Koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA: Këto ishin 100 ditë ditët më të vështira në historinë e vendit – patjetër të krijohet qeveri e zgjeruar

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA: Këto ishin 100 ditë ditët më të vështira në historinë e vendit – patjetër të krijohet qeveri e zgjeruar

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA: Këto ishin 100 ditë ditët më të vështira në historinë e vendit – patjetër të krijohet qeveri e zgjeruar

Sot, në 100-ditëshin e formimit të qeverisë, koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA organizoi konferencë për media, për të dhënë vlerësimin e saj përkitazi me këtë 100-ditësh. Me këtë rast në fillim u prezantua një video-material i shkurtër, që e ilustronte në mënyrën më të mirë se kjo qeveri është vendosur mbi paradigmën e gënjeshtrës dhe mashtrimit.
Pas kësaj gazetarëve iu drejtuan liderët e koalicionit, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi, derisa në sfond ishin ngjitur pankarta me premtimet e parealizuara dhe skandalet e kësaj qeverie.

Me këtë rast kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, tha: “Kjo është qeveri që lirisht mund të quhet ‘qeveri e mashtrimit dhe gënjeshtrës’.” Me këtë rast ai shtoi se: “Qytetarët e vendit nuk e meritojnë këtë qeverisje, që brenda çdo jave i ndryshon deklaratat, që nuk ka pikë morali të qeverisë më, andaj sa më shpejt duhet të japë dorëheqje dhe të krijohet qeveri e zgjeruar.” Sipas tij, “kjo qeveri e ka shkatërruar ekonominë dhe shëndetin e qytetarëve, ndërsa tash synon që ta legalizojë edhe marihuanën, që sigurisht shkon vetëm në favor të biznesit të tyre”. “Përveç kësaj – sipas tij – partneri shqiptar i kësaj qeverie nuk e ka mbajtur asnjë premtim ndaj shqiptarëve dhe prandaj është mashtruesi më i madh i këtij 100-ditëshi”, përfundoi ai.

Ndërkaq kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, në fjalën e tij u shpreh: “Këto 100 ditë nuk janë zakonshme edhe pse kaluan në një gjendje të jashtëzakonshme. Prandaj emri më i saktë i kësaj qeverie është ‘Dështimi’ dhe ‘Përjashtimi’.” E duke i elaboruar qëndrimet e tij, ai tha se: “Kjo qeveri ka dështuar për katër arsye: dështim në menaxhimin e pandemisë – ne sot kemi vdekshmërinë më të lartë në Europë; dështim në menaxhimin e vitit shkollor – ky vit po dështon për shkak të mungesës së kushteve themelore për zhvillimin e mësimit; dështim në menaxhimin e integrimit – nuk po fillojnë bisedimet me BE-në pikërisht për shkak të qasjes ekskluzive të kësaj qeverie dhe në fund është dështimi në menaxhimin e ekonomisë – kemi dështim të plotë – 85.000 vende pune të humbura, shumë biznese të falimentuara dhe asnjë motivim financiar as për personelin mjekësor e as për arsimtarët”. “Prandaj – përfundoi ai – kjo qeveri sa më shpejt duhet të japë dorëheqje dhe të krijohet një qeveri e zgjeruar, në mënyrë që të shpëtojmë jetën e qytetarëve dhe ta ndihmojmë bashkërisht funksionimin e shtetit”.

Pas deklaratave të tyre vijoi pjesa e pyetjeve të gazetarëve, në të cilat dy kryetarët u përgjigjën.

Konkluzioni i përgjithshëm i kësaj konference ishte se këto 100 ditë ishin ditët më të vështira në historinë e vendit dhe se krejt kjo është arsye që kjo qeveri sa më shpejt të ikë dhe të krijohet qeveri e zgjeruar, në mënyrë që qytetarët të shpëtojnë jo vetëm nga mashtrimet e saj, por edhe që ta shpëtojnë jetën dhe mirëqenien e tyre sociale.

Shkup, 09.12.2020 Koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA

Close