Afrim Gashi u takua me kryetarin e BFI-së, Reis Ul - Ulema efendi, Shaqir Fetahu

Afrim Gashi u takua me kryetarin e BFI-së, Reis Ul - Ulema efendi,   Shaqir Fetahu

Afrim Gashi u takua me kryetarin e BFI-së, Reis Ul – Ulema efendi, Shaqir Fetahu

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, sot në zyrat qendrore të Bashkësisë Fetare Islame në Shkup, u prit në takim nga kryetari i BFI-së, Reis Ul- Ulema efendi Shaqir Fetahu.
Në takimin mes Gashit dhe Fetahut, u fol mbi gjendjen shoqërore të myslimanëve në vend, statusin e institucioneve fetare dhe harmonizimin e bashkëpunimit institucional mes bashkësive fetare, organizatave politike dhe institucioneve shtetërore.
Alternativa si organizatë politike e qendrës së djathtë, mbetet e përkushtuar dhe e interesuar që roli i bashkësive fetare në vend, të jetë më i zëshëm dhe më elokuent në etablimin e bashkëjetesës fetare dhe multikulturore në shtet si dhe të ruhet uniteti dhe unikaliteti i BFI-së si organizatë e vetme që përfaqëson myslimanët në vendin tonë.
Në fund të takimit, të dy palët u dakorduan që takime të këtilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

 

Close