Koalicioni Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët: I dënojmë kërcënimet e mjekut të papërgjegjshëm, Arben Esati, ndaj gazetarëve

Jemi të njoftuar me rastin skandaloz ku një i ashtuquajtur mjek në spitalin e Tetovës, Arben Esati, ka marrë aq guxim, saqë ka kërcënuar me jetë disa gazetarë nëpër redaksi të mediave.

Për fat të keq kjo qeveri ka krijuar kushte shumë të vështira për punonjësit mediatik, duke mos u ofruar sigurinë e nevojshme, me këtë u ka dhënë zemër çiftit të “mjekëve” që të kërcënojnë çdokënd pa asnjë drojë.

E ftojmë urgjentisht Ministrinë e Punëve të Brendshme që të reagoj ndaj këtij rasti, po ashtu edhe Prokurorinë, që sa më shpejtë të ndërhyjnë e ta zgjidhin sa nuk është bërë vonë.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët - Alternativa gjithnjë është në mbrojtje të vlerave demokratike, ndaj për ne liria e shprehjes dhe funksionimi i mediave në kushte normale është një gjë e pacënueshme.

Close