyre se periudha e fjalëve boshe ka perënduar, ndërsa zgjedhjet lokale të tetorit do të jenë edhe fundi i premtimeve boshe.
Ai nuk ka lënë asnjë rrugë që të vijë kërkojë votë.

Alternativa – Dega Gazibabë

18.06.2021

Close