Koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA: Kemi ngritur interpelancë ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA: Kemi ngritur interpelancë ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA: Kemi ngritur interpelancë ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski

Të nderuar qytetarë, të nderuar përfaqësues të mediave,
Ne – deputetët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA – jemi sot këtu që të shprehim reagimin dhe indinjatën tonë të thellë për, gjoja, ikjen e mistershme të dajës së Gruevskit dhe pobratimit të familjes Zaev, pra ish shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov.
Pas gjoja ikjes së mëparshme të Gruevskit dhe ikjes së tashme të Mijallkovit, është bërë e patjetërsueshme edhe ikja e Zaevit dhe e kësaj qeverie, që sigurinë e këtij shteti e ka vendosur në kalkulimin e biznesit familjar, ndërsa identitet shtetëror e ka bërë narkobiznesin dhe korrupsonin.
Megjithatë, ashtu siç ishte edhe reagimi i Prokurorisë, ikja e tillë nuk ka mundësi të ndodhë pa ndihmën e dikujt nga pushteti, ndërsa në këtë rast na bie të themi se përgjegjës për këtë nuk mund të jetë askush tjetër, pos policit të parë të këtij shteti, ministrit të Punëve të Brendshme. Se a e ka përcjellë vetë ai, a i ka organizuar përcjellje, a i ka mbyllur sytë apo ka qenë në gjumë kur ai ka ikur, për këtë duhet të përgjigjet ai, por për neve emri i përveçëm i kësaj përgjegjësie është Oliver Spasovski.
Dhe, meqë kjo nuk është hera e parë që atij i ndodhë kjo, ne si deputetë të opozitës shqiptare konsiderojmë se ai duhet të përballet me Kuvendin e Popullit dhe ta ridëshmojë besimin e deputetëve. Për këtë arsye, sipas nenit 45 të Rregullores së punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Veriut, ne – deputetët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA – sot kemi ngritur interpelancë ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovksi.
Me këtë rast i drejtohemi kryetarit të Kuvendit, që konform nenit 47 të Rregullores, të ftojë seancë plenare me këtë pikë të rendit të ditës, ndërsa që këtu u drejtohemi edhe të gjithë deputetëve të Kuvendit, që janë PRO drejtësisë në këtë vend dhe KUNDËR manipulimit me drejtësinë dhe sigurinë, që ta mbështesin këtë iniciativë. Tash të gjithë deputetët e kanë mundësinë që ta dëshmojnë veten a janë për arrestimin e Mijallkovit apo e mbështesin ikjen e tij. Pas kësaj Oliver Spasovski nuk mund të jetë ose nuk duhet të jetë më ministër i Punëve të Brendshme, sepse ai që i ndihmon dikujt të bëjë vepër penale ose që e toleron atë, është po aq përgjegjës sa edhe kryerësi i saj. Me këtë përgjegjësi e ngarkon edhe neni 365 i Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Sidoqoftë, dymbëdhjetë deputetët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA janë PËR t’ia hequr besimin Oliver Spasovskit dhe janë PËR arrestimin e Sasho Mijallkovit.
Le të jetë kjo edhe një sfidë për kolegët tanë të këtij Kuvendi!

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA

Shkup, 23.02.2021

Close