Wednesday, May 12, 2021
  • sq
  • en
  • mk
Home Blog Page 38

Kryetari Afrim Gashi e takoi presidentin Pendarovski

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, sot realizoi takim me presidentin e sapozgjedhur të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. 
Në këtë takim kryetari Gashi e uroi presidentin Pendarovski për detyrën e re dhe shprehu gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në përmbylljen e procesit euro-integrues të vendit.

Shkëputje nga emisioni “Rruga Drejt” – Alsat M, ku i ftuar ishte Anëtari i Kryesisë Qendrore të Alternativës, Admirim Haliti

Shkëputje nga emisioni "Rruga Drejt" – Alsat M, ku i ftuar ishte Anëtari i Kryesisë Qendrore të Alternativës, Admirim Haliti.

Gepostet von Alternativa am Freitag, 17. Mai 2019

AlternAtivA: Zgjedhjet ishin korrekte dhe rruga euro-atlantike është garantuar

Tash, kur i kemi mbledhur informacionet e shumicës së shtabeve të Alternativës, jemi këtu që ta themi fjalën tonë përkitazi me këto zgjedhje, për procesin zgjedhor, si dhe për fituesin e këtyre zgjedhjeve presidenciale.
Nga informacionet e shtabeve tona lokale, që tashmë kanë arritur në shtabin qendror të Alternativës, zgjedhjet presidenciale, edhe të rrethit të parë, por edhe të këtij raundi, ishin korrekte, të drejta dhe nuk janë shënuar incidente, që do të mund ta dëmtonin kredibilitetin e procesit zgjedhor. Në këtë mënyrë shteti, kësaj radhe, e ka dhënë provimin e pjekurisë demokratike, ndërsa ky proces ishte dëshmi se kjo qeveri ka kapacitete që të organizojë zgjedhje të drejta dhe të rregullta, që besojmë se do të vlerësohen edhe nga institucionet relevante ndërkombëtare dhe kjo do të valorizohet edhe në përcaktimin e datës për hapjen e negociatave për aderim në BE.
Gjëja e dytë që dëshirojmë ta theksojmë është se këto zgjedhje dëshmuan se shumica e qytetarëve janë për vlerat perëndimore dhe për integrimin euroatlantik të vendit. Madje edhe dalja në zgjedhje, arritja e censusit dhe zgjedhja e kandidatit që garanton stabilitet, integrim dhe prosperitet, është edhe një konfirmim i përcaktimit tonë strategjik. 
Së fundi, pasi nga shtabet tona, si dhe nga informacionet e tjera që i kemi nga terreni, ne që tani mund t’ia urojmë fitoren kandidatit Stevo Pendarovski. Fitorja e tij është vula më e saktë e përcaktimit tonë partiak, por edhe e faktit se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë elementi që e përcakton të ardhmen strategjike të këtij shteti.
Ne i falënderojmë të gjithë qytetarët që iu përgjigjën thirrjes për zgjedhje dhe që zgjodhën anën e drejtë të historisë së këtij shteti.

AlternAtivA: Zgjedhjet ishin korrekte dhe rruga euro-atlantike është garantuar

AlternAtivA: Zgjedhjet ishin korrekte dhe rruga euro-atlantike është garantuar Tash, kur i kemi mbledhur informacionet e shumicës së shtabeve të Alternativës, jemi këtu që ta themi fjalën tonë përkitazi me këto zgjedhje, për procesin zgjedhor, si dhe për fituesin e këtyre zgjedhjeve presidenciale.Nga informacionet e shtabeve tona lokale, që tashmë kanë arritur në shtabin qendror të Alternativës, zgjedhjet presidenciale, edhe të rrethit të parë, por edhe të këtij raundi, ishin korrekte, të drejta dhe nuk janë shënuar incidente, që do të mund ta dëmtonin kredibilitetin e procesit zgjedhor. Në këtë mënyrë shteti, kësaj radhe, e ka dhënë provimin e pjekurisë demokratike, ndërsa ky proces ishte dëshmi se kjo qeveri ka kapacitete që të organizojë zgjedhje të drejta dhe të rregullta, që besojmë se do të vlerësohen edhe nga institucionet relevante ndërkombëtare dhe kjo do të valorizohet edhe në përcaktimin e datës për hapjen e negociatave për aderim në BE.Gjëja e dytë që dëshirojmë ta theksojmë është se këto zgjedhje dëshmuan se shumica e qytetarëve janë për vlerat perëndimore dhe për integrimin euroatlantik të vendit. Madje edhe dalja në zgjedhje, arritja e censusit dhe zgjedhja e kandidatit që garanton stabilitet, integrim dhe prosperitet, është edhe një konfirmim i përcaktimit tonë strategjik. Së fundi, pasi nga shtabet tona, si dhe nga informacionet e tjera që i kemi nga terreni, ne që tani mund t’ia urojmë fitoren kandidatit Stevo Pendarovski. Fitorja e tij është vula më e saktë e përcaktimit tonë partiak, por edhe e faktit se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë elementi që e përcakton të ardhmen strategjike të këtij shteti.Ne i falënderojmë të gjithë qytetarët që iu përgjigjën thirrjes për zgjedhje dhe që zgjodhën anën e drejtë të historisë së këtij shteti.

Gepostet von Alternativa am Sonntag, 5. Mai 2019

Alternativa: Të dielën shqiptarët e vulosin të ardhmen euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut

Pas një sërë aktivitetesh e takimesh që janë bërë gjatë kësaj fushate presidenciale, kur ne kishim mundësi të bashkëbisedojmë me qytetarët për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, Shtabi Qendror dhe shtabet lokale të Alternativës dje e kanë përmbyllur fushatën dhe sot po i drejtohet opinionit me këtë konferencë shtypi. Jemi sot këtu që t’u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, e sidomos mbështetësve dhe votuesve tanë, që të dielën, familjarisht, të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për opsionin që garanton integrim në NATO dhe BE dhe që është kundër kthimit prapa në agjendat antiperëndimore. Duke e votuar Stevo Pendarovskin, ne praktikisht dëshmojmë se në cilën anë jemi dhe çfarë ardhmërie duam t’u sigurojmë brezave tanë. 
Ashtu siç e kemi thënë në fushatë, ne jemi të sinqertë me votuesin tanë dhe nuk dëshirojmë të luajmë me standarde të dyfishta. Për këtë arsye, duke qenë koshientë se asnjë kandidat shqiptar nuk kalonte në rrethin e dytë dhe duke qenë të ndërgjegjshëm se nuk duhet të lejohet të përsëriten gabimet e së kaluarës, që mund ta dëmtojnë seriozisht të ardhmen euro-atlantike të vendit, ne qysh në rrethin e parë ishim transparent me votuesin tanë dhe kjo u dëshmua me votat që kandidati Pendarovski i mori në bastionet e Alternativës. 
Të bindur në këtë, edhe këtë të diel të gjitha shtabet lokale të Alternativës do të jenë të hapura dhe gjithë kapaciteti jonë njerëzor do të jetë aktiv jo vetëm në arritjen e censusit të nevojshëm, për çka jemi të bindur se nuk vihet në pikëpyetje, por edhe për të dëshmuar se shqiptarët janë vota vendimtare që e përcakton të ardhmen e Maqedonisë së Veriut.

Shkup, 03.05.2019 AlternAtivA – Shkup

Alternativa: Të dielën shqiptarët e vulosin të ardhmen euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut

Alternativa: Të dielën shqiptarët e vulosin të ardhmen euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut Pas një sërë aktivitetesh e takimesh që janë bërë gjatë kësaj fushate presidenciale, kur ne kishim mundësi të bashkëbisedojmë me qytetarët për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, Shtabi Qendror dhe shtabet lokale të Alternativës dje e kanë përmbyllur fushatën dhe sot po i drejtohet opinionit me këtë konferencë shtypi. Jemi sot këtu që t’u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, e sidomos mbështetësve dhe votuesve tanë, që të dielën, familjarisht, të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për opsionin që garanton integrim në NATO dhe BE dhe që është kundër kthimit prapa në agjendat antiperëndimore. Duke e votuar Stevo Pendarovskin, ne praktikisht dëshmojmë se në cilën anë jemi dhe çfarë ardhmërie duam t’u sigurojmë brezave tanë. Ashtu siç e kemi thënë në fushatë, ne jemi të sinqertë me votuesin tanë dhe nuk dëshirojmë të luajmë me standarde të dyfishta. Për këtë arsye, duke qenë koshientë se asnjë kandidat shqiptar nuk kalonte në rrethin e dytë dhe duke qenë të ndërgjegjshëm se nuk duhet të lejohet të përsëriten gabimet e së kaluarës, që mund ta dëmtojnë seriozisht të ardhmen euro-atlantike të vendit, ne qysh në rrethin e parë ishim transparent me votuesin tanë dhe kjo u dëshmua me votat që kandidati Pendarovski i mori në bastionet e Alternativës. Të bindur në këtë, edhe këtë të diel të gjitha shtabet lokale të Alternativës do të jenë të hapura dhe gjithë kapaciteti jonë njerëzor do të jetë aktiv jo vetëm në arritjen e censusit të nevojshëm, për çka jemi të bindur se nuk vihet në pikëpyetje, por edhe për të dëshmuar se shqiptarët janë vota vendimtare që e përcakton të ardhmen e Maqedonisë së Veriut. Shkup, 03.05.2019 AlternAtivA – Shkup

Gepostet von Alternativa am Freitag, 3. Mai 2019

AlternAtivA: E respektojmë pavarësinë institucionale të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut

Pas incidentit të sotëm, kur pati një ndërhyrje në Bashkësinë Fetare Islame, e cila nga organet e saj legjitime u cilësua si joligjore, AlternAtivA konstaton se bëhet fjalë për një shkelje të pavarësisë institucionale të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut dhe mosrespektim i organeve të saj legjitime, të zgjedhura konform organizimit të saj të brendshëm.

Nisur nga kjo, Alternativa – duke i respektuar standardet e shtetit shekullar – por duke qenë edhe e interesuar për mirëqenien e komunitetit mysliman në vendin tonë, kërkon nga institucionet e drejtësisë dhe nga organet e rendit që ta respektojnë organizimin e brendshëm të bashkësive fetare dhe të mos lejojnë ndërhyrje, që e rrënojnë harmoninë ndërfetare dhe jetën fetare të besimtarëve, në këtë rast të besimtarëve myslimanë.

Shkup, 23.04.2019

AlternAtivA – Shkup

AlternAtivA sonte me tubim madhështor në Çair

Partia politike “ AlternAtiVa”, sonte ka mbajtur tubim në Çair të Shkupit, ku para qindra aktivistëve të Shkupit u folën hapat e mëtutjeshme të Alternativa-s dhe zgjedhjet presidenciale të 21 prillit. I pari para të pranishmëve fjalë rasti kishte, Zeqirija Ibrahimi, i cili tha: “ Sonte dua t’ju flas edhe për patriotizmin fals dhe për demagogjinë. Meqë këto ditë po dëgjoj plot llafe patriotike për shqiptarët e mirë e për arnautët e ligë, dua ta pyes kandidatin e opozitës për president se cili ka qenë qëndrimi i tij për zgjedhjen e Ivanovit për president në fjalimin që ai e ka pasur në kongresin tematik të BDI-së më 2015? Apo, edhe një pyetje tjetër: cili ishte qëndrimi i tij kur ne në Shkup e kandiduam një kandidate shqiptare (gruaja e parë shqiptare që kandidohej për Qytetin e Shkupit), ndërsa BDI-ja bënte thirrje ta mbështesim Shilegovin? A e ka dëgjuar dikush mendimin e tij?”, ka theksuar Ibrahimi. Ministri i Kulturës nga Alternativa, Asaf Ademi, në fjalimin e tij foli për rolin e Alternativa-s në qeveri, duke thënë: “pjesëmarrja e Alternativës në qeveri ishte si një pilot-projekt, ku duhej të dëshmohet modeli i punës sonë. Dhe, ne e dëshmuam këtë model. E, nëse qytetarët tanë e duan këtë ofertë, kanë mundësi ta zgjedhin. Emri i saj është Alternativa dhe ky është modeli alternativ për krizën e përfaqësimin politik të shqiptarëve në Maqedoni”, theksoi Ademi. Pas ministrit të kulturës, fjalë rasti kishte edhe nënkryetari i partisë “ Alternativa”, dr. Nexhbedin Kahremani, i cili mes tjerash tha: “ Ne jemi elemente të historisë dhe nesër do të gjykohemi prej saj. Ashtu siç ne sot e gjykojmë një parti që më 2014 na e instaloi një Ivanov, edhe neve dikush mund të na gjykojë nesër që nuk ishim të kujdesshëm në këto zgjedhje. Fundja, secili lidhet për fjalën e vet. Ndërsa fjala jonë është BE dhe NATO”, përfundoi Kahremani. 
Sekretari i Përgjithshëm i Alternativa-s, Skender Rexhepi – Zejdi, para simpatizantëve të Alternativës, foli për momentet historike të vendit. “ Zejdi: Ne gjendemi para një momenti që definon se kah shkojmë, të mbetemi të izoluar nga ndikim rusë apo të vazhdojmë proceset eurointegruese, duhet t’i themi mjaft më patriotizmave te rrejshme, gjithë e dijmë se kandidati shqiptar në asnjë kombinatorikë nuk bëhet president. Ne kemi vendosur ta përkrahim si Alternative konceptin euroatlantik. Ardhmëria na takon neve, ardhmëria u takon atyre që punojnë për këtë ideal të Alternativës”, ka përfunduar Rexhepi. I fundit para të pranishmëve në Çair, foli edhe kryetari i partisë politike “ Alternativa”, Afrim Gashi, ku theksoi rëndësinë historike para të cilës po kalon vendi. “ Ne para vetes kemi dy koncepte të realta, njëra është koncepti që na shpien drejt proceseve atlantike dhe tjetra është bllokimi në këto procese. Prandaj ne duhet të vazhdojmë rrugën e integrimeve euro-atlantike, ku pikërisht për këtë si Alternativë kemi vendosur të kemi një rrugë të qartë drejt perëndimit”, theksoi Gashi. Ai më tej vazhdoi duke shtuar: “ T’i themi mjaft ofendimeve ndërshqiptare, neve në asnjë rast nuk na ka hije të zhvillojmë fushatë ofenduese. Ju falemnderit, juve aktivistëve të Alternativa-s që po tregoni edukatë të lartë politike perëndimore”, ka përfunduar kryetari i partisë politike “ Alternativa”, Afrim Gashi.

Shkëputje të fjalimeve nga tubimi në Tetovë.

Shkëputje të fjalimeve nga tubimi në Tetovë.

Shkëputje të fjalimeve nga tubimi në Tetovë.

Gepostet von Alternativa am Dienstag, 16. April 2019

AlternAtivA sonte me tubim madhështor në Tetovë

Pas ribrendimit të partisë dhe në vigjilje të zgjedhjeve presidenciale, sonte AlternAtivA pati një tubim të madh në Tetovë, ku në praninë e shumë aktivistëve dhe mbështetësve të saj, u fol për faqen e re politike të partisë, si dhe për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Të pranishmëve me fjalë rasti iu drejtua u.d. kryetari i degës së Tetovës nga Alternativa, doktori i mirënjohur tetovar, Hysni Ismaili, i cili tha: “Pas çarjes dhe lëkundjeve brenda partiake, ne arritëm që për një periudhë të shkurtër kohore të konsolidojmë mbi 15 nëndegë në nivel të degës, duke rreshtuar pas vetes shumë profesorë, intelektualë dhe profesionistë që vazhdojnë t’i besojnë idesë politike të Alternativës. 
Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës, Skender Rexhepi – Zejdi, para tetovarëve itha këto fjalë: “Sot jeni para vendimit historik – ose jeni në anën e SHBA-ve dhe Europës ose jeni në anën e Rusisë dhe Serbisë kundër shqiptarëve. Ne sot po dëshmojmë shembullin më të mirë të qeverisjes transparente me ministrin tonë, Asaf Ademi, që është shembulli më i mirë i qeverisjes transparente”, tha Rexhepi. Ai shtoi se: “Zgjedhjet e 21 prillit do të dëshmojnë se ne do të dalim faqebardhë”, ka përfunduar Skender Rexhepi-Zejdi. 
Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, në fjalimin e tij para qytetarëve tetovarë, tha: “I keni dy opsione para vetes: e para është të përkrahim gjithë së bashku kandidatin që përshpejton proceset integruese të vendit në NATO dhe BE dhe opsionin i dytë: kandidat që bllokon këto procese integruese. Ju ftoj që më 21 prill të dalim dhe masovikisht të votojmë opsionin europian, opsionin që denjësisht do të na përfaqësojë në proceset integruese”, përfundoi Asaf Ademi.
I fundit para të pranishmëve fjalë rasti kishte kryetari i partisë politike “ Alternativa”, Afrim Gashi, i cili para shumë aktivistëve në Tetovë, fjalimin e filloi duke thënë: “Ky rrugëtim nuk ka qenë i lehtë dhe nuk do të jetë, por mos harroni kjo rrugë është e vetmja rrugë që sjell mirëqenie, stabilitet, siguri, por ne kemi vendosur që ta përkrahim konceptin që është anëtarësim në NATO dhe dhe BE”, tha Gashi. 
Ai më tej vazhdoi duke theksuar se: “Patriotizmi më i lartë sot në Maqedoni është që një i ri të mos e braktis vatrën e tij. Nëse duam që të rinjtë mos të ikin nga vendi, nuk duhet të japim premtime boshe dhe të flasim folklorizma, sepse nëse dështojnë zgjedhjet presidenciale, ne mbesim para bllokimit dhe izolimeve politike”, ka theksuar Gashi. 
“Ne kemi zgjedhur një koncept që besojmë se është rruga e duhur që na integron në NATO dhe BE. Ne jemi të sinqertë me votuesin tonë, rruga jonë është përparimtare dhe me vizione europiane për vendin”, ka përfunduar kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.
Karvani i takimeve do të vazhdojë edhe ditëve në vijim.

Shkëputje të fjalimeve nga tubimi në Kumanovë

Shkëputje të fjalimeve nga tubimi në Kumanovë

Shkëputje të fjalimeve nga tubimi në Kumanovë

Gepostet von Alternativa am Sonntag, 7. April 2019

Populare