Koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA: Zaevit nuk i pengon numri i dëshmitarëve, por numri i shqiptarëve

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA: Zaevit nuk i pengon numri i dëshmitarëve, por numri i shqiptarëve

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA: Zaevit nuk i pengon numri i dëshmitarëve, por numri i shqiptarëve

Në ditët kur koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA pret të thirret seanca për miratimin e propozim-ligjit për shtetësinë, në vend se të dëgjojmë sugjerime dhe propozime, kryeministri i vendit, Zoran Zaev, deklaroi se “me tre dëshmitarë lidhet martesë, por nuk merret shtetësi”. Sado që ky cinizëm i tij është pa shije, por edhe i paqëndrueshëm, sepse kjo është një praktikë që deri vonë ka shërbyer si mjet juridik, megjithatë deklarata e tij më shumë flet me nëndijen e tij sesa me vetëdijen atij. Kjo e nxjerrë sheshazi frikën e tij se mos me këtë ligj po rritet numri i shqiptarëve. Prandaj atij, realisht, nuk i pengon numri i dëshmitarëve, por numri i shqiptarëve.
Të gjendur në këtë situatë, ne i bëjmë thirrje kryeministrit që – bashkë me partnerët e tij – ta pranojë propozim-ligjin e koalicionit Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA, sepse ky është në interes të të gjithë qytetarëve dhe jo vetëm në interes të shqiptarëve, ndërsa nëse ka mospajtime me tekstin e propozim-ligjit, ne jemi të gatshëm të diskutojmë dhe në seancën përkatëse, përmes amendamenteve, ta dakordojmë tekstin përfundimtar.
Por, po theksojmë edhe një herë, cinizmi dhe ironia nuk i ndihmojnë kryeministrit për ta mbuluar ose ushqyer frikën se mos disa shqiptarë marrin shtetësi. Madje, nëse ai dhe partia e tij dëshirojnë të dëshmojnë se janë vërtet për shtet qytetar pa diskriminim të askujt në asnjë bazë, ky propozim-ligj është një test i mirë pikërisht për këtë.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA

Shkup, 28.01.2021

Close