AlternAtivA: Ministër Filipçe, kush mban përgjegjësi për rrahjen në Qendrën Klinike në Tetovë?

AlternAtivA: Ministër Filipçe, kush mban përgjegjësi për rrahjen në Qendrën Klinike në Tetovë?

AlternAtivA: Ministër Filipçe, kush mban përgjegjësi për rrahjen në Qendrën Klinike në Tetovë?

Siç u informuam nga mediat, në Qendrën Klinike në Tetovë ka ndodhur një rrahje, ku protagonist ka qenë drejtori ekonomik i saj, Artan Etemi, i cili e ka sulmuar një person të personelit teknik.
Që kjo rrahje të mos mbetet në nivel të spekulimeve, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, e ka për detyrë të shpjegojë se a është e vërtetë se drejtori i rrah të punësuarit aty dhe, madje, kërkon përforcime shtesë, siç raportuan mediat, dhe nëse kjo është e vërtetë, cila do të jetë përgjegjësia që do ta bartë ai?!
Derisa nuk zbardhet ky rast, AlternAtivA konsideron se është bë e rrezikshme të shkosh në Qendrën Klinike në Tetovë nga huliganizmi i drejtuesit të saj.

AlternAtivA – Shkup

Shkup, 19.02.2021

Close