Skender Rexhepi - Zejdi nga Alternativa takohet me kryetarin e TIKA-s në Ankara, z. Serkan Kajallar

Skender Rexhepi - Zejdi nga Alternativa takohet me kryetarin e TIKA-s në Ankara, z. Serkan Kajallar

Skender Rexhepi – Zejdi nga Alternativa takohet me kryetarin e TIKA-s në Ankara, z. Serkan Kajallar

Deputeti i AlternAtivA-s, Skender Rexhepi - Zejdi, sot ka qenë mysafir në selinë qendrore të Agjencionit Turk për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Ankara, ku realizuar takim me kryetarin e saj, z. Serkan Kajallar.
“Sot në selinë qendore të Agjencionit Turk për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Ankara, u takuam me kryetarin e saj, z. Serkan KAJALLAR me ç’rast biseduam për punën e deritnishme që TIKA e zhvillon në Ballkan, me theks të veçantë në Maqedoninë e Veriut.
Shfrytëzova rastin që kryetarit të TIKA-së t’i shprehi mirënjohje për punën e palodhshme që e zhvilloinë në përkrahjen e sektorit civil, si dhe në përkrahjen e projekteve zhvillimore nga pushteti lokal si në aspektin arsimor dhe infrastrukturë, poshtu edhe në aspektin e merremetimit dhe ruajtjes së objekteve fetare dhe atyre historike.
Nga ky takim u ndamë me konkluzione që edhe në të ardhmen do të vazhdoj bashkëpunimi i ndërsjellë si dhe kontributi i TIKA-së në vendin tonë”, ka shkruar deputeti i AlternAtivA-s, Skender Rexhepi - Zejdi.

Close