Tuesday, January 19, 2021
  • sq
  • en
  • mk
Home Blog Page 3

Zejd Rexhepi nga Alternativa takohet me Zëvendesministrin e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, z. Dr. Serdar Çam

Deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi – Zejdi, sot ka realizuar takim me Zëvendesministrin e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, z. Dr. Serdar Çam.
“Në saje të vizitës në Ankara, sot kisha nderin të takohem me zëvendës ministrin e Kulturës dhe turizmit në R. e Turqisë, z. Dr. Serdar Çam, i cili njëkohësisht është edhe përgjegjës për punën e TIKA-së, YTB-së si dhe Institutit “Junus Emre”.
Në kuadër të aktiviteteve kulturore, zv. ministrin e njoftova për punën dhe aktivitetet e përkrahura nga ministria e Kulturës së Maqedonisë së Veriut në kohën e qeverisjes nga kuadrot e partisë “Alternativa”, si dhe biseduam për mundësitë dhe hapat e bashkëpunimit të ndërsjellë në sferën e zhvillimeve kulturore”, ka shkruar deputeti i AlternAtivA-s, Skender Rexhepi Zejdi.

 

Skender Rexhepi – Zejdi nga Alternativa takohet me kryetarin e TIKA-s në Ankara, z. Serkan Kajallar

Deputeti i AlternAtivA-s, Skender Rexhepi – Zejdi, sot ka qenë mysafir në selinë qendrore të Agjencionit Turk për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Ankara, ku realizuar takim me kryetarin e saj, z. Serkan Kajallar.
“Sot në selinë qendore të Agjencionit Turk për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Ankara, u takuam me kryetarin e saj, z. Serkan KAJALLAR me ç’rast biseduam për punën e deritnishme që TIKA e zhvillon në Ballkan, me theks të veçantë në Maqedoninë e Veriut.
Shfrytëzova rastin që kryetarit të TIKA-së t’i shprehi mirënjohje për punën e palodhshme që e zhvilloinë në përkrahjen e sektorit civil, si dhe në përkrahjen e projekteve zhvillimore nga pushteti lokal si në aspektin arsimor dhe infrastrukturë, poshtu edhe në aspektin e merremetimit dhe ruajtjes së objekteve fetare dhe atyre historike.
Nga ky takim u ndamë me konkluzione që edhe në të ardhmen do të vazhdoj bashkëpunimi i ndërsjellë si dhe kontributi i TIKA-së në vendin tonë”, ka shkruar deputeti i AlternAtivA-s, Skender Rexhepi – Zejdi.

Afrim Gashi realizoi takim me u.d. Ambasadore e SHBA-ve në Shkup, znj. Jennifer R Littlejohn

Sot kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, realizoi takim me u.d. Ambasadore e SHBA-ve në Shkup, znj. Jennifer R Littlejohn.
Në këtë takim virtual, që zhvillohet kështu për shkak të gjendjes së pandemisë, kryetari Gashi e njoftoi znj. Jennifer R Littlejohn për zhvillimet aktuale politike dhe rolin që ka në to AlternAtivA si subjekt opozitar. Me këtë rast kryetari Gashi shfaqi shqetësimin e tij për menaxhimin e situatës nga qeveria aktuale, sepse shifrat e të infektuarve dhe të vdekurve nga pandemia Covid-19, si dhe kriza ekonomike, sociale e arsimore, janë shenjë se Maqedonia e Veriut është futur në një gjendje shumë të rënduar.
Përveç kësaj, kryetari Gashi shprehu brengën e tij edhe nga mospërmbushja e detyrës për hapjen e bisedimeve për integrim në BE, që po ashtu – sipas tij – ka ardhur për shkak të qasjes ekskluziviste të kësaj qeverie.
Znj. Littlejohn, nga ana e saj, shfaqi mirëkuptim për angazhimin konstruktiv opozitar të AlternAtivA-s dhe u shpreh se të gjithë aktorët politikë në vend duhet të punojnë bashkërisht për kapërcimin e kësaj krize.
Takimi u mbyll me konstatimin se takimet e këtilla janë të nevojshme dhe se duhet të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

 

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA: Këto ishin 100 ditë ditët më të vështira në historinë e vendit – patjetër të krijohet qeveri e zgjeruar

Sot, në 100-ditëshin e formimit të qeverisë, koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA organizoi konferencë për media, për të dhënë vlerësimin e saj përkitazi me këtë 100-ditësh. Me këtë rast në fillim u prezantua një video-material i shkurtër, që e ilustronte në mënyrën më të mirë se kjo qeveri është vendosur mbi paradigmën e gënjeshtrës dhe mashtrimit.
Pas kësaj gazetarëve iu drejtuan liderët e koalicionit, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi, derisa në sfond ishin ngjitur pankarta me premtimet e parealizuara dhe skandalet e kësaj qeverie.

Me këtë rast kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, tha: “Kjo është qeveri që lirisht mund të quhet ‘qeveri e mashtrimit dhe gënjeshtrës’.” Me këtë rast ai shtoi se: “Qytetarët e vendit nuk e meritojnë këtë qeverisje, që brenda çdo jave i ndryshon deklaratat, që nuk ka pikë morali të qeverisë më, andaj sa më shpejt duhet të japë dorëheqje dhe të krijohet qeveri e zgjeruar.” Sipas tij, “kjo qeveri e ka shkatërruar ekonominë dhe shëndetin e qytetarëve, ndërsa tash synon që ta legalizojë edhe marihuanën, që sigurisht shkon vetëm në favor të biznesit të tyre”. “Përveç kësaj – sipas tij – partneri shqiptar i kësaj qeverie nuk e ka mbajtur asnjë premtim ndaj shqiptarëve dhe prandaj është mashtruesi më i madh i këtij 100-ditëshi”, përfundoi ai.

Ndërkaq kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, në fjalën e tij u shpreh: “Këto 100 ditë nuk janë zakonshme edhe pse kaluan në një gjendje të jashtëzakonshme. Prandaj emri më i saktë i kësaj qeverie është ‘Dështimi’ dhe ‘Përjashtimi’.” E duke i elaboruar qëndrimet e tij, ai tha se: “Kjo qeveri ka dështuar për katër arsye: dështim në menaxhimin e pandemisë – ne sot kemi vdekshmërinë më të lartë në Europë; dështim në menaxhimin e vitit shkollor – ky vit po dështon për shkak të mungesës së kushteve themelore për zhvillimin e mësimit; dështim në menaxhimin e integrimit – nuk po fillojnë bisedimet me BE-në pikërisht për shkak të qasjes ekskluzive të kësaj qeverie dhe në fund është dështimi në menaxhimin e ekonomisë – kemi dështim të plotë – 85.000 vende pune të humbura, shumë biznese të falimentuara dhe asnjë motivim financiar as për personelin mjekësor e as për arsimtarët”. “Prandaj – përfundoi ai – kjo qeveri sa më shpejt duhet të japë dorëheqje dhe të krijohet një qeveri e zgjeruar, në mënyrë që të shpëtojmë jetën e qytetarëve dhe ta ndihmojmë bashkërisht funksionimin e shtetit”.

Pas deklaratave të tyre vijoi pjesa e pyetjeve të gazetarëve, në të cilat dy kryetarët u përgjigjën.

Konkluzioni i përgjithshëm i kësaj konference ishte se këto 100 ditë ishin ditët më të vështira në historinë e vendit dhe se krejt kjo është arsye që kjo qeveri sa më shpejt të ikë dhe të krijohet qeveri e zgjeruar, në mënyrë që qytetarët të shpëtojnë jo vetëm nga mashtrimet e saj, por edhe që ta shpëtojnë jetën dhe mirëqenien e tyre sociale.

Shkup, 09.12.2020 Koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA

Afrim Gashi uron Ditën Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçanta

Njerëzit, në përgjithësi, janë të njëjtë, por vetëm disa janë TË VEÇANTË. Ata janë shenjat e Zotit në tokë.

Sado që të bëjmë për ata, përsëri u mbetemi borxh atyre.

Urime Ditën Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçanta”, ka shkruar kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi.

Hysni Ismaili realizon vizitë në Qendrën e Autizmit “Fluturo për Jetën” – Tetovë

Ish ministri i Kulturës, aktualisht deputet i AlternAtivA-s, Hysni Ismaili, sot ka realizuar takim me përfaqësuesit e Qendrës për Autizëm “Fluturo për Jetën” me seli në Tetovë.
Gjatë takimit, Ismaili u njoftua për së afërmi mbi punën dhe angazhimin e shoqatës për Autizëm “Fluturo për Jetën”.
Në fund të takimit, deputeti Ismaili bibliotekës së kësaj shoqate, i dhuroi disa komplete librash për fëmijët.

 

Afrim Gashi: Dita e Flamurit është festë që i bashkon shqiptarët anekënd botës

“Dita e Flamurit është festë që i bashkon shqiptarët anekënd botës, është festë mbi të cilën e ndërtuam shtetin, kombin dhe identitetin tonë mbarëkombëtar.
E gëzofshim për mot e jetë 28 Nëntorin.
Urime!”, ka shkruar kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi.

 

FR – AlternAtivA shpërndanë flamuj kombëtar në periferitë shqiptare

Sipas një tradite, sot Forumi Rinor i partisë së Afrim Gashit “AlternAtivA”, në shenjë të Ditës së Flamurit – 28 Nëntor, ka realizuar aksionin e shpërndarjes së flamujve kombëtar në fshatrat shqiptare të Krushevës, ku u vizituan edhe banorët e fshatit Presil.
Me këtë aksion, rinistët e Alternativës vizituan fshatrat shqiptare të Krushevës, ku në bashkëbisedim me banorët e kësaj ane u fol edhe mbi rëndësinë e Flamurit dhe 28 Nëntorin si datë sensibilizuese mbarëshqiptare në të gjitha trojet shqiptare.
Vlen të theksohet se kjo traditë e vizitës së fshatrave në periferitë shqiptare, realizohet tash e 6 vite (që nga themelimi i partisë më nëntor 2014) nga rinistët e Afrim Gashit.

AlternAtivA – Forumi i Gruas Tetovë: Shpifjet nuk e lëkundin rrugën tonë

Pas botimit të disa spekulimeve dhe shpifjeve kundrejt eksponentëve të lartë të Alternativës, si dhe Forumit të Gruas të Alternativës në Tetovë, dëshirojmë ta njoftojmë opinionin se le që nuk ka largime nga Alternativa në Tetovë, por prurjet e reja dhe mbështetjet e vazhdueshme dëshmojnë se meskiniteti i atyre që largohen nuk e lëkund aspak udhën tonë.
Është për të ardhur keq që disa njerëz nuk përtojnë t’i përdorin edhe gratë për përplasje politike, por kjo mbetet në nderin e tyre. Aq më neveritëse është që pikërisht ata që i vardiseshin më së shumti dhe i thurnin lavdet më patetike ish ministrin, Dr. Hysni Ismaili, deputet aktual, sot janë pikërisht ata që vjellin vrer kundër tij.
Sidoqoftë, ne edhe në këtë çast jemi të detyruar ta citojmë kryetarin tonë, Afrim Gashi, se “ata që kanë ardhur te ne për të përmbushur vetëm interesa të ngushta individuale, një ditë do të ndahen nga ne”. E vështirë është kjo rrugë për njerëz që politikën e perceptojnë në kalkulator personal ekonomik.
Rruga jonë vazhdon!

AlternAtivA – Forumi i Gruas Tetovë

Tetovë, 23.11.2020

AlternAtivA: Qeveria ka dështuar, por faturën po e paguajnë qytetarët me shëndetin e tyre

Të shqetësuar për realitetin aktual shumë të rëndë me shëndetin publik në vendin tonë dhe për të nesërmen shëndetësore të qytetarëve tanë, AlternAtivA dëshiron ta ngrejë alarmin për mungesën e seriozitetit dhe përgjegjshmërisë së Ministrisë së Shëndetësisë, Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe, përgjithësisht, Qeverisë, për menaxhimin e kësaj pandemie, nevojën urgjente të angazhimit të të gjitha resurseve profesionale të sektorëve të ndryshëm për menaxhimin me këtë situatë shëndetësore thellësisht të rënduar dhe domosdoshmërinë e sensibilizimit të qytetarëve tanë për respektimin e masave për mospërhapjen e infeksionit.
Ne gjykojmë se, fatkeqësisht, kjo qeveri, Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Sëmundje Ngjitëse nuk i morën në kohë masat e nevojshme për parandalimin e infeksionit me SARS COV2 dhe e neglizhuan nevojën për t’u përgatitur me valën e dytë. Si pasojë e kësaj, vendi ynë sot po përballet me valën e dytë të pandemisë, duke shënuar numër shumë-shumë të madh të të infektuarve, të sëmurëve me COVID-19 dhe të vdekjes së tyre.
Kjo situatë ka nxjerrë në skenë:
– mungesën e kapaciteteve, aparaturave mjekësore dhe materialeve të tjera për mjekim, veçanërisht të rasteve të rënda, por edhe të të sëmurëve të tjerë të hospitalizuar;
– mungesën e personelit mjekësor të nevojshëm, kjo si pasojë edhe e infektimit dhe sëmurjes në vazhdimësi të një numri jo të vogël të këtij personeli në kushtet e mungesës se materialeve dhe hapësirave të papërshtatshme në një pjesë të madhe të spitaleve të vendit tonë;
– kaosin e keqmenaxhimit dhe komunikimit jo të drejtë dhe jofunksional ndërmjet qendrave Covid;
– humbjen e besimit te sistemi ynë shëndetësor;
– politizimin e shëndetësisë dhe përplasjen e saj me interesa të tjera; dhe
– mungesën e një protokolli të unifikuar dhe të miratuar për mjekimin e këtyre të sëmurëve.

Fatkeqësisht, institucionet kompentente me papërgjegjësinë e tyre na sollën në një situatë kritike, ku “vala e dytë” e pandemisë na ka përfshirë si një stuhi vrastare, që për çdo ditë e më shumë po merr jetë njerëzish të moshave të ndryshme. Të mos harrojmë se Maqedonia e Veriut është në vendin e parë në Europë për vdekshmërinë nga Covid-19, kjo mbase edhe për shkak të mungesës ose keqmenaxhimit me oksigjen te pacientët e shtruar nëpër spitale.
Në kohën që ministri i Shëndetësisë deklaron se edhe kapacitetet spitalore të spitaleve private do të angazhohen në përballjen me të sëmurët me Covid-19, në kohën kur Qeveria ka shpallur gjendje krize për 30 ditë, është e kuptueshme se sistemi shëndetësor publik në vendin tonë është buzë kolapsit dhe se shëndeti publik është rënduar tejmase.
Nga kjo katrahurë e sistemit tonë shëndetësor po vuajnë edhe të sëmurët kronikë dhe të sëmurët e tjerë, të cilët diagnostikohen dhe trajtohen me vonesë ose që vazhdojnë të jenë të padiagnostikuar. Kjo gjendje është me pasoja të rënda për shëndetin e këtyre të sëmurëve, por askush nga institucionet kompetente nuk është i interesuar dhe nuk e vlerëson këtë, sepse ata janë të përmbytur në paaftësinë e menaxhimit të kësaj situate. Tashmë është e dukshme se Qeveria ka dështuar, por faturën e këtij dështimi po e paguajnë qytetarët me pasoja shëndetësore, me pasoja ekonomike e sociale, por – fatkeqësisht – një numër jo i vogël i rasteve edhe me jetën e tyre.
Të shqetësuar tejmase për shëndetin e qytetareve tanë, ekonominë dhe problemet sociale të familjeve, kërkojmë që:
– Qeveria të ndalojë me politizimin e pandemisë dhe të hapet për të gjithë që mund të ndihmojnë, në mënyrë që mos dëmtohet edhe më shumë shëndeti i qytetarëve. Në të kundërtën vendi ka nevojë urgjente për një qeveri tjetër dhe

Populare