Forumet rinore të koalicionit Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA: Dr. Iliri Demiri dhe Dr. Fadil Cana janë heronj të pandemisë

Forumet rinore të koalicionit Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA: Dr. Iliri Demiri dhe Dr. Fadil Cana janë heronj të pandemisë

Forumet rinore të koalicionit Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA: Dr. Iliri Demiri dhe Dr. Fadil Cana janë heronj të pandemisë

Para disa ditëve Shoqatave e Mjekëve të Maqedonisë i ndau disa mirënjohje dhe falënderime ndaj mjekëve që, sipas tyre, janë më meritorët në luftën kundër virusit Covid-19. Por, për fat të keq, në mesin e tyre nuk ishin emrat e dy mjekëve shqiptarë të punësuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, Dr. Ilir Demiri dhe Dr. Fadil Cana.
Pa dashur ta etnizojmë dhe politizojmë shëndetësinë, nuk mund të mos konstatojmë se kjo përzgjedhje është krejt tendencioze dhe entocentrike. Në shtetin tonë nuk ka mbetur njeri që ka pasur virus Covid-19 (bashkë me krejt familjarët e tyre) që nuk i ka dëgjuar këta dy emra të nderuar. Pa e tepruar fare dhe pa e zhvlerësuar punën e mjekëve të tjerë dhe personelit tjetër mjekësor, do t’i japim vetes të drejtë të konstatojmë se nëse ka pasur heronj në plotkuptimin e fjalës, që tashmë një vit janë përballur fyt për fyt me virusin dhe me vdekjen, ata janë pikërisht Dr. Ilir Demiri dhe Dr. Fadil Cana.
Edhe kur kjo pandemi të përfundojë, edhe kur krejt kjo të jetë harruar, ne kurrë nuk do t’i harrojmë emrat e tyre. Dr. Iliri dhe Dr. Fadili janë tashmë në zemrat e të gjithëve. Prandaj, për ata personalisht nuk ka rëndësi fare se a i zgjedh kjo Shoqatë për mirënjohje, sepse ata kanë punuar për të shpëtuar jetë njerëzish e jo për të marrë mirënjohje, por për këtë shoqatë dhe për shtetin në përgjithësi është turp që këta dy personalitete mjekësore të mos vlerësohen në mënyrë meritore. Kjo është arsyeja që ne të konstatojmë se këtu kemi tendencë nacionaliste maqedonase dhe mosmirënjohje e xhelozi nga ata që ndajnë dekorata me qasje selektive etnike.
Sidoqoftë, ne jemi këtu që – në emër të Koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA dhe veçmas në emër të forumeve rinore të këtij koalicioni – Dr. Ilrin Demirin dhe Dr. Fadil Canën t’i shpallin HERONJ TË PANDEMISË. Ata janë në zemrat tona dhe ne u detyrohemi gjithë jetën. Me këtë rast në emër të të gjithë familjeve që i njohin e kanë dëgjuar për ta, i falënderojmë nga zemra dhe u urojmë shëndet dhe suksese në punë.

Forumet rinore të koalicionit Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA

Shkup, 12.04.2021

https://www.facebook.com/watch/?v=282522093370699

Close