Saturday, January 23, 2021
  • sq
  • en
  • mk
Home Blog Page 35

Kryetari i ALTERNATIVA-s, Afrim Gashi, realizoi takim me përfaqësuesit e OSBE-së në Shkup

Kryetari i ALTERNATIVA-s, Afrim Gashi, realizoi takim me përfaqësuesit e OSBE-së në Shkup

Kryetari i ALTERNATIVA-s, Afrim Gashi, i shoqëruar nga nënkryetari i partisë, deputeti Nexhbedin Kahremani, sot ka realizuar takim me përfaqësuesit e OSBE-së në Shkup, ambasadorin e OSBE-së, z. Clemens Koja, dhe përfaqësuesin politik në OSBE, z. Jeff Bieley.
Gjatë takimit në fjalë, kryetari Gashi ka njoftuar përfaqësuesit e OSBE-së për rolin konstruktiv që po e zhvillon Alternativa në koalicionin qeveritar dhe proceset integruese të vendit në rrugën europiane. Në këtë takim, gjithashtu, u bisedua edhe për zgjedhjet presidenciale të 21 prillit, me ç’rast kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, njoftoi se partia e tij do të zhvillojë fushatë europiane në përkrahje të kandidatit të përbashkët qeveritar, z. Stevo Pendarovski. 
Të dyja palët u dakorduan që takime të këtilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Afrim Gashi pjesëmarrës në seminarin regjional të organizuar nga NDI në Pragë

Afrim Gashi pjesëmarrës në seminarin regjional të organizuar nga NDI në Pragë

Kryetari i partisë politike “ AlternAtivA”, Afrim Gashi, ditë më parë ka qëndruar në kryeqytetin e Republikës Çeke, Pragë, ku ka qenë pjesëmarrës në seminarin rajonal të organizuar nga organizata ndërkombëtare NDI. Në mesin e shumë politikanëve, ekspertëve ndërkombëtarë dhe diplomatëve të huaj, kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, në seminarin me temë “ Effective Lawmaking and Legislative Trasparency”, ka qenë edhe bashkëbisedues dhe i vetmi politikan shqiptarë nga Maqedonia, ku janë diskutuar tema të ndryshme për vendin dhe rajonin.

Afrim Gashi e takoi Ambasadorin Gjerman, Thomas Gerberich

Afrim Gashi e takoi Ambasadorin Gjerman, Thomas Gerberich

Sot kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ishte në vizitë në Ambasadën e Republikës së Gjermanisë në Shkup, ku u prit nga Ambasadori Gjerman, z. Thomas Gerberich. Në këtë takim kryetari Gashi e informoi Ambasadorin për zhvillimet më të reja në partinë politike Alternativa, ndërsa u diskutua edhe për zgjedhjet ardhshme presidenciale, që do të duhej të jenë një test i demokracisë dhe pjekurisë të vendit, si dhe për procesin euro-integrues që e pret vendin pas këtyre zgjedhjeve. Me këtë rast Gashi e falënderoi Ambsadorin Gerberich për gjithë kontributin e Gjermanisë për demokratizimin e vendit dhe mbështetjen e ofruar ne agjendën euroatlantike, duke theksuar veçmas rëndësinë e ndihmës gjermane për zhvillimin ekonomik të Maqedonisë së Veriut. Ndërkaq, nga tjetër, Ambasadori Gjerman e vuri në spikamë edhe rolin konstruktiv që kanë pasur deputetët e Alternativës në procesin e ndryshimeve kushtetuese. Takimi përfundoi në mënyrë miqësore me dëshirë të dyanshme që diskutimet e këtilla të përbashkëta të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Kryetari Afrim Gashi takoi u.d. Ambasadore e SHBA-ve, Micaela Schweitzer-Bluhm

Kryetari Afrim Gashi takoi u.d. Ambasadore e SHBA-ve, Micaela Schweitzer-Bluhm

Kryetari i Alternativa-s, Afrim Gashi, sot realizoi takim me ushtruesen e detyrës Ambasadore e SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Micaela Schweitzer-Bluhm. Ky ishte takimi i radhës i kryetarit Afrim Gashi pas themelimit të Alternativa-s, me ç’rast kryetari e njoftoi u.d. Ambasadore për synimet politike të partisë Alternativa dhe shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm. Gjithashtu kryetari Gashi e falënderoi u.d. Ambasadore për kontributin e vazhdueshëm të SHBA-ve në procesin e demokratizimit të vendit dhe procesin e integrimit euro-atlantik.

Populare