Statuti

STATUTI I PARTISË ALTERNATIVA ne form dokumenti munt ta gjeni apo ta shkarkoni ne linkun ne vijim ... Lexo - Shkarko

Përmbajtja:

1.            DISPOZITAT E PËRGJITHSHME 4

1.1.    Identiteti 4

1.2.    Emri i partisë 4

2.            QËLLIMI DHE VIZIONI 4

3.            EMBLEMA, FLAMURI, VULA DHE SELIA …………………………………………………………………………………

3.1.    Përkufizimi juridik

3.2.    Hierarkia e akteve

4.            ANTARËSIMI ………………………………………………………………………………………………………………………….

4.1.    Procedura e anëtarësimit………………………………………………………………………………………………………….

4.2.    Të drejtat dhe detyrimet e anëtarëve ………………………………………………………………………………………

4.3.    Humbja e statusit të anëtarit …………………………………………………………………………………………………..

5.            ORGANIZIMI IPARTISË “ALTERNATIVA” ……………………………………………………………………………..

6.            ORGANET LOKALE ……………………………………………………………………………………………………………..

6.1. Nëndega ………………………………………………………………………………………………………………………………….

6.2.    Kuvendi i Nëndegës …………………………………………………………………………………………………………….

6.3.    Kryesia e Nëndegës …………………………………………………………………………………………………………….

6.4.    Kryetari i Nëndegës …………………………………………………………………………………………………………………….

6.5.    Këshilli Mbikëqyrës i Nëndegës ………………………………………………………………………………………………….

6.6. Dega ……………………………………………………………………………………………………………………………………………..

6.7.    Kuvendi i Degës ………………………………………………………………………………………………………………………….

6.8.    Mbledhjet e Kuvendit të Degës …………………………………………………………………………………………………..

6.9.    Të drejtat dhe detyrimet e Kuvendit të Degës …………………………………………………………………………….

6.10.  Kryesia e Degës …………………………………………………………………………………………………………………………..

6.11.  Kryetari i Degës …………………………………………………………………………………………………………………………...

6.12.  Sekretari i Degës …………………………………………………………………………………………………………………………

6.13.  Këshilli Mbikëqyrës i Degës …………………………………………………………………………………………………………

7.            ORGANET QENDRORE ……………………………………………………………………………………………………………

7.1.    Kongresi …………………………………………………………………………………………………………………………………….

7.1.1.     Përbërja e Kongresit ………………………………………………………………………………………………………..

7.1.2.     Kompetencat e Kongresit ………………………………………………………………………………………………

7.1.3.     Kongresi i jashtëzakonshëm …………………………………………………………………………………………

8.            KUVENDI QENDROR ………………………………………………………………………………………………………………

8.1.    Përbërja e Kuvendit Qendror ……………………………………………………………………………………………………

8.2.    Mbledhjet dhe vendimmarrja e Kuvendit Qendror……………………………………………………………………

8.3.    Kompetencat e Kuvendit Qendror ……………………………………………………………………………………………

9.            KRYETARI I PARTISË “ALTERNATIVA” …………………………………………………………………………………..

9.1.    Kompetencat e Kryetarit………………………………………………………………………………………………………….

9.2.    Nënkryetarët e Lëvizjes BESA …………………………………………………………………………………………………

10.          KRYESIA QENDRORE …………………………………………………………………………………………………………..

10.1.  Trupi Operativ i Kryesisë Qendrore …………………………………………………………………………………………

10.2.  Kompetencat e Kryesisë Qendrore ………………………………………………………………………………………….

11.          KËSHILLI MBIKËQYRËS QENDROR IPARTISË “ALTERNATIVA” ………………………………………………

12.          SEKRETARI GJENERAL ………………………………………………………………………………………………………….

12.1.  Kompetencat e Sekretarit Gjeneral …………………………………………………………………………………………

13.          FINANCIMI ………………………………………………………………………………………………………………………….

14.          FORUMI I GRUAS DHE FORUMI RINOR …………………………………………………………………………………

15.          GRUPI PARLAMENTAR DHE PËRFAQËSUESIT E ZGJEDHUR …………………………………………………….

16.          ORGANET TJERA – SEKRETARIATET ………………………………………………………………………………………

16.1.  Sekretariati i Departamenteve …………………………………………………………………………………………………

16.2.  Sekretariati i Politikave Strategjike …………………………………………………………………………………………..

16.3.  Sekretariati i Burimeve Njerëzore dhe Lobimit …………………………………………………………………………

16.4.  Sekretariati Organizativ ……………………………………………………………………………………………………………

16.5.  Sekretariati i Marrëdhënieve me Publikun …………………………………………………………………………………

17.          QENDRA HULUMTUESE-ANALITIKE ………………………………………………………………………………………..

18.          SHUARJA E PARTISË …………………………………………………………………………………………………………..…

19.          DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE ………………………………………………………………………………………………

Në bazë të nenit 14, 16 dhe 17 të Ligjit për partitë politike (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 76/04, 5/07, 8/07, 5/08 dhe 23/13) si dhe (Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr.57/07 dhe 60/07), Kuvendi Themelues i partisë ALTERNATIVA, i mbajtur më datë 09.03.2019 në Shkup, vendosi ta miratojë këtë:

STATUTI

I PARTISË “ALTERNATIVA”

  1. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 1

Me këtë Statut përcaktohet qëllimi, vizioni, identiteti, simbolet, mënyra organizative e organeve, emërimi (zgjedhja) dhe shkarkimi i drejtuesve, të drejtat dhe detyrimet e anëtarëve, mënyra e përfaqësimit, mënyra e financimit, pronësia, shuarja, si dhe dispozitate e tjera me rëndësi të Partisë ALTERNATIVA.

  1. Identiteti

Neni 2

ALTERNATIVA është organizatë politike, e cila në spektrin ideologjik përcaktohet si subjekt i qendrës së djathtë. Identiteti i saj, më saktë, përshkruhet edhe përmes tri nocioneve:

  • AUTENTIKE – është subjekt atipik, që profilin e vet e ka ndërtuar konform nevojave të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut;
  • AUTOKTONE – është krijuar nga kapacitetet vendore shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe
  • AUTONOME – është subjekt në vete dhe i pavarur nga çdo ndikim i brendshëm ose i jashtëm, ndonëse i hapur për komunikim dhe bashkëpunim.
  1. Emri i partisë

Neni 3

Emri i plotë i subjektit është: ALTERNATIVA

  • QËLLIMI DHE VIZIONI

Neni 4

ALTERNATIVA është themeluar që ta ruajë dhe kultivojë kulturën, traditën dhe vlerat tradicionale të shqiptarëve, por edhe që të kontribuojë në krijimin dhe zhvillimin e një SHOQËRIE TË VYRTYTSHME në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

ALTERNATIVA mëton që, përmes zgjedhjeve të përgjithshme dhe lokale, të etablohet në skenën politike dhe konform besimit që merr nga votuesit t’i respektojë dhe promovojë vlerat e lirisë, barazisë e drejtësisë në vendin tonë. Ajo synon të promovojë, në interes të të gjithë qytetarëve, e posaçërisht shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, lirinë e mendimit dhe dinjitetin e individit, të drejtat dhe detyrimet themelore të tyre, respektimin e shanseve të barabarta, tregun e lirë e konkurrues si instrument për zhvillimin e shpejtë dhe të qëndrueshëm të vendit, shtetin e së drejtës, sigurinë e individit dhe të pronës, përgjegjësinë individuale e fuqizimin e familjes, drejtësinë shoqërore e dialogun social, ruajtjen e natyrës dhe të ambientit, autoritetin e shtetit dhe vetëqeverisjen e lirë të komuniteteve lokale.

ALTERNATIVA angazhohet për integrimin e Maqedonisë së Veriut në organizmat evropiane e euroatlantike, si dhe për një rrezatim pozitiv të imazhit të vendit kudo në botë.

ALTERNATIVA i bashkon rreth saj të gjithë qytetarët që u përmbahen këtyre aspiratave dhe objektivave.

ALTERNATIVA garanton shprehjen e lirë të sensibiliteteve politike që e përbëjnë atë. Ajo bazohet në respektin e paritetit gjinor në veprimtarinë e partisë dhe në pjesëmarrjet zgjedhore e ekzekutive.

Partia ALTERNATIVA synon:

  • që shtetin e Maqedonisë së Veriut ta kthejë në shtet simetrik, ku shoqëria është kompatibile në raport me shtetin;
  • të ndërtojë sistem gjyqësor të pavarur dhe profesional;
  • të ndërtojë një shtet demokratik;
  • avancimin e të drejtave të njeriut të njohura ndërkombëtarisht;
  • të ofrojë zgjidhje të gjitha tensioneve dhe urrejtjeve ndëretnike dhe religjioze, duke i zhdukur të gjitha format e diskriminimeve në baza nacionale, religjioze, racore e gjinore të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  • të ndërtojë shtetin ligjor me ndarje të qartë të pushteteve, garantimit të jetës, lirive dhe të drejtave të sanksionuara me ligj dhe konventa ndërkombëtare;
  • të nxisë dhe zhvillojë ekonominë e tregut të lirë;
  • të garantojë të drejtën e pronës private, paprekshmërinë e saj dhe të drejtën e pronarëve për ta disponuar atë lirisht, trashëguar ose dëmshpërblyer me vlerë të plotë tregu;
  • të garantojë paprekshmërinë e privatësisë së individit, derisa nuk cenohet interesi publik;
  • avancimin e pozitës së gruas si e drejtë universale dhe e patjetërsueshme;
  • të zhdukë privilegjet dhe pabarazitë e të gjitha llojeve që bazën nuk e kanë në ligj;
  • të integrojë Maqedoninë e Veriut si anëtare dinjitoze në institucionet euroatlantike e në familjen e kombeve të përparuara evropiane;
  • të garantojë sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe të bashkëpunojë me institucionet evropiane dhe organizatat e tjera ndërkombëtarë për të siguruar paqen, lirinë, demokracinë, garancinë ekonomike dhe mbrojtjen e mjedisit për të gjithë rajonin dhe më gjerë;
  • respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të drejtave të bashkësive etnike të garantuara me Kushtetutë;
  • të krijojë një sistem të sigurisë shtetërore të qëndrueshëm, profesional dhe efikas, duke bashkëpunuar me Bashkimin Evropian, NATO-n, vendet fqinje dhe me ato te rajonit, për të mundësuar një ambient sigurie të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
  • të mbrojë interesat dhe të drejtat njerëzore të të gjithë qytetarëve, duke respektuar aktet e marrëveshjet ndërkombëtare dhe duke kërkuar standardet e pranuara botërisht për të gjithë etj.

Politika e Partisë ALTERNATIVA përcaktohet dhe pasqyrohet në programin e saj, si dhe në dokumentet e tjera që miratohen në përputhje me Statutin nga organet e saj.

  • EMBLEMA, FLAMURI, VULA DHE SELIA

Neni 5

ALTERNATIVA ka emblemën, flamurin, vulën dhe selinë e saj.

Emblema e Partisë “Alternativa” paraqet figurë identifikimi formal ose zyrtar të Partisë “Alternativa”.

Emblema i ka tri shkronjat A: një me të zezë, një me ngjyrëportokalli dhe një me ngjyrë të bardhë në mes.

Poshtë saj shkruan emri Alternativa, ku tri A-të janë me vijë portokalle në mes, ndërsa shkronja E po ashtu është me ngjyrë portokalli, por i ngjan numrit 3 (mbrapsht), për të krijuar asociacionin se në atë emër janë 3 A: Autokton, Autentik dhe Autonom.

Neni 6

Flamuri është në ngjyrë të bardhë, ndërsa në mes e ka emblemën e Partisë “Alternativa”.

Neni 7

ALTERNATIVA ka vulën dhe faksimilen e saj.

Vula e Partisë “Alternativa” është në formë të rrumbullakët,e cila përmban tekstin në gjuhën shqipe dhe maqedonase: Partia ALTERNATIVA – Shkup, Партија АЛТЕРНАТИВА – Скопје. Në mes të vulës është emblema e Partisë.

Faksimilja e ka formën e katërkëndëshit me tekstin në gjuhën shqipe dhe maqedonase: Partia ALTERNATIVA – Shkup / Партија АЛТЕРНАТИВА – Скопје, me vendin e rezervuar përemrin e protokollit dhe datën. Në anën e majtë të faksimiles është emblema e Partisë “Alternativa”.

Degët e Partisë “Alternativa” i kanë vulat dhe faksimilen e tyre, duke shtuar emrin përkatës të degës.

Forma e përmbajtjes dhe mënyra e përdorimit përcaktohet me rregullore të miratuar nga Kuvendi Qendror i Partisë “Alternativa”.

Neni 8

Selia e Partisë “Alternativa” është në Shkup. Adresa e selisë: Bul. “Krste Misirkov” nr. 11/1 lok. 68A Shkup – Çair, 1010 Shkup.

  • Përkufizimi juridik

Neni 9

Partia ALTERNATIVA e ka cilësinë e personit juridik.

  • Hierarkia e akteve

Neni 10

Akti më i lartë juridik i Partisë “Alternativa” është Statuti. Ai është në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Aktet e tjera normative, si: rregullore, vendime, udhëzime,rekomandime etj., duhet të jenë në përputhje me Statutin.

  • ANTARËSIMI

Neni 11

ALTERNATIVA është subjekt politik i hapur për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Anëtar i Partisë “Alternativa” mund të bëhet çdo qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, që e ka plotësuar moshën 18-vjeçare dhe i cili pranon në bazë vullnetare dispozitat e këtij Statuti, Programit dhe akteve të tjera të Partisë “Alternativa”.

Çdo anëtar duhet të nënshkruajë deklaratë ose fletanëtarësi në Partinë ALTERNATIVA.

Anëtari i Partisë “Alternativa” nuk mund të jetë njëkohësisht edhe anëtar i ndonjë subjekti tjetër politik.

  • Procedura e anëtarësimit

Neni 12

Personi i interesuar mund të anëtarësohet në Partinë Alternativa pasi të këtë plotësuar dhe dorëzuar formularin për anëtarësim(formulari i plotësuar është kërkesë për anëtarësim).

Anëtar i pranuar në Partinë “Alternativa” llogaritet secili person që nga momenti i nënshkrimit të fletanëtarësisë të tij nga ana e kryetarit të nëndegës ose kryetarit të degës përkatëse.

Secili anëtar i Partisë “Alternativa” pajiset me kartelën e anëtarësisë dhe evidentohet në regjistrat e anëtarësisë së nëndegës/degës, në formë të shkruar ose elektronike.

Në rast të refuzimit të kërkesës për pranim, parashtruesi ka të drejtë të ankohet në Kryesinë e Partisë “Alternativa”. Vendimi i Kryesisë është përfundimtar.

Çdo anëtar i Partisë “Alternativa”mund të jetë anëtar vetëm në një nëndegë.

Anëtarë të Partisë “Alternativa” mund të bëhen edhe shtetas të huaj me plotësim të fletanëtarësisë, e cila evidentohen në regjistër të posaçëm.

  • Të drejtat dhe detyrimet e anëtarëve

                                                                        Neni 13           

Secili anëtar i Partisë “Alternativa” i ka këto të drejta dhe detyrime:

  • të marrë pjesë në përcaktimin dhe në realizimin e politikave të Partisë;
  • të ndërmarrë nisma që janë në pajtim me Statutin dhe Programin e Partisë “Alternativa” dhe t'ua prezantojë organeve vendimmarrëse;
  • të zgjedhë dhe të zgjidhet në organet e Partisë “Alternativa” (nuk mund të jetë i zgjedhur në më shumë se në dy kryesi njëkohësisht);
  • lirisht ta shprehë mendimin e vet në suazat e Partisë;
  • të angazhohet në fushatën parazgjedhore për suksesin e Partisë në zgjedhje,
  • ta paguajë anëtarësinë;
  • të propozohet si kandidat i Partisë “Alternativa” në listat zgjedhore për zgjedhje lokale, parlamentare ose presidenciale;
  • të jetë i informuar për punën e organeve të Partisë “Alternativa”;
  • të marrë pjesë në aktivitetet përkatëse të Partisë “Alternativa”;
  • t’i përhapë dhe të propagandojë përcaktimet programore dhe qëndrimet politike të Partisë;
  • t’i realizojë të drejtat dhe t’i përmbushë detyrimet e tjera të parapara me Program, Statut dhe me akte të tjera.
  • Humbja e statusit të anëtarit

Neni 14

Anëtari i Partisë “Alternativa” e humb statusin e anëtarit në këto raste:

  • Kur largohet me kërkesë të tij,
  • Në rast përjashtimi nga ana e organeve të Partisë “Alternativa”,
  • Nëse vdes.

Kërkesa (njoftimi) për largim nga anëtarësia i drejtohet Kryesisë së nëndegës/degës.

Anëtari përjashtohet nga Partia kur e shkel Statutin ose Programin e Partisë, kur bën keqpërdorim të mjeteve financiare dhe kur me veprimet e tij e dëmton prestigjin e Partisë.

Shkeljen e konstaton Kryesia Qendrore e Partisë “Alternativa”.

Pas përjashtimit ose tërheqjes së anëtarit, largimi evidentohet në regjistrat bazë të Partisë.

Procedurën për përjashtim të anëtarit mund ta iniciojë çdo organ i partisë. Kërkesën e tillë, me shkrim, e dërgon në organin që e ka pranuar. Anëtarit të përjashtuar i dorëzohet vendimi me shkrim menjëherë pas nxjerrjes së tij.

Anëtari i përjashtuar me vendim mund të ankohet në organet qendrore të Partisë “Alternativa”, përkatësisht në Kuvendin Qendror ose në Kryesinë e Partisë “Alternativa” në afat prej 8 (tetë) ditësh nga momenti i marrjes së vendimit.

  • ORGANIZIMI I PARTISË “ALTERNATIVA”

Neni 15

Partia ALTERNATIVA organizohet në bazë të parimit territorial edhe atë në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Partia ALTERNATIVA është e organizuar në organe lokale dhe qendrore.

Neni 16

Të gjitha organet kolektive (kryesi) lokale e qendrore kanë mandat 4 (katër) vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje. Në të gjitha organet e Partisë “Alternativa” organet drejtuese (kryetar,nënkryetar, sekretar, drejtor, arkëtar etj.) janë me mandat 4 (katër) vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje, më së shumti dy mandate të njëpasnjëshme.

Neni 17

Organet Lokale të Partisë “Alternativa” janë të organizuara në këtë mënyrë:

  • Në nivel lokal – nëndega
  • Në nivel komunal – dega;

Neni 18

Partia“Alternativa” mund të themelojë degë të partisë edhe jashtë vendit, me vendim të Kryesisë së Partisë “Alternativa”, duke respektuar ligjet dhe rregullat e vendit përkatës. Kryesia e Degës, për organizimin e anëtarëve të saj në migracion, mund të vendosë për themelimin e nëndegëve në vendin përkatës.

Neni 19

Organet qendrore të Partisë “Alternativa” janë:

  • Kongresi;
  • Kryetari;
  • Kuvendi Qendror;
  • Kryesia Qendrore;
  • Këshilli Mbikëqyrës.
  • ORGANET LOKALE
  • Nëndega

Neni 20

Nëndega është njësia bazë e organizimit të Partisë “Alternativa”, që organizohet mbi baza lagjeje, fshati, vendvotimi ose lokaliteti të caktuar.

Ky organ themelohet nga ana e anëtarëve të Kuvendit të Nëndegës, me më së paku 9 anëtarë me vendim paraprak të Kryesisë së Degës së Partisë “Alternativa”.

Neni 21

Organet e Nëndegës janë:

  • Kuvendi i Nëndegës;
  • Kryesia e Nëndegës;
  • Kryetari i Nëndegës dhe
  • Këshilli mbikëqyrës i Nëndegës.
  • Kuvendi i Nëndegës

Neni 22

Kuvendi Nëndegës është organi më i lartë i Nëndegës. Ai përbëhet nga të gjithë anëtarët e Partisë “Alternativa” në atë Nëndegë.

Kryetari i Nëndegës njëherësh është edhe kryetar i Kuvendit të asaj nëndege.

Neni 23

Kuvendi i Nëndegës thirr mbledhje të rregullta dhe të jashtëzakonshme.

Mbledhjet e rregullta i fton kryetari i Nëndegës, së paku njëherë në 6 (gjashtë) muaj, kurse ato të jashtëzakonshme thirren sipas nevojës. Për mbajtjen e çdo mbledhjeje duhet të vendosë Kryesia e Nëndegës.

Kryetari i Kuvendit është i detyruar të ftojë mbledhje nëse atë e kërkojnë së paku 1/3 e kuvendarëve.

Kuvendi i Nëndegës propozon kandidatë për Kryetar Komune, për këshilltarë komunalë, kandidatë për deputetë, kandidatë për funksione të ndryshme lokale dhe shtetërore, propozon kandidatë për delegatë në Kongres etj.

  • Kryesia e Nëndegës

Neni 24

Kryesia e Nëndegës përbëhet prej së paku 5 (pesë) anëtarëve.

Kryesia e Nëndegës zgjidhet nga ana e Kuvendit të Nëndegës.

Kryetari i Forumit Rinor dhe i Forumit të Gruas të asaj nëndege me automatizëm janë anëtarë të Kryesisë së Nëndegës.

Mbledhjet e Kryesisë së Nëndegës i fton dhe me ta udhëheq kryetari i Nëndegës, kurse në mungesë të tij nënkryetari i Nëndegës. Kryetari detyrohet të ftojë mbledhje edhe nëse atë e kërkon 1/3 e anëtarëve të Kryesisë së Nëndegës.

Kryesia mund të marrë vendime nëse në atë mbledhje ka kuorum, të ftuar në mënyrë të rregullt nga Kryetari i Nëndegës.

Kryesia e Nëndegës, nga radhët e veta, zgjedh Nënkryetar, Sekretar dhe Arkëtar të Nëndegës, me propozim të Kryetarit të Nëndegës.

Sekretari e sistematizon dhe ruan dokumentacionin e Nëndegës dhe i përgatit mbledhjet e Nëndegës. Sekretari kryen edhe punë të tjera, të cilat ia beson Kryetari i Nëndegës.

Kryesia e Nëndegës është kompetente për të vendosur për kontaktet me anëtarë të Partisë, për gjendjen e Partisë në terren, për marrjen e masave disiplinore ndaj secilit anëtar të Partisë.

  • Kryetari i Nëndegës

Neni 25

Kryetari i Nëndegës e përfaqëson Nëndegën në të gjitha organet e Partisë “Alternativa”.

Kryetari i Nëndegës zgjidhet nga ana e Kuvendit të Nëndegës me shumicë votash.

Kryetari i Nëndegës me automatizëm është edhe Kryetar i Kryesisë së Nëndegës.

Ai është përgjegjës për koordinimin e të gjitha punëve të Nëndegës në kuadër të saj. I fton dhe udhëheq me mbledhjet dhe i realizon të gjitha vendimet me rëndësi për Partinë.

  • Këshilli Mbikëqyrës i Nëndegës

Neni 26

Këshilli Mbikëqyrës i Nëndegës është organ që emërohet nga Kryesia e Degës të Partisë “Alternativa”, bën kontrollimin e gjendjes së dokumentacionit në përgjithësi, si dhe veprimtarinë materialo-financiare të Nëndegës.

Këshilli Mbikëqyrës përbëhet prej 3 anëtarëve.

Këshilli Mbikëqyrës i Nëndegës, për punën e vet, përgjigjet para Kryesisë së Degës dhe njëherësh e informon Kuvendin e Nëndegës së cilës i takon.

  • Dega

Neni 27

Dega është forma më e lartë e organizimit në nivel lokal të Partisë “Alternativa”.

Organ kompetent për themelimin e Degës është Kryesia Qendrore e Partisë “Alternativa”.

Neni 28

Organet e Degës janë:

  • Kuvendi i Degës;
  • Kryesia e Degës;
  • Kryetari i Degës dhe
  • Këshilli Mbikëqyrës i Degës.
  • Kuvendi i Degës

Neni 29

Kuvendi i Degës së Partisë “Alternativa”, si formë e organizimit komunal, paraqet organin më të lartë të Degës në komunën (territorin) gjegjëse.

Kuvendi i Degës është përgjegjës për organizimin dhe funksionimin e nëndegëve, që gjenden në territorin e vet.

Kuvendi i Degës përbëhet prej së paku 17 anëtarëve. Anëtarët e Kuvendit të Degës janë anëtarë të regjistruar paraprakisht si anëtarë të nëndegëve të Partisë “Alternativa” në atë komunë.

Kuvendi zgjedh Kryetar të Degës së asaj komune/territori.

Kryetari i Degës zgjidhet me shumicë të votave nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Kuvendit të Degës.

Numri dhe mënyra e delegimit të anëtarëve të Kuvendit të Degës përcaktohet me rregullore të veçantë të miratuar nga Kuvendi Qendror.

Neni 30

Anëtarë të Kuvendit të Degës sipas funksionit janë:            

  • Kryetarët e nëndegëve në territorin e asaj komune;
  • Kryetari i Forumit Rinor i Degës;
  • Kryetarja e Forumit të Gruas së Degës;
  • Kryetari i Komunës dhe këshilltarët komunalë;
  • Anëtarët e Kryesisë Qendrore dhe Kuvendit Qendror nga dega përkatëse;
  • Funksionarët shtetërorë nga dega përkatëse.
  • Mbledhjet e Kuvendit të Degës

Neni 31

Mbledhjet e Kuvendit të Degës i fton dhe me to udhëheq Kryetari i Degës.

Kuvendi i Degës mblidhet sipas nevojës, kurse së paku një herë në 6 (gjashtë) muaj.

Kryetari i Degës detyrohet të ftojë mbledhje nëse atë e kërkojnë së paku 1/3 e anëtarëve të Kuvendit të Degës.

Njoftimi për mbledhje të Kuvendit bëhet në formë të shkruar me arsyetim dhe u dorëzohet të gjithë anëtarëve të Kuvendit, së paku 3 (tre) ditë para mbledhjes.

Kuvendi mund të punojë nëse në mbledhje marrin pjesë shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, kurse vendos me shumicë votash të anëtarëve të pranishëm në atë mbledhje.

  • Të drejtat dhe detyrimet e Kuvendit të Degës

Neni 32

Kuvendi:

  • Miraton rregullore për punën e Kuvendit të Degës, si dhe rregullore të tjera sipas nevojës;
  • E zgjedh Kryetarin e Degës së Partisë “Alternativa”;
  • Me propozim të Kryetarit të Degës, i zgjedh anëtarët e Kryesisë së Degës;
  • Zgjedh kandidatë në të gjitha organet e Partisë “Alternativa” në nivel të Degës;
  • Propozon kandidatë për përfaqësues në Kuvendin Qendror të Partisë “Alternativa”;
  • Miraton propozimet e nëndegëve për kandidaturat e funksioneve të ndryshme në nivel komunal;
  • Deri te Kuvendi Qendror propozon kandidatë për deputetë, president shteti, kryetar të Qytetit të Shkupit.
  • Deri te Kryesia Qendrore e propozon listën e kandidaturave për funksione publike në nivel qendror dhe në kuadër të Qytetit të Shkupit;
  • Formon komisione të ndryshme të Degës;
  • Bën edhe punë të tjera në përputhje me vendimet e marra nga ana e organeve qendrore të Partisë “Alternativa”.
  • Kryesia e Degës

Neni 33

Kryesia e Degës është trupi ekzekutiv-politik në krye me Kryetarin e Degës. Ajo udhëheq me punën në Degë.

Kryesia e Degës zgjidhet në mbledhje të rregullt të Kuvendit dhe përbëhet nga së paku 9 (nëntë) anëtarë. Numri i anëtarëve të Kryesisë së Degës përcaktohet nga Kryesia Qendrore e Partisë.

Nga radhët e veta zgjedh Nënkryetarë të Degës, me propozim paraprak të Kryetarit të Degës.

Kryetari i Forumit Rinor dhe Forumit të Gruas, sipas detyrës zyrtare, janë anëtarë të Kryesisë së Degës me të drejtë vote.

Mbledhjet e Kryesisë i fton dhe me to udhëheq Kryetari i Degës.

Në rast mungese të Kryetarit të Degës, mbledhjen e Kryesisë e udhëheq Nënkryetari.

Kryetari i Degës detyrohet t’i ftojë mbledhjet e Kryesisë me kërkesën e 1/3 të anëtarëve së Kryesisë. Rendi i ditës i mbledhjes duhet të përcaktohet në kërkesën e paraqitur në formë të shkruar. Mbledhja mbahet brenda 10 ditëve që nga dita e paraqitjes së kërkesës.

Neni 34

Kryesia e Degës:

  • Kujdeset për zbatimin e vendimeve të Kuvendit të Degës;
  • I mobilizon strukturat e degës përkatëse;
  • I organizon proceset zgjedhore në degën përkatëse;
  • Deri te Kuvendi i Degës propozon kandidatë për këshilltarë komunalë;
  • Deri te Kuvendi i Degës propozon kandidat për Kryetar Komune;
  • Deri te Kuvendi i Degës propozon kandidatë për deputetë;
  • Deri te Kuvendi i Degës propozon kandidatë për funksionarë ekzekutivë dhe funksione të tjera publike;
  • I realizon detyrimet programore të Partisë “Alternativa”;
  • E zgjedh Sekretarin dhe Përgjegjësin Financiar të Degës;
  • Zgjedh anëtarët e Këshillave Mbikëqyrës të kuvendeve të nëndegëve;
  • Miraton planet e të ardhurave dhe shpenzimeve të Degës;
  • Përpilon plane për punën vjetore të Degës;
  • Me autorizim të Kuvendit të Degës i adreson propozimet dhe kërkesat në emër të Kuvendit të Degës në organet qendrore të Partisë “Alternativa”;
  • Në kuadër të Kuvendit të Degës krijon grupe ekspertësh për çështje të caktuara profesionale, në të cilat mund të marrin pjesë edhe njerëz që nuk janë anëtarë të Partisë “Alternativa”.
  • Bënë edhe punë të tjera që ia përcakton Kuvendi i Degës i Partisë “Alternativa”.
  • Kryetari i Degës

Neni 35

Kryetari i Degës e përfaqëson Degën e Partisë “Alternativa” në nivel lokal.

Kryetari i Degës zgjidhet nga Kuvendi i Degës me shumicë votash. Kryetari i Degës udhëheq me mbledhjet e Kuvendit dhe Kryesisë së Degës përkatëse.

Kryetari i Degës para çdo cikli zgjedhor është i detyruar ta ftojë Kuvendin e Degës, për të propozuar kandidatë për përfaqësues në organet komunale, parlamentare dhe republikane, si dhe të ftojë mbledhje pas zgjedhjeve për të analizuar rezultatet e atyre zgjedhjeve.

I nënshkruan aktet që i nxjerrin organet e Kuvendit të Degës dhe kujdeset për realizimin e tyre.

Është përgjegjës për zbatimin e politikave të përgjithshme të Partisë “Alternativa” në nivel të Degës.

Kryetari i Degës, për punën e vet në nivel lokal, raporton para Kuvendit Degës, kurse në nivel qendror para Kryetarit të Partisë “Alternativa”.

  • Sekretari i Degës

Neni 36

Çdo degë e ka Sekretarin e vet, i cili emërohet nga Kryesia e Degës së Partisë “Alternativa”.

Sekretari e ka për detyrë zbatimin e vendimeve të organeve të Partisë “Alternativa” në komunën përkatëse. Ai ndihmon në organizimin e zgjedhjeve në territorin e komunës përkatëse.

Çdo fundviti Sekretari i Degës ia paraqet Kryesisë së Degës një raport të veprimtarive ku veçanërisht përfshihen:

- anëtarësimet;

- financimi i Partisë

- aktivitetet e strukturave të Partisë.

  • Këshilli Mbikëqyrës i Degës

Neni 37

Këshilli Mbikëqyrës i Kuvendit të Degës i Partisë “Alternativa” është organ që bën kontrollimin, përputhjen, respektivisht mbikëqyrjen e akteve dhe vendimeve me Statutin, si dhe kontrollon gjendjen materialo-financiare të nëndegëve në territorin e asaj dege.

Këshilli Mbikëqyrës i Degës së Partisë “Alternativa” përbëhet prej 5 (pesë) anëtarëve dhe nga radhët e veta zgjedh kryetar.

Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës i zgjedh Kryesia Qendrore.

Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Degës marrin pjesë në mbledhjet e Kuvendit të Degës, por pa të drejte vote;

Këshilli Mbikëqyrës i Degës, për punën e vet, i jep raport Kryesisë Qendrore.

  • ORGANET QENDRORE TË ALTERNATIVA
  • Kongresi

Neni 38

Kongresi është organi më i lartë i Partisë “Alternativa”.

Anëtarët e Kongresit zgjidhen me mandat 4 (katër) vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje. Çdo anëtar i Kongresit paraprakisht duhet të jetë anëtar i Partisë “Alternativa”.

Kongresi mbahet në takime të rregullta dhe të jashtëzakonshme. Takimet e rregullta mbahen një herë në 4 vjet.

Vendimin për mbledhjen e Kongresit e merr Kuvendi Qendror me propozim të Kryetarit të Partisë “Alternativa”. Pas këtij vendimi, Kuvendi Qendror i Partisë “Alternativa” formon Komision për Organizimin e Kongresit, i cili e drejton mbarëvajtjen e procesit deri në Kongres.

Data e zhvillimit të Kongresit dhe rendi i ditës njoftohet në formë të shkruar, së paku 1 (një) muaj para mbajtjes së Kongresit.

Të gjitha kërkesat ose propozimet që vijnë nga organet e Partisë “Alternativa” për t’u futur në rend të ditës në Kongres, duhet t’i dorëzohen Komisionit për Organizimin e Kongresit të Partisë “Alternativa” së paku dy javë para mbajtjes së Kongresit.

Kongresi merr vendime nëse në takim janë të pranishëm shumica e anëtarëve, respektivisht delegatëve të ftuar zyrtarisht.

Për të gjitha propozimet e parashtruara në Kongres, ky i fundit vendos nëse ato propozime i përkrahin shumica e anëtarëve pjesëmarrës të atij Kongresi të Partisë “Alternativa”.

Puna dhe mënyra e organizimit të Kongresit definohet me Rregullore të veçantë, të cilën e miratojnë anëtarët e Kongresit me shumicë votash nga delegatët pjesëmarrës.

  • Përbërja e Kongresit

Neni 39

Kongresi përbëhet nga delegatët e zgjedhur nga baza partiake, si dhe delegatët në bazë të pozicionit politik/partiak e shtetëror/ekzekutiv.

Sipas funksionit delegatë të Kongresit janë:

  • Anëtarët e Kuvendi Qendror aktual;
  • Deputetët e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  • Ministrat dhe zëvendësministrat;
  • Kryetarët e Komunave;
  • Kryesia Qendrore e Forumit Rinor;
  • Kryesia Qendrore e Forumit të Gruas.
  • Kompetencat e Kongresit

Neni 40

Kongresi i ka këto kompetenca:

  • Miraton Statutin e Partisë “Alternativa”.
  • Miraton Programin e Partisë “Alternativa”;
  • Miraton Rregulloren e punës së Kongresit;
  • Zgjedh trupa punuese të Kongresit (kryesinë e punës, komisionin verifikues, komisionin kandidues еtј.);
  • E zgjedh dhe shkarkon Kryetarin e Partisë “Alternativa” me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i delegatëve;
  • Zgjedh anëtarë të Kuvendit Qendror të Partisë “Alternativa”;
  • E zgjedh Këshillin Mbikëqyrës Qendror të Partisë “Alternativa”;
  • Miraton Rezoluta;
  • E miraton raportin e punës dhe raportin financiar të Partisë “Alternativa” midis dy kongreseve;
  • Vendos edhe për punë të tjera të përcaktuara me Statut dhe me Rregulloren e punës së Kongresit.
  • Kongresi i jashtëzakonshëm

Neni 41

Kongresi mund të ftohet edhe në mbledhje të jashtëzakonshme.

Kongresi, në mbledhje të jashtëzakonshme, ftohet me kërkesë të Kryetarit të Partisë “Alternativa” ose me kërkesë të së paku 1/2 e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të Kuvendit Qendror. Në këtë rast Kryesia Qendrore e Partisë “Alternativa” njofton brenda 2 (dy) javësh për rendin e ditës dhe për datën e Kongresit.

Materialet për Kongresin e jashtëzakonshëm u dërgohen anëtarëve në formë të shkruar një javë para mbledhjes.

Sa i përket organizimit dhe çështjeve tjera në lidhje me Kongresin e Jashtëzakonshëm, vlejnë normat e këtij statuti, që vlejnë edhe për Kongresin e Rregullt.

  • KUVENDI QENDROR

Neni 42

Kuvendi Qendror është organi më i lartë i Partisë “Alternativa”ndërmjet dy kongreseve.

Kuvendi Qendror i Partisë “Alternativa” ka anëtarë të zgjedhur dhe anëtarë në bazë të pozicionit.

Kuvendi Qendror numëron së paku 65 (gjashtëdhjetë e pesë) anëtarë.

Anëtarët e Kuvendit Qendror të zgjedhur në Kongres janë me mandat 4 (katër) vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje.

Propozimin më shkrim për anëtarë të Kuvendit Qendror e bën Kryetari i Partisë dhe së paku 10 delegatë të Kongresit.

Kooptimi i anëtarëve të rinj në Kuvendin Qendror (deri në 15) mes dy kongreseve bëhet me propozim nga Kryetari/degët, të miratuar në Kuvend me shumicë votash.

Funksionimi dhe organizimi i Kuvendit Qendror përcaktohet me Rregullore të miratuar nga Kuvendi Qendror.

  • Përbërja e Kuvendit Qendror

Neni 43

Kuvendi Qendror i Partisë “Alternativa” përbëhet nga:

  • Kryetari i Partisë “Alternativa”;
  • Anëtarët e zgjedhur nga Kongresi.
  • Anëtarët e Kryesisë Qendrore;
  • Sekretarët e Sekretariateve të Partisë “Alternativa”;
  • Kryetarët e degëve;
  • Kryetarja e Forumit të Gruas;
  • Kryetari i Forumit Rinor;
  • Funksionarë politikë dhe shtetërorë të Partisë “Alternativa”(deputetë, ministra, zv.ministra dhe kryetarët e komunave)
  • Mbledhjet dhe vendimmarrja e Kuvendit Qendror

Neni 44

Kuvendi Qendror mban mbledhje të rregullta dhe të jashtëzakonshme.

Mbledhjet e rregullta mbahen së paku një herë në 6 (gjashtë) muaj. Materialet dhe propozim-rendi i ditës për mbledhjet e Kuvendit Qendror përgatiten nga Kryesia Qendrore.

Kuvendi Qendror punon nëse në mbledhje marrin pjesë shumica e anëtarëve të saj.

Kuvendi Qendror vendos për çështjet e parapara në rend të ditës, me shumicë të votave nga anëtarët e pranishëm.

Kuvendi Qendror ftohet dhe udhëhiqet nga Kryetari i Partisë “Alternativa”.

Kryetari detyrohet të ftojë mbledhje të Kuvendit Qendror nëse atë e kërkon Kryesia Qendrore ose nëse një gjë të tillë e kërkojnë 1/3 e anëtarëve të Kuvendit Qendror. Në mungesë të Kryetarit, me mbledhjen udhëheq njëri nga Nënkryetarët ose Sekretari Gjeneral.

Për mbajtjen e mbledhjeve të rregullta, anëtarët e Kuvendit Qendror duhet të njoftohen së paku 7 (shtatë) ditë më parë, ndërsa për mbajtjen e mbledhjeve të jashtëzakonshme anëtarët duhet të njoftohen së paku 2 (dy) ditë më herët.

  • Kompetencat e Kuvendit Qendror

Neni 45

Kuvendi Qendror i ka këto kompetenca:

  • Jep propozime për Programin dhe Statutin e Partisë “Alternativa”;
  • Me shumicë votash vendos për ndryshime dhe plotësime në Statutin dhe Programin e Partisë;
  • Udhëheq me punën e Partisë ndërmjet dy kongreseve;
  • Miraton rregullore për punën e vet;
  • Zgjedh dhe shkarkon anëtarë të Kryesisë Qendrore të Partisë “Alternativa”;
  • Zgjedh komisione të përkohshme, këshilla dhe trupa punuese nga lëmenj të ndryshëm, në pajtim me Statutin;
  • Vendos për bashkëpunimin me subjektet e tjera politike;
  • Vendos për koalicion para ose paszgjedhor me parti të tjera politike dhe organizata joqeveritare;
  • Miraton llogarinë përfundimtare dhe buxhetin për vitin vijues;
  • Verifikon listën e kandidatëve për deputetë, si dhe kandidatët për funksione të tjera shtetërore;
  • Vendos për caktimin e datës së mbajtjes së Kongresit të Partisë “Alternativa”;
  • Formon Komisionin për Organizimin e Kongresit të Partisë “Alternativa”;
  • Miraton Programin dhe Platformën Zgjedhore të Partisë “Alternativa”;
  • Zgjedh Shtabin Qendror Zgjedhor dhe kryetarin e SHQZ-së dhe e përcakton mënyrën organizative të tij;
  • Merr qëndrime politike;
  • Me 2/3 e votave vendos për bashkim me parti tjetër politike;
  • Në rast të shuarjes së partisë, vendos për disponimin me mjetet dhe pronën e përgjithshme të Partisë “Alternativa”.
  • Vendos edhe për çështjet të tjera të përcaktuara me Statut dhe Rregullore të Punës.
  • KRYETARI IPARTISË “ALTERNATIVA”

Neni 46

Kryetari është udhëheqës dhe përfaqësues i Partisë “Alternativa”.

Kryetari zgjidhet në Kongres, ndërsa mënyra e zgjedhjes përcaktohet me rregullore për funksionimin e Kongresit.

Kryetari, për punën e vet, i përgjigjet Kongresit të Partisë “Alternativa”.

Në rast pamundësie të ushtrimit të detyrës së Kryetarit ose në mungesë të tij, atë e zëvendëson njëri nga Nënkryetarët.

  • Kompetencat e Kryetarit

Neni 47

Kryetari:

  • E përfaqëson Partinë ALTERNATIVA në të gjitha organet vendore dhe ndërkombëtare;
  • Udhëheq me punën e organeve të Partisë “Alternativa”;
  • I fton dhe udhëheq me mbledhjet e Kuvendit dhe Kryesisë Qendrore;
  • Kujdeset për realizimin e normave statutare dhe akteve të tjera;
  • Propozon kandidatët për Nënkryetarë të Partisë “Alternativa”;
  • Propozon kandidat për Sekretar Gjeneral të Partisë “Alternativa”;
  • Propozon anëtarë në Sekretariatet e Partisë “Alternativa”;
  • Emëron këshilltarë të tij për çështje të caktuara;
  • Ia propozon Kongresit listën e kandidatëve për anëtarë të Kuvendit Qendror të ardhur nga degët, me atë që kryetari ka të drejtë ta shtojë listën deri në 15 kandidatë.
  • Propozon anëtarë të Kryesisë Qendrore;
  • E shton numrin e anëtarëve të Kryesisë, prej 3 deri në 5 me miratim të Kryesisë Qendrore;
  • I propozon Kryesisë Qendrore themelimin e trupave për çështje të caktuara;
  • Propozon përbërjen e delegacioneve të Partisë “Alternativa” për takime brenda dhe jashtë shtetit;
  • Me pëlqim të Kryesisë Qendrore, e dorëzon listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë të Partisë “Alternativa” në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  • Është nënshkrues i të gjitha vendimeve/akteve të miratuara nga Kryesia, Kuvendi Qendror dhe Kongresi i Partisë “Alternativa”
  • Pas miratimit nga Kuvendi Qendror, e dorëzon listën përfundimtare të kandidatëve të Partisë “Alternativa” për të gjitha funksionet shtetërore e publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  • Me pëlqim të Kuvendit Qendror vendos të hyjë në koalicion para ose paszgjedhor;
  • Kryen punë të tjera, të parapara me Statut dhe Rregullore.
  • Nënkryetarët e Partisë “Alternativa”

Neni 48

Kandidatët për Nënkryetarë propozon Kryetari nga radhët e Kryesisë Qendrore të Partisë “Alternativa”.

Nënkryetarët zgjidhen me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Kryesisë Qendrore të Partisë “Alternativa”.

Nënkryetarët e Partisë “Alternativa”, për punën e tyre, përgjigjen para Kryesisë Qendrore të Partisë “Alternativa”.

Në mungesë të Kryetarit, njëri nga nënkryetarët e zëvendëson Kryetarin.

Në mungesë të këtij autorizimi (dorëheqje, humbje aftësisë së plotë të veprimit, vdekje), Sekretari i Gjeneral e thirr mbledhjen e Kryesinë Qendrore, në të cilën përcaktohet se cili Nënkryetar do ta drejtojë Partinë deri në takimin (konvokimin) e Kongresit.

  1. KRYESIA QENDRORE

Neni 49

Kryesia Qendrore është organ ekzekutiv dhe menaxhues i Partisë “Alternativa”.

Kryesia Qendrore mban mbledhje sipas nevojës ose së paku njëherë në muaj. Mbledhjet i fton dhe me to udhëheq Kryetari i Partisë. Mbledhja mund të mbahet nëse në të janë të pranishëm më shumë se gjysma e anëtarëve nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Kryesisë të ftuar në mënyrë të rregullt.

Kryetari i Partisë “Alternativa”detyrohet të ftojë mbledhje të Kryesisë nëse këtë e kërkojnë së paku 1/3 e anëtarëve të Kryesisë Qendrore.

Kryesia Qendrore përbëhet nga së paku 15 (pesëmbëdhjetë) anëtarë.

Vendimet në Kryesinë Qendrore merren me shumicë votash.

Neni 50

Kryesia Qendrore përbëhet nga:

  • Kryetari;
  • Nënkryetarët;
  • Sekretari Gjeneral;
  • Anëtarët e tjerë të zgjedhur nga Kuvendi Qendror.

Neni 51

Mandati i anëtarëve të Kryesisë Qendrore është 4 (katër) vjeçar.

Anëtarët e Kryesisë Qendrore i zgjedh Kuvendi Qendror, me propozim të Kryetarit të Partisë.

Mënyra e zgjedhjes së anëtarëve të Kryesisë bëhet me votim të fshehtë, përveçse kur Kuvendi Qendror vendos ndryshe.

Numri dhe mënyra e zgjedhjes së anëtarëve të Kryesisë Qendrore do të përcaktohet me Rregullore të veçantë që e miraton Kuvendi Qendror.

  1. Trupi Operativ i Kryesisë Qendrore

Ky organ përbëhet nga: Kryetari, Nënkryetarët, Sekretari Gjeneral dhe Sekretarët e Sekretariateve.

Me qëllim të funksionimit më efikas, për përgatitjen e mbledhjeve, qëndrimeve politike ose të dokumenteve të caktuara mund të mblidhet Trupi Operativ i Kryesisë së partisë.

Ky organ është i detyruar ta informojë Kryesinë e partisë në mbledhjen e radhës me të gjitha vendimet/qëndrimet e miratuara ndërkohë .

  1. Kompetencat e Kryesisë Qendrore

Neni 52

Kryesia Qendrore:

  • Nga radhët e veta i emëron dhe shkarkon Nënkryetarët e Partisë “Alternativa”;
  • Nga radhët e veta e emëron dhe shkarkon Sekretarin Gjeneral;
  • Vendos për themelimin dhe shpërbërjen e degëve të Partisë “Alternativa”;
  • Vendos për themelimin dhe shpërbërjen e Sekretariateve për çështje të caktuara të Partisë “Alternativa”;
  • I emëron dhe shkarkon anëtarët e Sekretariateve të Partisë “Alternativa”;
  • I përcjell dhe realizon zgjedhjet e Kryesisë së Degëve ;
  • Ia propozon listën përfundimtare Kuvendit Qendror për kandidatë në zgjedhjet lokale dhe parlamentare;
  • Ia propozon listën përfundimtare Kuvendit Qendror për kandidatë – bartës të funksioneve shtetërore;
  • Menaxhon me të gjitha mjetet financiare dhe pasurinë tjetër në nivel qendror;
  • E kontrollon menaxhimin e pasurisë edhe në nivele tjera të strukturave të Partisë “Alternativa”;
  • Jep pëlqim për raportin përfundimtar financiar, që miratohet nga Kuvendi Qendror;
  • Ndërhyn në politikat e degëve në rast se ato bllokohen gjatë punës së tyre;
  • Aprovon dhe rekomandon botime për nevoja të caktuara të Partisë “Alternativa”;
  • Formon komisione partiake: Komisioni për Çështje Statutare, Komisioni Disiplinor... etj.;
  • Vendos për propozimet e Kryetarit të Partisë për themelimin e trupave për çështje të caktuara;
  • Vendos për propozimet e Kryetarit të Partisë për rritjen e numrit të anëtarëve të Kryesisë Qendrore;
  • Miraton rregullore për organe dhe institucione partiake në kompetencë të saj;
  • Kryen edhe punë tjera të përcaktuara me Statut dhe me rregulloren e punës.
  1. KËSHILLI MBIKËQYRËS QENDROR I PARTISË “ALTERNATIVA”

Neni 53

Këshilli Mbikëqyrës Qendror i Partisë “Alternativa” është organi më i lartë, i cili bën kontrollimin dhe vlerësimin e akteve juridike, si dhe përputhjen, respektivisht mbikëqyrjen e akteve dhe vendimeve me Statutin, por edhe mënyrën e shpenzimeve dhe raporteve financiare të organeve qendrore të Partisë “Alternativa”

Këshilli Mbikëqyrës Qendror mban mbledhje sipas nevojës së paku 2 (dy) herë gjatë vitit.

Këshilli Mbikëqyrës Qendror i Partisë “Alternativa” përbëhet prej 5 (pesë) anëtarëve dhe nga radhët e veta në mbledhjen e parë të saj zgjedh kryetarin e tij.

Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës Qendror i zgjedh Kongresi i Partisë.

Ky Këshill Mbikëqyrës Qendror, për punën e vet, i raporton Kongresit dhe Kuvendit Qendror.

Këshilli Mbikëqyrës Qendror,për punën e vet, do të përpilojë rregullore.

  1. SEKRETARI GJENERAL

Neni 54

Sekretari Gjeneral e organizon funksionimin e përditshëm të Partisë dhe përgjigjet për organizimin e saj. Është udhëheqës i administratës së Partisë “Alternativa” dhe është zyrtari më i lartë administrativ i Partisë “Alternativa”.

Sekretari Gjeneral propozohet nga Kryetari, kurse zgjidhet dhe shkarkohet me shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Kryesisë Qendrore të Partisë “Alternativa”.

Sekretari Gjeneral zgjidhet nga radhët e Kryesisë Qendrore të Partisë.

Kandidat për Sekretar Gjeneral propozojnë edhe anëtarët e Kryesisë Qendrore.

Përcjell administrimin e buxhetit të Partisë “Alternativa” dhe çdo 6 (gjashtë) muaj e njofton Kryesinë Qendrore për gjendjen financiare të Partisë “Alternativa”.

  1. Kompetencat e Sekretarit Gjeneral

Neni 55

Sekretari Gjeneral:

  • Organizon dhe udhëheq Selinë Qendrore të Partisë “Alternativa”;
  • Organizon dhe kujdeset për funksionimin e administratës;
  • Organizon dhe udhëheq me dokumentacionin e Partisë “Alternativa”;
  • Kujdeset për zbatimin e vendimeve të Kryetarit, Kuvendit Qendror, Kryesisë Qendrore dhe Sekretariateve;
  • Përgatit dhe kujdeset për mbarëvajtjen e takimeve të organeve të Partisë “Alternativa” dhe i ndihmon kryetarët e organeve të Partisë në thirrjen e mbledhjeve dhe organizimin e punës;
  • Mban kontakte të rregullta me Komisionin Qendror Zgjedhor;
  • Kryen edhe punë të tjera, të cilat i besohen nga Kryesia Qendrore, respektivisht Kryetari i Partisë.
  1. FINANCIMI

Neni 56

Burimet financiare të Partisë “Alternativa” përbëhen nga pagesa e anëtarësisë, nga grantet që ndahen nga buxheti i shtetit për parti politike, donacione e dhurata, si dhe nga çdo burim tjetër financimi konform Ligjit për financim të partive politike.

Të gjitha burimet dhe mënyra e financimit, në përgjithësi, të Partisë “Alternativa”janë publike dhe transparente.

Raporti përfundimtar për financimin e Partisë “Alternativa” miratohet nga Kuvendi Qendror.

Kompetent për të kontrolluar financat e Partisë “Alternativa” është Sekretari Gjeneral në përputhje me këtë Statut.

Grumbullimi dhe administrimi i mjeteve financiare bëhet konform rregullores së brendshme, që e miraton Kuvendi Qendror i Partisë “Alternativa”.

Neni 57

Partia “Alternativa” financohet nga;

  • Anëtarësia e Partisë “Alternativa”;
  • Buxheti i RMV-së sipas rregullave ligjore që vlejnë për të gjitha subjektet politike;
  • Donacionet nga donatorë të ndryshëm;
  • Grantet e ndryshme;
  • Sponsorët e ndryshëm;
  • Dhuratat;
  • Mënyra të tjera fitimprurëse sipas dispozitave ligjore që vlejnë për financimin e partive politike.
  1. FORUMI I GRUAS DHE FORUMI RINOR

Neni 58

Në kuadër të organeve të Partisë “Alternativa” funksionojnë edhe Forumi i Gruas dhe Forumi Rinor, të cilat kanë për qëllim t’i promovojnë idetë, vlerat dhe vizionin e Partisë “Alternativa” në grupet shoqërore në të cilat veprojnë, me qëllim të realizimit të interesave të tyre politike, arsimore, kulturore, sportive dhe profesionale

Forumi i Gruas dhe Forumi Rinor zgjedhin kryetar/e nga radhët e anëtarëve të forumeve të tyre.

Mënyra e zgjedhjes dhe organizimit të brendshëm të FG-së dhe FR-së të Partisë “Alternativa” rregullohet me Rregullore të veçantë për secilin forum, të cilat miratohen nga Kuvendi Qendror i Partisë “Alternativa”.

Partia “Alternativa” angazhohet që përfaqësimi i gruas në organet partiake të jetë së paku 30%.

  1. GRUPI PARLAMENTAR DHE PËRFAQËSUESIT E ZGJEDHUR

Neni 59

Përfaqësuesit e zgjedhur nga populli (deputetët) të Partisë “Alternativa” në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut organizohen në Grup Parlamentar.

Anëtarët e Grupit Parlamentar i përfaqësojnë dhe mbrojnë politikat e Partisë “Alternativa”në Parlament, institucione e forume të tjera.

Grupi parlamentar, me konsultim paraprak me Kryesinë Qendrore, e emëron Koordinatorin e Grupit.

Grupi Parlamentar, për vendime/qëndrime të rëndësishme politike, konsultohet me Kryesinë dhe Kryetarin e Partisë “Alternativa”. Ky grup vendos për ndarjen e anëtarëve të tij në komisionet e ndryshme parlamentare.

Në nivel lokal, respektivisht komunal, këshilltarët e Partisë “Alternativa” organizohen si grup i këshilltarëve. Grupi i këshilltarëve komunal merr qëndrime politike dhe vendimmarrje në bazë të konsultimit të Kryesisë së degës së Partisë “Alternativa”.

Për mënyrën më të hollësishme të funksionimit dhe organizimit Grupi Parlamentar, mund të përpilon rregulloren e saj.

  1. ORGANET TJERA – SEKRETARIATET

Neni 60

Organet tjera të Partisë “Alternativa” janë:

  • Sekretariati i Departamenteve.
  • Sekretariati i Politikave Strategjike;
  • Sekretariati i Burimeve Njerëzore dhe Lobimit;
  • Sekretariati Organizativ;
  • Sekretariati për Marrëdhënie me Publikun.

Sekretariatet në organizimin e brendshëm do të kenë departamente për çështje të caktuara, puna e të cilave do të përshkruhet me rregullore të veçantë.

  1. Sekretariati i Departamenteve

Neni 61

Ky Sekretariat e monitoron punën e organeve shtetërore sipas sektorëve përkatës, mbledh informata të nevojshme, bën përgatitjen e materialeve dhe propozon politika të Partisë në raport me këto organe.

Ky sekretariat përbëhet nga specialistë dhe ekspertë të fushave të ndryshme, të cilët veprojnë brenda këtij sekretariati sipas profesioneve të caktuara.

Veprimtaria, mënyra e organizimit të brendshëm, si dhe të drejtat dhe detyrimet e Sekretariatit të Departamenteve, përcaktohen me rregullore të miratuara nga Kryesia Qendrore.

  1. Sekretariati i Politikave Strategjike

Neni 62

Sekretariati i Politikave Strategjike e harton strategjinë e veprimit politik afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë të Partisë “Alternativa”.

Sekretariati i Politikave Strategjike e përpilon dhe monitoron punën e organizimit dhe strategjinë e zgjedhjeve elektorale të Partisë “Alternativa”.

Ky sekretariat përbëhet nga specialistë dhe ekspertë të fushave të ndryshme, të cilët veprojnë brenda këtij sekretariati sipas profesioneve të caktuara.

Përcakton strategjinë e partneritetit dhe bashkëpunimin me organizata simotra, rrugët dhe mjetet të cilat i ndjek Partia ALTERNATIVA.

Përgatit plane vjetore, të cilat bëhen të detyrueshme për të gjitha sekretariatet e Partisë dhe strukturat tjera, për të cilat vendos edhe Kryesia Qendrore e Partisë “Alternativa”.

Përgatit materiale politike për përdorim të brendshëm dhe publik të Partisë.

Ky sekretariat është përgjegjës edhe për çështjet programore dhe dispozitat statutare të Partisë “Alternativa”.

Ky sekretariat, nga radhët e veta, zgjedh Sekretar të Sekretariatit të Politikave Strategjike.

Sekretari i Sekretariatit të Politikave Strategjike e përfaqëson Sekretariatin në të gjitha organet e Partisë.

Për veprimtarinë, mënyrën organizative, si dhe të drejtat dhe detyrimet e Sekretariatit të Politikave Strategjike, Kryesia Qendrore miraton rregullore të punës.

  1. Sekretariati i Burimeve Njerëzore dhe Lobimit

Neni 63

Ky sekretariat është filtri nga i cili kalon një pjesë e anëtarëve të Partisë “Alternativa” dhe informacionit për burimet njerëzore, duke u bazuar në individët me kapacitet të veçantë, me influencë dhe me rëndësi në shoqëri.

Ky sekretariat ka për qëllim udhëheqjen e politikës kadrovike brenda Partisë “Alternativa”.

Nga radhët e veta zgjedh Sekretar.

Sekretari i Sekretariatit të Burimeve Njerëzore dhe Lobimit e përfaqëson Sekretariatin në të gjitha organet e Partisë.

Kjo kategori e anëtarësimit nuk kalon përmes strukturave lokale organizative të ALTERNATIVËS, por ata anëtarësohen drejtpërdrejt në këtë Sekretariat. Këta persona propozohen nga informacionet e burimeve njerëzore në përbërje të Sekretariatit.

Për veprimtarinë, mënyrën organizative, si dhe të drejtat dhe detyrimet e Sekretariatit, Kryesia Qendrore sjell rregullore të punës.

  1. Sekretariati Organizativ

Neni 64

Sekretari Organizativ, në koordinim me Sekretarin Gjeneral, merret me organizimin e Partisë “Alternativa” në nivel qendror dhe lokal, kjo në përputhje me Statutin dhe rregulloret e Partisë.

Sekretariati Organizativ nga radhët e veta zgjedh Sekretar.

Sekretari Organizativ, për punën e vet, përpilon rregullore, të cilën e propozon për miratim deri te Kryesia Qendrore.

  1. Sekretariati i Marrëdhënieve me Publikun

Neni 65

Sekretariati i Marrëdhënieve me Publikun e përcakton imazhin dhe pamjen e Partisë “Alternativa” në shfaqjen publike.

Propozon plane të karakterit mediatik dhe vendos për qasjen e marketingut të Partisë në elektorat dhe gjatë fushatës zgjedhore.

Ky sekretariat, nga radhët e veta, zgjedh Sekretar.

Sekretariati, në konsultim me Kryetarin e Partisë, vendos për kontaktet me mediat e shkruara dhe elektronike.

Vendos për bashkëpunimin me institucionet e ndryshme mediatike dhe me to komunikon në bazë të konsultimit dhe autorizimit paraprak nga Kryesia Qendrore, respektivisht Kryetari.

Ky sekretariat kujdeset dhe realizon prezantimin elektronik të Partisë “Alternativa”.

  1. QENDRA HULUMTUESE-ANALITIKE

Neni 66

Me qëllim të ndërtimit të një platforme politike, si dhe ngritjes së debateve kualitative, kualifikuese dhe strukturale, Kryesia Qendrore e themelon Qendrën Hulumtuese-Analitike si organ i brendshëm i Partisë “Alternativa”.

Puna e Qendrës Hulumtuese-Analitike është e ndarë në dy pjesë:

  • Pjesa operative, e cila është pjesë e hulumtimeve të përditshme të Partisë, bën përpunimin e të dhënave të nevojshme për Partinë, planifikon aktivitetet e ardhshme, si dhe veprimtari të tjera që lidhen me funksionimin dhe politikat përkatëse të Partisë, duke përfshirë edhe kostot e shpenzimeve të mirëmbajtjes së Qendrës Analitike-Hulumtuese; dhe
  • Pjesa projektuese, e cila shoqërohet me organizimin e aktiviteteve që përfshijnë organizimin publik të debateve, seminareve, punëtorive, hulumtimeve të opinionit publik, publikimin e studimeve dhe hulumtimeve, vlerësimin e politikave, monitorimin e zhvillimeve dhe proceseve shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, relacionet ndërpartiake dhe aktivitetet ndërkombëtare, si dhe aktivitetet e tjera në fushën e hulumtimeve dhe aktiviteteve analitike.

Për organizimin e brendshëm të Qendrës Hulumtuese-Analitike Kryesia Qendrore sjell rregullore të punës.

  1. SHUARJA E PARTISË

Neni 67

Shuarja e Partisë ndodh me fshirjen e saj nga Regjistri Gjyqësor:

  • Kur partia do të paraqesë kërkesë për fshirje nga Regjistri Gjyqësor;
  • Në bazë të vendimit të plotfuqishëm për fshirjen e partisë politike nga Regjistri Gjyqësor të marrë nga ana e Gjyqit;
  • Kur i ndalohet veprimi me vendim të plotfuqishëm, ne pajtim me dispozitat e Ligjit për partitë politike;
  • Kur Kuvendi Qendror i partisë sjell vendim për bashkim me parti tjetër politike;
  • Nëse numri i anëtarëve bie nën numrin e përcaktuar ligjor për themelimin e saj;
  • Kur Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të konstatojë se programi ose statuti i partisë nuk është në pajtim me Kushtetutën;

Neni 68

Në rast të shuarjes së partisë, Kuvendi Qendror i partisë vendos për disponimin me mjetet dhe pronën e përgjithshme të Partisë “Alternativa”.

  1. DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE

Neni 69

Çdo rregullore, vendim, rekomandim ose akt tjetër i miratuar nga organet e Partisë “Alternativa” nuk duhet të bie në kundërshtim me këtë Statut.

Neni 70

Për çështje kontestuese statutare, interpretim autentik jep Komisioni statutar i partisë. Për ndryshime dhe plotësime në Statut vendos Kuvendi Qendror me shumicë votash nga anëtarët e tij, kjo pas mendimit paraprak të dhënë nga Komisioni statutar i partisë.

Neni 71

Ky Statut hyn në fuqi ditën e miratimit në nga Kuvendin Themelues i Partisë “Alternativa”.

Shkup,

09.03.2019

                                                                                    Partia ALTERNATIVA

                                                                        Kryetar,

________________________

Close