ALTERNATIVA - Dega e Kërçovës zgjodhi prof. Fluturim Ibraimi për kryetar të degës

ALTERNATIVA - Dega e Kërçovës zgjodhi prof. Fluturim Ibraimi për kryetar të degës

ALTERNATIVA – Dega e Kërçovës zgjodhi prof. Fluturim Ibraimi për kryetar të degës

Në mbledhjen e fundit të Kuvendit të degës, në mënyrë unanime për Kryetar të Dëgës së Kërçovës u zgjodh profesori Fluturim Ibraimi, i cili në zgjedhjet e fundit barti detyrën e Shefit të Shtabit komunal zgjedhor.
Në këtë pozitë zëvendëson Mazllam Osmanin i cili këtë detyrë e ka kryer që nga ditët e para të krijimit të kësaj organizate politike. Ai njihet për përkushtimin, sinqeritetin, tolerancën dhe devotshmërinë në punë, si në fushën e veprimit politik ashtu edhe në çdo sferë të jetës.
Kryetari i sapozgjedhur i u drejtua kuvendarëve të pranishëm duke theksuar se do të përkushtohet në përmbushjen e vizionit të AlternAtivA-s dhe vazhdimin e rrugës së etabluar nga udhëheqësia paraprake drejtuar nga Mazllam Osmani.
Në Mbledhjen e Kuvendit të degës së Kërçovës i pranishëm ishte edhe Kryetari i ALTERNATIVA-s, zotëri Afrim Gashi, i cili mbajti fjalë rasti përpara kuvendarëve.

 

Close