Visar Ganiu vazhdon t'i përvetësojë donacionet private si të arritura të tij

Visar Ganiu vazhdon t'i përvetësojë donacionet private si të arritura të tij

Visar Ganiu vazhdon t’i përvetësojë donacionet private si të arritura të tij

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, vazhdon të lavdërohet me donacionet private që bëhen në Komunën e Çairit, duke tentuar t’i shesë ato si projekte dhe aktivitete të Komunës.
Së fundmi, në rrjetin social Facebook ai shkruan se Shoqatës së Zjarrfikësve Vullnetar “Bajram Miftari” u ka dhuruar shkallë speciale për intervencë, ndërsa në fund të shkrimit e potencon se bëhet fjalë për donacion privat të kompanisë “AR-DE”.
Kjo nuk është hera e parë që Visar Ganiu donacionet private tenton t’i shesë si suksese të tij. Këtu mund ta përmendim edhe rinovimin e tregut të Bit Pazarit, që është bërë me para të investitorit privat, rinovimin e shumë shkollave në Çair, që janë bërë falë donacioneve të kompanisë "Eftinija Impeks", rikonstruimi i infrastruktuerës nëntokësore në disa lagje, që është bërë me para të TAV-it, rinovimi i kirurgjisë në spitalin e gjinekologjisë dhe akusherisë “Nënë Tereza” në Çair, që është bërë nga kompania "Alma-M" dhe me mbështetje të "Eftinija Impeks" dhe "Tempo 99", si edhe tribuna e re në stadiumin e Cairit, që është bërë si donacion i UEFA-së.
Megjithatë, Visar Ganiu e gjen një vrimë për t'i futur gërshërët që ta presë shiritin, siç bëri edhe sot në hapjen e marketit "Ramstor".

Close