Friday, March 5, 2021
  • sq
  • en
  • mk
Home Blog Page 37

Fjalimi i kryetarit të partisë politike AlternAtivA, Afrim Gashi, gjatë konventës promovuese të ribrendimit të partisë.

Të nderuar aktivistë e anëtarë të nëndegëve të Alternativës, 
Të respektuar kryetarë të nëndegëve dhe të dashur kryetar të degëve të Alternativës,
Ju të respektuar anëtarë të Kryesisë Qendrore dhe të Kuvendit Qendror,
I nderuari kandidat për President, z. Pendarovski, dhe i respektuar nënkryetar i LSDM-së, z. Zekiri,
Fort të nderuar miq të bashkësisë ndërkombëtare dhe të partive të tjera politike, 
Të dashur prindër, nëna, motra e vëllezër, 
Zonja e zotërinj, miq të nderuar,

Ka kaluar pak më shumë se një vit qëkur ne në një tubim po kaq madhështor u takuam në Kongresin tonë të Parë, ndërsa unë po me atë kënaqësi dhe admirim po ju flas përsëri, ndërkohë që kam përshtypje që kjo kohë ka kaluar më shpejt seç e pimë një kafe pa sheqer, duke na mbetur në gojë hidhëtia e pelinit të saj, gjithnjë të bindur se vetëm ai që e dallon pelinin, ia di shijen edhe mjaltit. Ajo gjuhë që nuk ka shije për pelinin dhe për mjaltin, është gjuhë që nuk përton edhe të përdorë fjalë që janë si pelini dhe që kurrë nuk mban llogari se fjalët që dalin nga goja mbeten gjurmë që më shumë flasin kundër nesh seç janë mirënjohje për ne.
E duke qenë kaq shumë të kujdesshëm për fjalën, sepse ju e dini se kjo botë erdhi pikërisht si rezultat i fjalës, dëshiroj sonte t’ju flas përsëri me fjalët më të sinqerta, me fjalët më të zgjedhura dhe me fjalët më të ëmbla…

Të respektuar të pranishëm, 
Sërish erdhi marsi. Sërish erdhi pranvera. Kaloi edhe ky dimër. Ne jemi të bindur se çdo shije e hidhët tashmë ka kaluar dhe neve na pret një e ardhme tjetër. Sigurisht, që duke qenë njerëz që kaq shumë e duam dhe e admirojmë fjalën, nuk mund të mos na vijë keq që tashmë një vjet ndër ne janë thënë shumë fjalë që kanë thyer shumë zemra. Janë thënë shpesh fjalë që kanë lënë shije të keqe dhe prandaj në emër të gjithë atyre që e përjetuan rëndë procesin e ndarjes së një subjekti, që erdhi si frymë dhe u shndërrua në uragan të mendjes së lirë e të shpresës së madhe, dëshiroj t’ju them se gjithë ajo më është e kaluar.

Shumë të respektuar të pranishëm,
Kur e patëm filluar, në krye të herës, ndërtimin e konceptit politik, që ne e quajtëm Lëvizja Besa, për shkak të besimit të madh që kishim mes vete dhe për shkak të dashurisë së madhe që e ushqenim për mirëqenien e këtij populli, kishim ëndërruar se të gjithë që ishin në atë vijë të betejës ishin të një mendjeje me ne. Dhe, pastaj të gjithë e dini se çfarë ndodhi. Derisa ne bënim betejë me të gjithë në zgjedhjet lokale, pas shpinës sonë ishin bërë beteja të tjera. Në të vërtetë, një ide që e kishim menduar ndër vite dhe që e kishim pjekur pas shumë studimeve e konsultimeve, dikush erdhi ta përvetësojë dhe, madje, marifete pas marifeti, duke ndikuar edhe në gjykata e duke kushtëzuar procese gjeopolitike, synoi që ta rrënojë atë që ne e kishim ndërtuar. Zaten, në botë rrënuesit gjithmonë ka qenë habia e historisë. 
Por, ata dhe të gjithë të tjerët harruan se idetë nuk janë gjëra që vidhen. Nuk mund ta burgosësh mendjen, nuk mund ta tjetërsosh pronarin e idesë. “Eureka” mund të bërtasë gjithkush sot, por Arkimedi mbetet pronari i asaj thënie. Ose, “I have a dream” (Unë kam një ëndërr) sot mund të thotë gjithkush, por Martin Luter Kingu mbetet përgjithmonë autori thënies, madje edhe i ëndrrës. Andaj, të dashur të pranishëm, pavarësisht se kush e përdor emrin që ne e prodhuam, pavarësisht se kush e përdor programin që ne e prodhuam, pavarësisht se kush e përdor idenë që ne e prodhuam, ata asnjëherë nuk bëhen zotërinj e pronarë të saj. Emrat e tyre kanë atribut tjetër, por për shkak të kujdesit ndaj fjalës, po e kursej veten dhe juve.

Shumë të respektuar të pranishëm, sidoqoftë kjo që ka kaluar për neve – përveç shijes së hidhur – na ka dhënë më shumë leksione, na e ka fuqizuar imunitetin, na e ka rritur besimin mes vete dhe na ka mësuar se në politikë më shumë se gjithçka është i rëndësishëm besimi. Gripi që na kaloi, na mësoi se në politikë përveç frontit dhe përballjes me kundërshtarin, duhet të kujdesesh edhe për shpinën. Dhe, falë Zotit, gjatë këtij viti që shkoi, mund të kemi pasur mospajtime, diskutime dhe debate, por asnjëherë nuk kemi pasur lëkundje të besimit. Derisa kemi një Kryesi dhe një Kuvend Qendror me gra e burra ose djem e vajza, ku secili është më i mirë se tjetri, jam i sigurt se ky subjekt ka jetë të sigurt. 
Të nderuar e të dashur të pranishëm, njerëzit dëshmohen në betejë, ndërsa këta e dëshmuan veten se janë burra e gra në të cilët mund të mbështetesh dhe të mos ia mendosh. Prej tyre nuk ke nevojë ta ruash shpinën. Unë ju faleminderit të gjithëve për gjithçka që keni bërë e që bëni për suksesin e kësaj ideje.

Të nderuar, gjëja e dytë që dua ta vë në spikamë sonte është emri i ri i subjektit tonë, që tashmë e shihni edhe në logon e re, të cilën e ka punuar artisti dhe miku jonë Edi Agagjyshi. Me këtë rast i falënderoj përzemërsisht edhe të gjithë ata artistë e dizajnerë të tjerë, që vullnetarisht na propozuan logo. Ndonëse secila ishte e mirë, vetëm një duhej të zgjidhej. Sidoqoftë, unë ju faleminderit të gjithëve.

E kur flasim për emrin, ashtu siç ju njoftoi Sekretari i Përgjithshëm, pas odiseadës njëvjeçare nëpër institucionet e drejtësisë, që – pos tjerash – ishte dëshmi se sa punë na pret për ta reformuar dhe pastruar mykun e atij sistemi, ne kërkuam dhe gjetëm një alternativë tjetër, madje edhe subjektin e pagëzuam si AlternAtivA. Emri alternativë erdhi si rezultat i synimit tonë që të trasojmë një rrugë të re. Udhëtari që ka vënë një synim edhe arrin para një pengese nuk kthehet prapa dhe nuk dorëzohet për shkak të pengesës, por kërkon rrugë dhe shteg tjetër për ta vazhduar rrugën. Sepse, për ne nuk është e rëndësishme rruga në vetvete, por është i rëndësishëm caku. Ne nuk jemi në këtë rrugë për shkak të rrugës, por jemi këtu për shkak të synimit që e kemi të arrijmë nëpër këtë rrugë. Me fjalë të tjera, rruga është mjeti dhe jo qëllimi. 
E kjo rrugë e re – që e synon cakun e njëjtë – tashmë e ka emrin AlternaAtivA. 
Është alternativë në kuptimin e një zgjidhjeje të re, e një rruge të re. 
Është AlternaAtivA, që i ruan 3 A-të e identitetit tonë ideologjik, që zbërthehen në tri maksimat Autokton, Autonom dhe Autenik, e që flasin se subjekti jonë mbështetet mbi vlera autoktone, se është ky subjekt me program dhe përfaqësim autentik dhe se është autonom në vendimmarrje dhe në hartimin e politikave të veta. 
Është alternativë edhe në kuptimin e fjalëve latine “alter” – diçka ndryshe dhe “nativa” – primordiale, indigjene, vendore, burimore, që përsëri na lidhet me autoktoninë tonë. 
Është alternativë edhe sepse në të gjitha gjuhët dhe për të gjitha komunitetet, të cilët tashmë e kanë derën e hapur te ne, njihet si e tillë dhe nuk ka nevojë të përkthehet.
Dhe, është alternativë edhe si distancim nga emri që tashmë asocon dhimbjen dhe hidhëtinë. 
Prandaj unë i përgëzoj kolegët e Kuvendit Qendror për vizionin e tyre, që – në kohën kur na u vu pengesa – ata e gjetën Alternativën. Urime!

Të nderuar, një temë tjetër për të cilët dëshiroj t’ju flas është edhe pjesëmarrja jonë në pushtetin ekzekutiv. Siç tashmë është i njoftuar opinioni, ne në qershorin e vitit të kaluar u bëmë pjesë e pushtetit ekzekutiv, duke gjykuar se ishte momenti që të ngrihemi mbi interesat tona parciale dhe të ndihmojmë në realizimin e një synimi madhor, siç ishte integrimi. Kjo pritej nga ne, qoftë për shkak të votuesve tanë, por edhe gjithë miqtë tanë shqiptarë dhe ndërkombëtarë e prisnin një hap të këtillë, sepse kështu fuqizohej struktura që do ta bënte hapin e fundit që Maqedonia ta trasojë rrugën euro-atlantike dhe ashtu të pengohen agjendat e tjera, që nuk ishin të dëmshme vetëm për interesat gjeopolitike e shtetërore, por binin ndesh edhe me interesat e popullit shqiptar në Ballkan. Tash e tutje ne, edhe si shtet, por edhe si komb, jemi në aleancën e sigurisë që fillon me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i përfshin vendet e Bashkimin Europian, vazhdon me mikun tonë të madh – Republikën e Turqisë, për të përfunduar me amën dhe fqinjin tonë, Republikën e Shqipërisë. Dhe, për ata që dinë të vlerësojnë, kjo nuk është pak. 
E përveç këtij impulsi dhe kësaj energjie, gjatë kësaj qeverisjeje, ne dëshmuam edhe me kuadrot tona se dimë të qeverisim ndryshe. Ministri jonë i kulturës tashmë është simboli i qeverisjes së mirë, i transparencës, i respektimi të ligjit, i luftës kundër korrupsionit dhe – në frymë të programit tonë – është ministri që e theu inferioritetin për të dalë përtej në ndërtimin e një identiteti të ministrit që ofron kulturë për të gjithë dhe që nuk e diskriminon askënd për asnjë arsye. Habia dhe reagimi që shkaktoi programi nacional i kulturës ishte për shkak të guximit të tij që t’i thyejë skemat e eminencave gri, që kanë përftuar në saje të lidhjeve të tjera e jo në saje të ligjit dhe respektimit të kritereve që i vendosin pikërisht punonjësit e kulturës. Kjo mund të kishte qenë e kushtueshme për një politikan konformist, por për Asaf Ademin kjo është betejë për sistemin e vlerave që ai i përfaqëson. Prandaj, ne sonte dhe gjithnjë mburremi me të. Të faleminderit ministër për këtë përfaqësim. 
E kur jemi te përfaqësimi, për mua jo më pak të vlefshëm janë edhe funksionarët e tjerë. Faton Selami e Njomza Imeri Ismaili, Driton Sulejmani e Fatmir Ejupi, Admirim Aliti e Shaban Zendeli, Llokman Limani e Qail Ibrahimi, Naser Curri e Mazllam Osmani, si dhe të gjithë të tjerët, të cilëve u kërkoj ndjesë që nuk mund t’i përmend me emra, janë ekzemplarët më të mirë të qeverisjes së mirë, transparente dhe të ndershme. Ne sot mburremi me ata. 
Në mesin e drejtorive që ne i kemi marrë do të më lejoni ta përmend një drejtori që shqiptarët e marrin për herë të parë dhe vetëm në kohën e qeverisjes sonë. Është kjo Shtëpia Përkujtimore e Nënës Terezë, që shpreh jo vetëm respektin tonë për Gonxhe Bojaxhiun dhe e krijon asocimin se kush duhet të jenë kujdestarët e asaj shtëpie, por kjo flet edhe për një vlerë më të lartë, që e kemi synuar gjithnjë. Ndonëse shqiptarët e Maqedonisë janë me shumicë absolute myslimane dhe, nëse doni, ndonëse nuk kanë pushuar duke na akuzuar për ekstremizëm fetar, jemi ne ata që themi se kemi kujdes të njëjtë edhe për shqiptarët katolikë dhe ne kujdesemi pa asnjë kompleks për identitetin tonë. Zaten, vetëm ata që ndjehen mirë dhe stabil në identitetin e tyre, nuk kanë problem të kujdesen edhe për të tjerët. Dhe, pikërisht këtë vit kur Papa e viziton vendin tonë, Arjan Asllanaj i Alternativës është në krye të kësaj shtëpie përkujtimore. 
Kur duhet të përfundoj për këtë pjesë, më duhet t’ju them se për neve organizata politike janë njerëzit dhe ideja. Ata janë mishi dhe eshtrat e subjektit. Ata e bëjnë qenien politike të gjallë dhe aktive. Prandaj, rruga e re kërkonte një emër të ri, një energji të re, një frymë të re, kërkonte një alternativë re. Dhe, këta jemi ne sonte.

Shumë të respektuar të pranishëm, meqë jemi në vigjilje të zgjedhjeve presidenciale, dëshiroj të theksoj edhe dy-tri gjëra për këtë temë. Ashtu siç e dini tashmë, ne në këto zgjedhje e mbështesim një kandidat të përbashkët të më shumë partive dhe etnive. Kështu kemi dëshmuar se mund të ngrihemi mbi kufirin tonë etnik e politik dhe të shohim përtej gardheve të këtilla. Stevo Pendarovski nuk është vetëm maqedonas, as nuk është vetëm i LSDM-së, madje nuk është vetëm i krishterë. Ai është metafora e një kandidati që mund të na përfaqësojë të gjithëve: është mbipartiak, nuk ka paragjykime etnike e religjioze, është personalitet akademik i kompletuar dhe është kandidati më inkluziv në këtë moment. E sa për kandidaturën shqiptare, derisa jemi të bindur se nuk ka gjasa teorike që një shqiptar, me vota popullore, të bëhet president i shtetit dhe derisa e dimë se partitë opozitare e bëjnë vetëm këtë për kalkulime politike, ndërsa në anën tjetër kemi një kandidat që seriozisht i përmbush kërkesat dhe pritjet tona, ne duam të jemi të sinqertëve para votuesit tanë. Nuk duam që punën e sotme ta lëmë për nesër. Nëse edhe ata nesër do ta mbështesin z. Pendarovski, pse nuk e bëjnë këtë sot dhe kështu të përfundojë ky proces? Kujt i duhet raundi i dytë dhe kujt i duhet kjo krekosje politike? 
Mua më vjen mirë edhe personalisht, që me kandidimin e z. Pendarovski edhe disa parti të tjera shqiptare po e korrigjojnë gabimin e vitit 2014. Më mirë vonë se kurrë, themi ne.

Të nderuar të pranishëm, ne sonte po vendosim një tullë tjetër në ngrehinën tonë. Sot e tutje ne do ia shtrijmë dorën e bashkëpunimit dhe ftesës secilit njeri vullnetmirë, që e pranon programin tonë dhe dëshiron të bashkohet me ne, pavarësisht përkatësisë etnike e religjioze. AlternAtivA është e hapur për të gjithë. Në këtë frymë ne do të vazhdojmë të komunikojmë edhe me të gjithë faktorët politikë e civilë në vendin tonë, do të vazhdojmë të komunikojmë dhe bashkëpunojmë edhe me vëllezërit tanë shqiptarë të shteteve të tjera në Ballkan, do të vazhdojmë të komunikojmë njësoj me të gjithë gazetarët dhe mediat, ndërsa jemi fort të interesuar që edhe komunikimi me miqtë dhe aleatët tanë ndërkombëtarë të vazhdojë në frymën më të mirë.

Të dashur të pranishëm, më lejoni të përfundoj duke thënë se ne nuk u gjetëm në politikë sepse kjo ishte zgjedhja jonë. Ne jemi në politikë, sepse politika u bë për neve detyrim. Prandaj, derisa e kemi pranuar këtë, do të shërbejmë, sepse atë ua kemi borxh fëmijëve tanë, familjeve tona, popullit tonë dhe qytetarëve tanë e vendit tonë. Ky është një detyrim tejkohor dhe tejhapësinor. 
Në të vërtetë, historia as nuk fillon me ne e as nuk përfundon me ne, por ne nuk duam që historia të bëhet edhe pa ne. Do të donim që ne të jemi hallka që lëmë gjurmë në të. Unë do të doja që ne bashkërisht të regjistrohemi në mesin e atyre që kemi ndihmuar, me aq sa kemi ditur dhe mundur, që t’ua lehtësojmë jetën të tjerëve, që të prodhojmë më shumë mirëqenie dhe drejtësi. 
Për këtë arsye në fund të këtij fjalimi dua t’ju ftoj që të vazhdoni ta mbështesni Alternativën, sepse ideja e saj vazhdon njësoj si në ditën e parë të paraqitjes së saj në nëntorin e vitit 2014. Kjo është arsyeja që u drejtohem të gjithë atyre që na kanë mbështetur që nga ajo kohë, pra të gjithë atyre që janë të besës e të idealit, që të na bashkohen, sepse këtu është çerdhja e tyre dhe këtu pushon ëndrra e tyre. Ky është një mision që nuk shteron dhe që – në të vërtetë – është arsyeja e ekzistencën sonë jo vetëm politike.

Duke ju falënderuar për vëmendjen, si dhe për angazhimin e deritanishëm, por edhe për praninë tuaj në këtë konventë, edhe njëherë ju falënderoj për mbështetjen dhe shpresoj të takohemi në suksese e të mbara.

Afrim Gashi, kryetar

Shkup, 9 mars 2019

Fjalimi i kryetarit të partisë politike AlternAtivA, Afrim Gashi, gjatë konventës promovuese të ribrendimit të partisë.

Fjalimi i kryetarit të partisë politike AlternAtivA, Afrim Gashi, gjatë konventës promovuese të ribrendimit të partisë.Të nderuar aktivistë e anëtarë të nëndegëve të Alternativës, Të respektuar kryetarë të nëndegëve dhe të dashur kryetar të degëve të Alternativës,Ju të respektuar anëtarë të Kryesisë Qendrore dhe të Kuvendit Qendror,I nderuari kandidat për President, z. Pendarovski, dhe i respektuar nënkryetar i LSDM-së, z. Zekiri,Fort të nderuar miq të bashkësisë ndërkombëtare dhe të partive të tjera politike, Të dashur prindër, nëna, motra e vëllezër, Zonja e zotërinj, miq të nderuar,Ka kaluar pak më shumë se një vit qëkur ne në një tubim po kaq madhështor u takuam në Kongresin tonë të Parë, ndërsa unë po me atë kënaqësi dhe admirim po ju flas përsëri, ndërkohë që kam përshtypje që kjo kohë ka kaluar më shpejt seç e pimë një kafe pa sheqer, duke na mbetur në gojë hidhëtia e pelinit të saj, gjithnjë të bindur se vetëm ai që e dallon pelinin, ia di shijen edhe mjaltit. Ajo gjuhë që nuk ka shije për pelinin dhe për mjaltin, është gjuhë që nuk përton edhe të përdorë fjalë që janë si pelini dhe që kurrë nuk mban llogari se fjalët që dalin nga goja mbeten gjurmë që më shumë flasin kundër nesh seç janë mirënjohje për ne.E duke qenë kaq shumë të kujdesshëm për fjalën, sepse ju e dini se kjo botë erdhi pikërisht si rezultat i fjalës, dëshiroj sonte t’ju flas përsëri me fjalët më të sinqerta, me fjalët më të zgjedhura dhe me fjalët më të ëmbla…Të respektuar të pranishëm, Sërish erdhi marsi. Sërish erdhi pranvera. Kaloi edhe ky dimër. Ne jemi të bindur se çdo shije e hidhët tashmë ka kaluar dhe neve na pret një e ardhme tjetër. Sigurisht, që duke qenë njerëz që kaq shumë e duam dhe e admirojmë fjalën, nuk mund të mos na vijë keq që tashmë një vjet ndër ne janë thënë shumë fjalë që kanë thyer shumë zemra. Janë thënë shpesh fjalë që kanë lënë shije të keqe dhe prandaj në emër të gjithë atyre që e përjetuan rëndë procesin e ndarjes së një subjekti, që erdhi si frymë dhe u shndërrua në uragan të mendjes së lirë e të shpresës së madhe, dëshiroj t’ju them se gjithë ajo më është e kaluar. Shumë të respektuar të pranishëm,Kur e patëm filluar, në krye të herës, ndërtimin e konceptit politik, që ne e quajtëm Lëvizja Besa, për shkak të besimit të madh që kishim mes vete dhe për shkak të dashurisë së madhe që e ushqenim për mirëqenien e këtij populli, kishim ëndërruar se të gjithë që ishin në atë vijë të betejës ishin të një mendjeje me ne. Dhe, pastaj të gjithë e dini se çfarë ndodhi. Derisa ne bënim betejë me të gjithë në zgjedhjet lokale, pas shpinës sonë ishin bërë beteja të tjera. Në të vërtetë, një ide që e kishim menduar ndër vite dhe që e kishim pjekur pas shumë studimeve e konsultimeve, dikush erdhi ta përvetësojë dhe, madje, marifete pas marifeti, duke ndikuar edhe në gjykata e duke kushtëzuar procese gjeopolitike, synoi që ta rrënojë atë që ne e kishim ndërtuar. Zaten, në botë rrënuesit gjithmonë ka qenë habia e historisë. Por, ata dhe të gjithë të tjerët harruan se idetë nuk janë gjëra që vidhen. Nuk mund ta burgosësh mendjen, nuk mund ta tjetërsosh pronarin e idesë. “Eureka” mund të bërtasë gjithkush sot, por Arkimedi mbetet pronari i asaj thënie. Ose, “I have a dream” (Unë kam një ëndërr) sot mund të thotë gjithkush, por Martin Luter Kingu mbetet përgjithmonë autori thënies, madje edhe i ëndrrës. Andaj, të dashur të pranishëm, pavarësisht se kush e përdor emrin që ne e prodhuam, pavarësisht se kush e përdor programin që ne e prodhuam, pavarësisht se kush e përdor idenë që ne e prodhuam, ata asnjëherë nuk bëhen zotërinj e pronarë të saj. Emrat e tyre kanë atribut tjetër, por për shkak të kujdesit ndaj fjalës, po e kursej veten dhe juve. Shumë të respektuar të pranishëm, sidoqoftë kjo që ka kaluar për neve – përveç shijes së hidhur – na ka dhënë më shumë leksione, na e ka fuqizuar imunitetin, na e ka rritur besimin mes vete dhe na ka mësuar se në politikë më shumë se gjithçka është i rëndësishëm besimi. Gripi që na kaloi, na mësoi se në politikë përveç frontit dhe përballjes me kundërshtarin, duhet të kujdesesh edhe për shpinën. Dhe, falë Zotit, gjatë këtij viti që shkoi, mund të kemi pasur mospajtime, diskutime dhe debate, por asnjëherë nuk kemi pasur lëkundje të besimit. Derisa kemi një Kryesi dhe një Kuvend Qendror me gra e burra ose djem e vajza, ku secili është më i mirë se tjetri, jam i sigurt se ky subjekt ka jetë të sigurt. Të nderuar e të dashur të pranishëm, njerëzit dëshmohen në betejë, ndërsa këta e dëshmuan veten se janë burra e gra në të cilët mund të mbështetesh dhe të mos ia mendosh. Prej tyre nuk ke nevojë ta ruash shpinën. Unë ju faleminderit të gjithëve për gjithçka që keni bërë e që bëni për suksesin e kësaj ideje.Të nderuar, gjëja e dytë që dua ta vë në spikamë sonte është emri i ri i subjektit tonë, që tashmë e shihni edhe në logon e re, të cilën e ka punuar artisti dhe miku jonë Edi Agagjyshi. Me këtë rast i falënderoj përzemërsisht edhe të gjithë ata artistë e dizajnerë të tjerë, që vullnetarisht na propozuan logo. Ndonëse secila ishte e mirë, vetëm një duhej të zgjidhej. Sidoqoftë, unë ju faleminderit të gjithëve. E kur flasim për emrin, ashtu siç ju njoftoi Sekretari i Përgjithshëm, pas odiseadës njëvjeçare nëpër institucionet e drejtësisë, që – pos tjerash – ishte dëshmi se sa punë na pret për ta reformuar dhe pastruar mykun e atij sistemi, ne kërkuam dhe gjetëm një alternativë tjetër, madje edhe subjektin e pagëzuam si AlternAtivA. Emri alternativë erdhi si rezultat i synimit tonë që të trasojmë një rrugë të re. Udhëtari që ka vënë një synim edhe arrin para një pengese nuk kthehet prapa dhe nuk dorëzohet për shkak të pengesës, por kërkon rrugë dhe shteg tjetër për ta vazhduar rrugën. Sepse, për ne nuk është e rëndësishme rruga në vetvete, por është i rëndësishëm caku. Ne nuk jemi në këtë rrugë për shkak të rrugës, por jemi këtu për shkak të synimit që e kemi të arrijmë nëpër këtë rrugë. Me fjalë të tjera, rruga është mjeti dhe jo qëllimi. E kjo rrugë e re – që e synon cakun e njëjtë – tashmë e ka emrin AlternaAtivA. Është alternativë në kuptimin e një zgjidhjeje të re, e një rruge të re. Është AlternaAtivA, që i ruan 3 A-të e identitetit tonë ideologjik, që zbërthehen në tri maksimat Autokton, Autonom dhe Autenik, e që flasin se subjekti jonë mbështetet mbi vlera autoktone, se është ky subjekt me program dhe përfaqësim autentik dhe se është autonom në vendimmarrje dhe në hartimin e politikave të veta. Është alternativë edhe në kuptimin e fjalëve latine “alter” – diçka ndryshe dhe “nativa” – primordiale, indigjene, vendore, burimore, që përsëri na lidhet me autoktoninë tonë. Është alternativë edhe sepse në të gjitha gjuhët dhe për të gjitha komunitetet, të cilët tashmë e kanë derën e hapur te ne, njihet si e tillë dhe nuk ka nevojë të përkthehet.Dhe, është alternativë edhe si distancim nga emri që tashmë asocon dhimbjen dhe hidhëtinë. Prandaj unë i përgëzoj kolegët e Kuvendit Qendror për vizionin e tyre, që – në kohën kur na u vu pengesa – ata e gjetën Alternativën. Urime! Të nderuar, një temë tjetër për të cilët dëshiroj t’ju flas është edhe pjesëmarrja jonë në pushtetin ekzekutiv. Siç tashmë është i njoftuar opinioni, ne në qershorin e vitit të kaluar u bëmë pjesë e pushtetit ekzekutiv, duke gjykuar se ishte momenti që të ngrihemi mbi interesat tona parciale dhe të ndihmojmë në realizimin e një synimi madhor, siç ishte integrimi. Kjo pritej nga ne, qoftë për shkak të votuesve tanë, por edhe gjithë miqtë tanë shqiptarë dhe ndërkombëtarë e prisnin një hap të këtillë, sepse kështu fuqizohej struktura që do ta bënte hapin e fundit që Maqedonia ta trasojë rrugën euro-atlantike dhe ashtu të pengohen agjendat e tjera, që nuk ishin të dëmshme vetëm për interesat gjeopolitike e shtetërore, por binin ndesh edhe me interesat e popullit shqiptar në Ballkan. Tash e tutje ne, edhe si shtet, por edhe si komb, jemi në aleancën e sigurisë që fillon me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i përfshin vendet e Bashkimin Europian, vazhdon me mikun tonë të madh – Republikën e Turqisë, për të përfunduar me amën dhe fqinjin tonë, Republikën e Shqipërisë. Dhe, për ata që dinë të vlerësojnë, kjo nuk është pak. E përveç këtij impulsi dhe kësaj energjie, gjatë kësaj qeverisjeje, ne dëshmuam edhe me kuadrot tona se dimë të qeverisim ndryshe. Ministri jonë i kulturës tashmë është simboli i qeverisjes së mirë, i transparencës, i respektimi të ligjit, i luftës kundër korrupsionit dhe – në frymë të programit tonë – është ministri që e theu inferioritetin për të dalë përtej në ndërtimin e një identiteti të ministrit që ofron kulturë për të gjithë dhe që nuk e diskriminon askënd për asnjë arsye. Habia dhe reagimi që shkaktoi programi nacional i kulturës ishte për shkak të guximit të tij që t’i thyejë skemat e eminencave gri, që kanë përftuar në saje të lidhjeve të tjera e jo në saje të ligjit dhe respektimit të kritereve që i vendosin pikërisht punonjësit e kulturës. Kjo mund të kishte qenë e kushtueshme për një politikan konformist, por për Asaf Ademin kjo është betejë për sistemin e vlerave që ai i përfaqëson. Prandaj, ne sonte dhe gjithnjë mburremi me të. Të faleminderit ministër për këtë përfaqësim. E kur jemi te përfaqësimi, për mua jo më pak të vlefshëm janë edhe funksionarët e tjerë. Faton Selami e Njomza Imeri Ismaili, Driton Sulejmani e Fatmir Ejupi, Admirim Aliti e Shaban Zendeli, Llokman Limani e Qail Ibrahimi, Naser Curri e Mazllam Osmani, si dhe të gjithë të tjerët, të cilëve u kërkoj ndjesë që nuk mund t’i përmend me emra, janë ekzemplarët më të mirë të qeverisjes së mirë, transparente dhe të ndershme. Ne sot mburremi me ata. Në mesin e drejtorive që ne i kemi marrë do të më lejoni ta përmend një drejtori që shqiptarët e marrin për herë të parë dhe vetëm në kohën e qeverisjes sonë. Është kjo Shtëpia Përkujtimore e Nënës Terezë, që shpreh jo vetëm respektin tonë për Gonxhe Bojaxhiun dhe e krijon asocimin se kush duhet të jenë kujdestarët e asaj shtëpie, por kjo flet edhe për një vlerë më të lartë, që e kemi synuar gjithnjë. Ndonëse shqiptarët e Maqedonisë janë me shumicë absolute myslimane dhe, nëse doni, ndonëse nuk kanë pushuar duke na akuzuar për ekstremizëm fetar, jemi ne ata që themi se kemi kujdes të njëjtë edhe për shqiptarët katolikë dhe ne kujdesemi pa asnjë kompleks për identitetin tonë. Zaten, vetëm ata që ndjehen mirë dhe stabil në identitetin e tyre, nuk kanë problem të kujdesen edhe për të tjerët. Dhe, pikërisht këtë vit kur Papa e viziton vendin tonë, Arjan Asllanaj i Alternativës është në krye të kësaj shtëpie përkujtimore. Kur duhet të përfundoj për këtë pjesë, më duhet t’ju them se për neve organizata politike janë njerëzit dhe ideja. Ata janë mishi dhe eshtrat e subjektit. Ata e bëjnë qenien politike të gjallë dhe aktive. Prandaj, rruga e re kërkonte një emër të ri, një energji të re, një frymë të re, kërkonte një alternativë re. Dhe, këta jemi ne sonte. Shumë të respektuar të pranishëm, meqë jemi në vigjilje të zgjedhjeve presidenciale, dëshiroj të theksoj edhe dy-tri gjëra për këtë temë. Ashtu siç e dini tashmë, ne në këto zgjedhje e mbështesim një kandidat të përbashkët të më shumë partive dhe etnive. Kështu kemi dëshmuar se mund të ngrihemi mbi kufirin tonë etnik e politik dhe të shohim përtej gardheve të këtilla. Stevo Pendarovski nuk është vetëm maqedonas, as nuk është vetëm i LSDM-së, madje nuk është vetëm i krishterë. Ai është metafora e një kandidati që mund të na përfaqësojë të gjithëve: është mbipartiak, nuk ka paragjykime etnike e religjioze, është personalitet akademik i kompletuar dhe është kandidati më inkluziv në këtë moment. E sa për kandidaturën shqiptare, derisa jemi të bindur se nuk ka gjasa teorike që një shqiptar, me vota popullore, të bëhet president i shtetit dhe derisa e dimë se partitë opozitare e bëjnë vetëm këtë për kalkulime politike, ndërsa në anën tjetër kemi një kandidat që seriozisht i përmbush kërkesat dhe pritjet tona, ne duam të jemi të sinqertëve para votuesit tanë. Nuk duam që punën e sotme ta lëmë për nesër. Nëse edhe ata nesër do ta mbështesin z. Pendarovski, pse nuk e bëjnë këtë sot dhe kështu të përfundojë ky proces? Kujt i duhet raundi i dytë dhe kujt i duhet kjo krekosje politike? Mua më vjen mirë edhe personalisht, që me kandidimin e z. Pendarovski edhe disa parti të tjera shqiptare po e korrigjojnë gabimin e vitit 2014. Më mirë vonë se kurrë, themi ne. Të nderuar të pranishëm, ne sonte po vendosim një tullë tjetër në ngrehinën tonë. Sot e tutje ne do ia shtrijmë dorën e bashkëpunimit dhe ftesës secilit njeri vullnetmirë, që e pranon programin tonë dhe dëshiron të bashkohet me ne, pavarësisht përkatësisë etnike e religjioze. AlternAtivA është e hapur për të gjithë. Në këtë frymë ne do të vazhdojmë të komunikojmë edhe me të gjithë faktorët politikë e civilë në vendin tonë, do të vazhdojmë të komunikojmë dhe bashkëpunojmë edhe me vëllezërit tanë shqiptarë të shteteve të tjera në Ballkan, do të vazhdojmë të komunikojmë njësoj me të gjithë gazetarët dhe mediat, ndërsa jemi fort të interesuar që edhe komunikimi me miqtë dhe aleatët tanë ndërkombëtarë të vazhdojë në frymën më të mirë. Të dashur të pranishëm, më lejoni të përfundoj duke thënë se ne nuk u gjetëm në politikë sepse kjo ishte zgjedhja jonë. Ne jemi në politikë, sepse politika u bë për neve detyrim. Prandaj, derisa e kemi pranuar këtë, do të shërbejmë, sepse atë ua kemi borxh fëmijëve tanë, familjeve tona, popullit tonë dhe qytetarëve tanë e vendit tonë. Ky është një detyrim tejkohor dhe tejhapësinor. Në të vërtetë, historia as nuk fillon me ne e as nuk përfundon me ne, por ne nuk duam që historia të bëhet edhe pa ne. Do të donim që ne të jemi hallka që lëmë gjurmë në të. Unë do të doja që ne bashkërisht të regjistrohemi në mesin e atyre që kemi ndihmuar, me aq sa kemi ditur dhe mundur, që t’ua lehtësojmë jetën të tjerëve, që të prodhojmë më shumë mirëqenie dhe drejtësi. Për këtë arsye në fund të këtij fjalimi dua t’ju ftoj që të vazhdoni ta mbështesni Alternativën, sepse ideja e saj vazhdon njësoj si në ditën e parë të paraqitjes së saj në nëntorin e vitit 2014. Kjo është arsyeja që u drejtohem të gjithë atyre që na kanë mbështetur që nga ajo kohë, pra të gjithë atyre që janë të besës e të idealit, që të na bashkohen, sepse këtu është çerdhja e tyre dhe këtu pushon ëndrra e tyre. Ky është një mision që nuk shteron dhe që – në të vërtetë – është arsyeja e ekzistencën sonë jo vetëm politike. Duke ju falënderuar për vëmendjen, si dhe për angazhimin e deritanishëm, por edhe për praninë tuaj në këtë konventë, edhe njëherë ju falënderoj për mbështetjen dhe shpresoj të takohemi në suksese e të mbara.Afrim Gashi, kryetar Shkup, 9 mars 2019

Gepostet von Alternativa am Mittwoch, 13. März 2019

Fjalimi përshëndetës i Ministrit të Kulturës, Asaf Ademi, në konventën promovuese të ribrendimit të partisë politike AlternAtivA.

Fjalimi përshëndetës i Ministrit të Kulturës, Asaf Ademi, në konventën promovuese të ribrendimit të partisë politike AlternAtivA.

Fjalimi përshëndetës i Ministrit të Kulturës, Asaf Ademi, në konventën promovuese të ribrendimit të partisë politike AlternAtivA.

Gepostet von Alternativa am Dienstag, 12. März 2019
Fjalimi përshëndetës i Ministrit të Kulturës, Asaf Ademi, në konventën promovuese të ribrendimit të partisë politike AlternAtivA.

Fjalimi përshëndetës i Ministrit të Kulturës, Asaf Ademi, në konventën promovuese të ribrendimit të partisë politike AlternAtivA.

Gepostet von Alternativa am Dienstag, 12. März 2019

Fjalimi i plotë i Sekretarit të Përgjithshëm të AlternAtivA-s, Skender Rexhepi – Zejdi, gjatë konventës promovuese të ribrendimit të partisë AlternAtivA.

I nderuari Kryetar i AlternAtivA-s, z. Afrim Gashi
I nderuari nënkryetar, Dr. Nexhbedin Kahremani,
I nderuari ministër i Kulturës Asaf Ademi, 
I nderuari deputet Rexhep Memedi
Të nderuar përfaqësues të partive politike mike,
Të nderuar përfaqësues të korit diplomatik,
Të respektuar përfaqësues të mediave,

Të nderuar aktivistë, motra e vëllezër, zonja e zotërinj,

Kam kënaqësi që, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm, t’ju drejtohem për ta bërë edhe pjesën time të detyrimit politik.

Më 17 shkurt 2019 (e diel) u mblodh Kuvendi Qendror i partisë, që u zgjodh më 18 shkurt të vitit të kaluar në Kongresin e Parë dhe ku e zgjodhi Afrim Gashin për kryetar, dhe diskutoi për zhvillimet më të reja politike dhe për kontestin gjyqësor, që rrjedh tashmë një vit.

Me këtë rast Kuvendi Qendror konstatoi se organizata jonë politike, që deri tash është quajtur Lëvizja BESA, dhe tre deputetët e saj kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në proceset politike gjatë vitit që shkoi dhe këtij fillimviti, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në procesin integrues. Përkundër mundësisë që votat e tyre të përdoren kalkulime të tjera, siç u njoftua në opinion për disa deputetë të tjerë, deputetët tanë i qëndruan besnik premtimit të dhënë me futjen tonë në qeveri, se po i bashkohemi shumicës parlamentare në mënyrë që ta realizojmë përcaktimin tonë programor për ta ndihmuar procesin e integrimit. Dhe, tashmë të gjithë jemi dëshmitar se ky premtim u realizua – Maqedonia e Veriut është një hap para ulëses së saj në NATO, ndërsa ne sonte mund të mburremi që kemi qenë korrektë me votuesit tanë dhe pritjet e përgjithshme të qytetarëve.

Përveç kësaj, Kuvendi Qendror diskutoi edhe për kontestin gjyqësor, që tashmë një vit zhvillohet në gjykatat e vendit për pronësinë juridike të partisë dhe konstatoi se detyrimet politike që i parashtrohen organizatës sonë politike, strukturave tona, por edhe votuesve tanë, nuk na e lejojnë luksin e pritjes dhe kërkimit të drejtësisë në një sistem gjyqësor që ende i vuan pasojat e regjimit të kaluar dhjetëvjeçar. Në të vërtetë, ashtu siç u njoftua opinioni, gjykatësi i njëjtë, në gjykatën e njëjtë, për lëndën e njëjtë dhe me numrin e njëjtë të arkivimit, i ka marrë dy vendime të ndryshme në data të ndryshme, që flet se në vendin tonë ka ende forca politike që vazhdojnë të ndërhyjnë brutalisht në institucionet e drejtësisë. 
Pa dashur të ndërhyjmë në motivet se pse ato forca ose grupe kanë pasur kaq shumë interes që ta ndihmojnë dhe favorizojë një grup që është konstatuar si falsifikues i dokumentacionit të partisë, Kuvendi Qendror, njëzëri, mori vendim që:
– Kërkimi i drejtësisë të vazhdojë në instanca të tjera derisa drejtësia të vendoset plotësisht dhe mashtruesit ta marrin ndëshkimin e merituar;
– Të ndryshojë emri i subjektit politik, që mos të mbetemi akoma peng i këtij kontesti juridik, por të veprojmë në përmbushjen e detyrimit tonë programor.

Në frymë të kësaj Kuvendi Qendror e autorizoi Sekretarin e Përgjithshëm që ta organizojë përpjekjen për betejën e mëtejme juridike deri në arritjen e plotë të drejtësisë. Në këtë drejtim, ne tashmë i kemi marrë masat e nevojshme, i kemi aktivizuar lëndët përkatëse, i kemi njoftuar edhe të gjitha institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare dhe jemi të bindur se drejtësia herëdokurdo do të arrijë. Sepse, ashtu siç e dëshmon etja ekzistencën e ujit, ashtu edhe etja për drejtësi dëshmon se drejtësia ekziston dhe ne besojmë në atë.

Ndërkaq, për vendimin e dytë Kuvendi Qendror – si organi më i lartë i partisë mes dy kongreseve, pas shumë diskutimeve e propozimeve, me vota unanime vendosi që organizata politike Autoktone, Autonome dhe Autentike, e cila është pranë autorëve të saj burimorë dhe pronarëve të saj ideorë, ideologjikë dhe legjitimë, tash e tutje të quhet AlternAtivA, duke u shkëputur kështu nga kurthi në të cilin kanë dashur ta fusin kundërshtarët e saj politikë dhe argatët e tyre.

Në këtë mënyrë AlternAtivA do të vazhdojë ta ndjekë kursin e saj tradicional politik, atë që e kanë ndërtuar projektuesit e saj, t’i përfaqësojë strukturat e saj besnike dhe të vazhdojë ta bëjë betejën për vlerat në të cilat ajo beson dhe për të cilat ajo angazhohet.

Që këtu do të më lejoni t’u bëjë thirrje aktivistëve, votuesve, mbështetësve dhe të gjithë njerëzve të tjerë vullnetmirë, që të vazhdojnë të na mbështesim dhe të besojnë se ne jemi ushtarët e njëjtë, me idealin e njëjtë dhe me vullnetin e njëjtë për ta bërë të njëjtën betejë për vlerat e njëjta: barazia, drejtësia, demokracia, mirëqenia, morali, familja, kombi mbeten njësoj në fokusin tonë bashkë me përkushtimin tonë për jetësimin e tyre.

Dhe, ne do ta bëjmë këtë betejë jo vetëm sepse ashtu arrihet fitorja në zgjedhje, por sepse kjo është alternativa jonë e vetme për ta arsyetuar praninë tonë në këtë nënqiell, për ta kuptimësuar ekzistencën tonë, duke synuar ta ndërtojmë një botë që ne besojmë se është e virtytshme dhe e denjë për të jetuar ne dhe brezat që vijnë pas nesh.

Zoti e bekoftë qëndrueshmërinë dhe sakrificën tuaj dhe na bëftë të denjë për ta bartur këtë mision.

Ju faleminderit

Skender Rexhepi – Zejdi, Sekretar i Përgjithshëm

Shkup, 9 mars 2019

Fjalimi i plotë i Sekretarit të Përgjithshëm të AlternAtivA-s, Skender Rexhepi – Zejdi, gjatë konventës promovuese të ribrendimit të partisë AlternAtivA.

Fjalimi i plotë i Sekretarit të Përgjithshëm të AlternAtivA-s, Skender Rexhepi – Zejdi, gjatë konventës promovuese të ribrendimit të partisë AlternAtivA.I nderuari Kryetar i AlternAtivA-s, z. Afrim GashiI nderuari nënkryetar, Dr. Nexhbedin Kahremani,I nderuari ministër i Kulturës Asaf Ademi, I nderuari deputet Rexhep MemediTë nderuar përfaqësues të partive politike mike,Të nderuar përfaqësues të korit diplomatik,Të respektuar përfaqësues të mediave,Të nderuar aktivistë, motra e vëllezër, zonja e zotërinj,Kam kënaqësi që, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm, t’ju drejtohem për ta bërë edhe pjesën time të detyrimit politik. Më 17 shkurt 2019 (e diel) u mblodh Kuvendi Qendror i partisë, që u zgjodh më 18 shkurt të vitit të kaluar në Kongresin e Parë dhe ku e zgjodhi Afrim Gashin për kryetar, dhe diskutoi për zhvillimet më të reja politike dhe për kontestin gjyqësor, që rrjedh tashmë një vit.Me këtë rast Kuvendi Qendror konstatoi se organizata jonë politike, që deri tash është quajtur Lëvizja BESA, dhe tre deputetët e saj kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në proceset politike gjatë vitit që shkoi dhe këtij fillimviti, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në procesin integrues. Përkundër mundësisë që votat e tyre të përdoren kalkulime të tjera, siç u njoftua në opinion për disa deputetë të tjerë, deputetët tanë i qëndruan besnik premtimit të dhënë me futjen tonë në qeveri, se po i bashkohemi shumicës parlamentare në mënyrë që ta realizojmë përcaktimin tonë programor për ta ndihmuar procesin e integrimit. Dhe, tashmë të gjithë jemi dëshmitar se ky premtim u realizua – Maqedonia e Veriut është një hap para ulëses së saj në NATO, ndërsa ne sonte mund të mburremi që kemi qenë korrektë me votuesit tanë dhe pritjet e përgjithshme të qytetarëve. Përveç kësaj, Kuvendi Qendror diskutoi edhe për kontestin gjyqësor, që tashmë një vit zhvillohet në gjykatat e vendit për pronësinë juridike të partisë dhe konstatoi se detyrimet politike që i parashtrohen organizatës sonë politike, strukturave tona, por edhe votuesve tanë, nuk na e lejojnë luksin e pritjes dhe kërkimit të drejtësisë në një sistem gjyqësor që ende i vuan pasojat e regjimit të kaluar dhjetëvjeçar. Në të vërtetë, ashtu siç u njoftua opinioni, gjykatësi i njëjtë, në gjykatën e njëjtë, për lëndën e njëjtë dhe me numrin e njëjtë të arkivimit, i ka marrë dy vendime të ndryshme në data të ndryshme, që flet se në vendin tonë ka ende forca politike që vazhdojnë të ndërhyjnë brutalisht në institucionet e drejtësisë. Pa dashur të ndërhyjmë në motivet se pse ato forca ose grupe kanë pasur kaq shumë interes që ta ndihmojnë dhe favorizojë një grup që është konstatuar si falsifikues i dokumentacionit të partisë, Kuvendi Qendror, njëzëri, mori vendim që:- Kërkimi i drejtësisë të vazhdojë në instanca të tjera derisa drejtësia të vendoset plotësisht dhe mashtruesit ta marrin ndëshkimin e merituar;- Të ndryshojë emri i subjektit politik, që mos të mbetemi akoma peng i këtij kontesti juridik, por të veprojmë në përmbushjen e detyrimit tonë programor. Në frymë të kësaj Kuvendi Qendror e autorizoi Sekretarin e Përgjithshëm që ta organizojë përpjekjen për betejën e mëtejme juridike deri në arritjen e plotë të drejtësisë. Në këtë drejtim, ne tashmë i kemi marrë masat e nevojshme, i kemi aktivizuar lëndët përkatëse, i kemi njoftuar edhe të gjitha institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare dhe jemi të bindur se drejtësia herëdokurdo do të arrijë. Sepse, ashtu siç e dëshmon etja ekzistencën e ujit, ashtu edhe etja për drejtësi dëshmon se drejtësia ekziston dhe ne besojmë në atë. Ndërkaq, për vendimin e dytë Kuvendi Qendror – si organi më i lartë i partisë mes dy kongreseve, pas shumë diskutimeve e propozimeve, me vota unanime vendosi që organizata politike Autoktone, Autonome dhe Autentike, e cila është pranë autorëve të saj burimorë dhe pronarëve të saj ideorë, ideologjikë dhe legjitimë, tash e tutje të quhet AlternAtivA, duke u shkëputur kështu nga kurthi në të cilin kanë dashur ta fusin kundërshtarët e saj politikë dhe argatët e tyre. Në këtë mënyrë AlternAtivA do të vazhdojë ta ndjekë kursin e saj tradicional politik, atë që e kanë ndërtuar projektuesit e saj, t’i përfaqësojë strukturat e saj besnike dhe të vazhdojë ta bëjë betejën për vlerat në të cilat ajo beson dhe për të cilat ajo angazhohet.Që këtu do të më lejoni t’u bëjë thirrje aktivistëve, votuesve, mbështetësve dhe të gjithë njerëzve të tjerë vullnetmirë, që të vazhdojnë të na mbështesim dhe të besojnë se ne jemi ushtarët e njëjtë, me idealin e njëjtë dhe me vullnetin e njëjtë për ta bërë të njëjtën betejë për vlerat e njëjta: barazia, drejtësia, demokracia, mirëqenia, morali, familja, kombi mbeten njësoj në fokusin tonë bashkë me përkushtimin tonë për jetësimin e tyre. Dhe, ne do ta bëjmë këtë betejë jo vetëm sepse ashtu arrihet fitorja në zgjedhje, por sepse kjo është alternativa jonë e vetme për ta arsyetuar praninë tonë në këtë nënqiell, për ta kuptimësuar ekzistencën tonë, duke synuar ta ndërtojmë një botë që ne besojmë se është e virtytshme dhe e denjë për të jetuar ne dhe brezat që vijnë pas nesh. Zoti e bekoftë qëndrueshmërinë dhe sakrificën tuaj dhe na bëftë të denjë për ta bartur këtë mision.Ju faleminderit Skender Rexhepi – Zejdi, Sekretar i Përgjithshëm Shkup, 9 mars 2019

Gepostet von Alternativa am Dienstag, 12. März 2019

AlternAtivA: Jemi kundër diskriminimit të çdokujt dhe jemi PRO familjes tradicionale

Pasi që në opinion ka pasur disa reagime se, gjoja, ne kemi mbështetur një ligj që bie ndesh me vlerat tradicionale konservatore familjare, duam të sqarojmë për opinionin se AlternAtivA, si parti e qendrës së djathtë, që i mbron vlerat e moralit tradicional familjar, asnjëherë nuk do të pranojë që me asnjë ligj a kod tjetër të lëkundet identiteti i këtillë i familjes. Për neve familje është vetëm bashkësia burrë-grua me një bekim religjioz. Rrjedhimisht, secili tip tjetër i bashkëjetesës – ndonëse nuk mund ta ndalojmë dhe ta diskriminojmë lirinë e secilit që të jetojë si të dojë e çfarë të dojë të bëjë me jetën e tij – ne nuk do ta mbështesim asnjë normë juridike që e lejon të ndryshojë tipi i kësaj familje tradicionale. 
Ndërkaq ligji që është votuar sot (më 11 mars) ka të bëjë me diskriminimin dhe në thelb nuk ka lidhje me legalizimin e ndonjë tipi të familjes që bie ndesh me familjen tonë tradicionale. Me këtë ligj europian edhe vendi ynë futet në korniza të normave europiane të luftës kundër diskriminimit dhe tash e tutje nëse dikush diskriminohet pse është shqiptar ose pse është mysliman, qoftë në punë ose në çfarëdo situate tjetër, ekziston një ligj që e mbron nga diskriminimi. E, meqë në BE edhe orientimi seksual është përkatësi, me këtë ligj mbrohen nga diskriminimi edhe ata njerëz. Fundja, askush nuk mund ta diskriminojë askënd, edhe pse mund të besojë se vepra që e bën dikush është ves dhe vepër amorale. Në të vërtetë, shoqëria jonë është plot amoralitet sipas perceptimit tradicional, por askush nuk merr të drejtë ta gjykojë dikë dhe ta dënojë për ato veprime. 
Me rëndësi është që AlternAtivA mbetet besnike se nuk ka asnjë çmim që e detyron ta lëkundë nga vlerat konservatore dhe nga mbrojtja e familjes tradicionale.

Shkup, 11.03.2019

AlternAtivA – Shkup

Alternativa: Sërish u dëshmua që Maqedonia e Veriut nuk i përmbush standardet evropiane të drejtësisë

Shqiptimi i sotëm i dënimit për vrasësin e Almir Aliut, një masë shpërblyese për veprën e kryer, edhe një herë dëshmoi se Maqedonia e Veriut le që nuk i përmbush standardet europiane të drejtësisë, por me gjykime të këtilla etnike, ku shqiptarët për vrasje aksidentale dënohen me dënime të përjetshme, ndërsa maqedonasit për vrasje të qëllimshme gjykohen si për kundërvajtje në trafik, njëherazi flet edhe se drejtësia e vendit tonë mund të barazohet vetëm me vende si Koreja e Veriut.

Alternativa, duke qenë edhe vet viktimë e drejtësisë së politizuar, e dënon këtë qasje etnocentrike të gjykatave në vend dhe kërkon nga bashkësia ndërkombëtare më shumë angazhim dhe ndihmë në reformimin e sistemit të kalbur gjyqësor.

Nëse ne besojmë se drejtësia është shtylla themelore e një vendi demokratik, pas këtij vendimi mund të konludojmë se ky vend po rrëshqet drejt pikës ku drejtësia varet nga përkatësia etnike ose fetare  e palës që gjykohet.

Alternativa: E dënojmë gjuhën e urrejtjes të tifozëve të “Vardarit”


Pas fitores së mbrëmshme të Kupës Europiane të Hendbollit nga klubi i vendit tonë “Vardar”, kur tifozët në qendër të Shkupit brohoritën thirrje fashizoide antishqiptare, Alternativa e gjykon dhe dënon këtë gjuhë të urrejtjes e albanofobisë si shumë të dëmshme për marrëdhëniet ndëretnike në vend dhe konsideron se kjo është një dukuri që lë gjurmë të këqija edhe në perspektivën euro-atlantike të vendit tonë.

Alternativa pret që, bashkë me faktorët politikë e civilë në vend, edhe vet klubi “Vardar” të distancohet nga ajo gjuhë dhe të dëshmojë se sporti është përtej këtyre ndarjeve.

Me këtë rast Alternativa përfiton nga rasti që Klubit të Hendbollit “Vardar” t’ia urojë fitoren dhe suksese të këtilla t’u dëshirojë edhe klubeve të tjera sportive në vendin tonë.

Shkup, 03.06.2019                                                        Alternativa – Shkup

Alternativa e mbështet aksionin e ROSU-t dhe kërkon dëbimin e diplomatëve rusë nga Kosova

Alternativa e mbështet funksionimin e drejtësisë dhe shtetit ligjor, si në Maqedoni, ashtu edhe në vendet tona fqinje.

Në këtë drejtim, Alternativa e mbështet aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës dhe arrestimin e personave të dyshuar për vepra kriminele, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike.

Alternativa vlerëson se krimi nuk guxon të tolerohet në asnjë shtet në rajonin tonë, sepse tolerimi eventual mund të ketë efekte negative edhe për vendet fqinje. Apelojmë që këtë ta kuptojë edhe Beogradi zyrtar.

Kryetari i Alternativës sot ka realizuar biseda telefonike me disa zyrtarë kosovarë, duke shprehur mbështetje për çdo aksion që është në funksion të luftës kundër krimit të organizuar.

Me këtë rast kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare të hetohet deri në fund roli i dyshimtë i diplomatëve rusë në Kosovë dhe nëse konstatohet, edhe zyrtarisht, se ka shkelje të mandatit, ata të dëbohen nga Kosova.

Shkup, 28 maj 2019

Alternativa – Shkup

Departamenti për Informim

Kryetari Afrim Gashi takoi ambasadoren Danijela Barishiq

Kryetari Afrim Gashi takoi ambasadoren Danijela Barishiq

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, në vazhdën e takimeve me përfaqësuesit e faktorit ndërkombëtar, sot realizoi takim me Ambasadoren e Kroacisë në Shkup, Danijela Barishiq. 
Kryetari Gashi shprehu falënderime për ndihmën e parezervë që Kroacia e ka ofruar në procesin e euro-integrimeve dhe e siguroi Ambasadoren Barishq se Kroacia për shqiptarët, por edhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, paraqet një shtet mik dhe shtet shumë të afërt, përkrahja e të cilit vazhdimisht e ka shoqëruar shtetit tonë që prej pavarësisë.

Alternativa: Gashi e takoi ambasadorin e Italisë në Shkup

Alternativa: Gashi e takoi ambasadorin e Italisë në Shkup

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ishte në vizitë në Ambasadën e Republikës së Italisë në Shkup, ku u prit nga ambasadori italian në Shkup, z. Karlo Romeo.
Gashi e njoftoi Ambasadorin Romeo me zhvillimet më të reja politike në Alternativa, ndërsa temë e takimit ishin edhe aktualitetet e përgjithshme politike. 
Me këtë rast kryetari Gashi e njoftoi ambasadorin Romeo për qëndrimin që mban Alternativa për zgjedhjet presidenciale, duke theksuar se: “Në duhet të jemi seriozë me këtë çështje dhe nuk duhet të lejojmë shkujdesje, që e ka çmimin e një presidenti që mund t’i ktheje prapa proceset euro-integruese.”
Ndërkaq në lidhje me PSP-në kryetari Gashi potencoi se Alternativa do ta mbështesë punën e kësaj prokurorie si institucioni më i besueshëm në vend.
Ambasadori Romeo e falënderoi Gashin për vizitën dhe e përgëzoi për qasjen e tij konstruktive në proceset euro-atlantike.

Populare