Saturday, September 19, 2020
  • sq
  • en
  • mk
Home Blog Page 2

AlternAtivA: Të kthehet çmimi i vjetër i rrymës elektrike

Duke parë gjendjen e rënduar ekonomike të qytetarëve, veçanërisht pas pandemisë, konsiderojmë se shtrenjtimi i çmimit të rrymës elektrike është një dëm i madh që u bëhet qytetarëve të vendit tonë. Pavarësisht shpjegimeve që i japin institucione të caktuara, vetëm fakti i shtrenjtimit të rrymës është dëshmi e pakujdesisë ndaj buxhetit familjar të qytetarëve tanë.
Kjo edhe është arsyeja që AlternAtivA e mbështet çdo aksion qytetar kundër këtij shtrenjtimi, rrjedhimisht edhe protestat dhe aktivitetet e tjera publike.
Duke u gjendur në këtë situatë, AlternAtivA u bën thirrje institucioneve, që kanë marrë një vendim të tillë, që ta rishqyrtojnë atë, duke e kthyer çmimin e vjetër, sepse reagimet e drejta qytetare mund të shpijnë në trazira sociale të paparashikueshme për stabilitetin e vendit.

AlternAtivA mbetet në anën e qytetarëve!

Shkup, 13.08.2020 AlternAtivA – Shkup

Агим Нухиу по Синичани се одмаздува на полицајци-Албанци

Министерот за внатрешни работи, Агим Нухиу, дури и по акциите во Синичани, продолжува да се занимава со Албанците. Овој пат со деградација на полицајци-Албанци во министерството каде тој раководи.
ДУИ преку партиски војници како Агим Нухиу ги користи државните позиции за одмазда против сите што гласаа за промена. Ваквото однесување на ДУИ им штети на луѓето директно, но и на државата. Нагласуваме дека државните институции треба да функционираат со професионалци, а не со војници кои работат под партиски наредби.
Апелираме до локалните институции, но и меѓународната заедница да преземат постапки согласно законот со кои ќе се запре злоупотребата на МВР за партиски интереси. Ова министерство мора под итно да прекине со деградацијата на албанските професионалци, кои ја вршат својата работа како што треба.
Ваквите постапки на ДУИ се само сведоштво за гневот на нивниот пораз на последните избори! Дојде време нашата држава конечно да стави крај на ваквите режими и да започне да функционира во европски дух.

Коалиција Алијанса за Албанците и Алтернатива

Скопје, 04.08.2020

Agim Nuhiu pas Siniçanit hakmerret ndaj policëve shqiptarë!

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu edhe pas veprimeve në Siniçan vazhdon të merret me shqiptarët. Kësaj here me degradime te policëve shqiptarë pranë ministrisë që ai udhëheqë.
BDI nëpërmjet ushtarëve partiakë, siç është Agim Nuhiu, shfrytëzon pozitat shtetërore për hakmarrje ndaj atyre që votuan për ndryshim. Kjo sjellje e BDI-së dëmton popullin në mënyrë direkte, por edhe shtetin gjithashtu. Theksojmë se institucionet shtetërore duhet të funksionojnë me profesionistë e jo ushtarë që punojnë nën urdhra partiakë.
Apelojmë deri te institucionet vendore, por edhe ato ndërkombëtare, që të ndërmerren veprime në përputhje me ligjin që do ta ndalojë keqpërdorimin e MPB-së për interesa partiake. Kjo ministri duhet urgjentisht të ndalojë me degradimin e profesionistëve shqiptarë, të cilët punën e tyre bëjnë ashtu siç duhet.
Veprimet e tilla të BDI-së dëshmojnë vetëm për mllefin e humbjes së tyre në zgjedhjet e fundit! Ka ardhur koha që shteti ynë përfundimisht t’u japë fund regjimeve të tilla dhe të fillojë të funksionojë në frymë europiane.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa

Shkup, 04.08.2020

****

 

Deklarata e Marshit për Demokraci: Ta kthejmë demokracinë te shqiptarët

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA: Ta kthejmë demokracinë te shqiptarët

Të nderuar qytetarë, ju pjesëmarrës të këtij marshi dhe ju përfaqësues të mediave,
Jemi sonte këtu para Zyrës së Delegacionit të Bashkimit Europian në Shkup që, në përmbyllje të këtij marshi dhe në frymë të vlerave që i promovon BE-ja, ta përcjellim qëndrimin e partive që e kanë organizuar këtë marsh – Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës.
Ne gjykojmë se zgjedhjet që sapo kanë përfunduar kanë dëshmuar edhe një herë se demokracia te shqiptarët është një nocion pa përmbajtje, sepse fjala zgjedhje në kampin politik shqiptar është bërë e barasvlershme me fjalën vjedhje. Manipulimi i vullnetit të votuesit shqiptar, që ndodhë tashmë në disa cikle zgjedhore e që brutalisht doli në pah veçmas në zgjedhjet e fundit, për ne është alarm se nëse nuk reagojmë sot, nesër mund të jetë shumë vonë. Në të vërtetë, ne si parti edhe mund të tërhiqemi nga kjo garë pabarabartë dhe jo e drejtë për ne, por druajmë se votuesit shqiptarë do të rrëshqasin drejt diktaturës dhe në plan afatgjatë mund të ketë implikime të padëshirueshme dhe të paparashikueshme jo vetëm për shqiptarët, të cilët sot janë viktima të kapjes së shtetit.

Prandaj ne jemi sonte këtu për të deklaruar me sa vijon:
Zgjedhjet e organizuara më 15 korrik 2020 për koalicionin Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA janë zgjedhjet më jodemokratike që kurdoherë janë organizuar në vendin tonë. Blerja e votës, zhvatja e votuesve, korruptimi dhe kërcënimi i komisionarëve, uzurpimi i lirisë së zgjedhjes, votimi për njerëz që nuk janë vendin tonë, abuzimi në procesverbale dhe manipulimet e tjera me të drejtën e votës janë për ne sinjale se shoqëria shqiptare në Maqedoninë e Veriut është kapur peng nga një kastë mafiozësh, që shtiren si parti politike e që nuk merren më me oferta zgjedhore, porse janë të prirë vetëm për mjete jolegjitime që kanë për synim grabitjen e vullnetit të lirë të qytetarëve.
Mënyra e këtillë e organizimit të zgjedhjeve përveç që i vë njollë të zezë demokracisë në vendin tonë, shkakton edhe dekurajim te qytetarët shqiptarë për të marrë pjesë në zgjedhje kur tashmë dihet rezultati zgjedhor dhe, aq më tepër, kjo e vret demokracinë, duke na kthyer në një monizëm, diktaturë ose, më saktë, demokraturë, që si përfundim mund të ketë pakënaqësi të akumuluar që mund të shpërthejë në trajta të paimagjinueshme.
Kjo edhe është arsyeja që sonte jemi këtu për të deklaruar se për ne Bashkimi Demokratik për Integrim nuk është fituesi i këtyre zgjedhjeve, por është grabitësi i vullnetit politik shqiptar dhe, rrjedhimisht, ai mund ta ketë legalitetin që ia njeh i a.q. Komision Shtetëror i Zgjedhjeve, por kurrë nuk do ta ketë legjitimitetin e përfaqësimit të popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Duke u nisur nga kjo ne kërkojmë nga vendet e Bashkimit Europian që:
Të dënohet abuzimi me të drejtën e votës në vendin tonë dhe mos të njihet legjitimiteti i BDI-së si përfaqësuese e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut;
Me ndihmën e BE-së të fillojë procesi i reformimit rrënjësor të Kodit Zgjedhor, në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme të jenë shembull i mirë se vendi ynë i ka përmbushur standardet europiane për zgjedhje të drejta dhe demokratike.

Beteja jonë për demokraci do të vazhdojë edhe më tej dhe ajo nuk do të ndalet deri në arritjen e demokracisë së plotë edhe në kampin politik shqiptar. Ne tashmë i kemi 12 deputetë që, pavarësisht a do të jenë pjesë e shumicës a jo, ata do të jenë zëri i shqiptarit për demokraci dhe ne nuk do të lejojmë që asgjë tjetër ta zëvendësojë demokracinë në vendin tonë. Nëse ne jemi shtet që synon integrimin evropian, liria dhe demokracia duhet të jenë kryefjala e këtij integrimi.

Shkup, 27.07.2020

Forumet e të rinjve të koalicionit Alternativa – Aleanca për Shqiptarët realizuan marshin elektoral në Çair

Forumi i të rinjve të koalicionit FRAAA & FRASH, sot realizuan marshin elektoral në Çair të Shkupit. Aktivistët dhe simpatizantët e FRAAA & FRASH sot gjatë aktivitetit “marsh elektoral” në Çair kanë takuar qytetarë dhe banorë të Çairit, me ç’rast janë shpërndarë edhe fletushka propagandistike disa orë para përmbylljes së fushatës zgjedhore. Aktivistët e koalicionit “TASH është koha” marshin elektoral e filluan nga Çarshia e Vjetër e Shkupit, duke vazhduar në rrugën Çairçane, lagjen Çair duke përfunduar tek Sheshi në Çarshinë e Vjetër.

TASHështëkoha

Rretho numrin 5

Kandiati për deputet i koalicionit “TASH është koha”, Hysni Ismaili realizoi takim me banorët fshatit Gurgurnicë të komunës së Bogovinës

Kandidatët për depuetet në njësinë zgjedhore 6, Hysni Ismaili dhe Adnan Neziri, së bashku me aktivistët e koalicionit “TASH është koha”, sot kanë realizuar takim me banorët e fshatit Gurgurnicë të komunës së Bërvenicës.
Kandidatët per deputet janë njoftuar nga afër për gjendjen e vështirë ekonomike të banorëve të kesaj anë të cilët nga pushteti i BDI, për më shumë se 16 janë lënë në harresë, si nga pushtet lokal ashtu edhe nga ai qëndror.
” Ne nuk flasim për të kaluarën – tash është koha ta bajmë ndryshimin. Është koha e fundit t’i themi stop degradimit shqiptar të BDI-së”, tha Ismaili.
Dy kandidatët për deputet, Neziri dhe Ismaili, si deputet të ardhshëm në Kuvendin e RMV dhe si përfaqësues të këtyre zonave, janë zotuar se koalicioni ASH-AAA do të angazhohet maksimalisht për përmirësimin e jetës së banorëve të kësaj ane, duke ju mundësuar vende të reja pune, mundësi për zhvillim për turizëm si dhe subvencione të ndryshme për bujqësi dhe blegtori.
Tash është koha që ta sjellim ndryshimin.

TASHështëkoha

Voto 5

Kandiati për deputet i koalicionit “TASH është koha”, Hysni Ismaili dje realizoi takim me banorët fshatrave Bozofcë dhe Brodec të Malësisë së Tetovës

Kandiati për deputet i koalicionit “TASH është koha”, Hysni Ismaili dje realizoi takim me banorët fshatrave Bozofcë dhe Brodec të Malësisë së Tetovës

Kandidatët për depuetet në njësinë zgjedhore 6, Hysni Ismaili dhe Adnan Neziri, dje kanë vizituar disa nga fshatrat e Malësisë së Tetovës, ku u takuan me banorët e fshatrave Bozofcë dhe Brodec.
Kandidatët per deputet janë njoftuar nga afër për gjendjen e vështirë ekonomike të banorëve të kesaj anë të cilët nga pushteti i BDI, për më shumë se 16 janë lënë në harresë, si nga pushtet lokal ashtu edhe nga ai qëndror.
Kandidatët për deputet, Neziri dhe Ismaili si deputet të ardhshëm në Kuvendin e RMV dhe si përfaqësues të këtyre zonave, janë zotuar se koalicioni ASH-AAA do të angazhohet maksimalisht për përmirësimin e jetës së banorëve të kësaj ane, duke ju mundësuar vende të reja pune, mundësi për zhvillim për turizëm si dhe subvencione të ndryshme për bujqësi dhe blegtori.
Tash është koha që ta sjellim ndryshimin.

TASHështëkoha

Voto 5

Afrim Gashi nga tubimi qendror në Haraçinë: Shqiptarët votojnë shqip për ndryshim

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, së bashku me partnerët e koalicionit “TASH është koha”, ka qëndruar në Haraçinë të Shkupit, ku është takuar me banorët e kësaj ane për të biseduar rreth problemeve reale me të cilat ballafaqohen qytetarët.
” Dallimi mes nesh dhe atyre tjerëve është evidente. Ata janë tek simbolika, ne jemi te përmbajtja. Ata janë te individ, ne jemi te populli. Ne flasim me gjuhën e popullit dhe jemi në shërbim të popullit. Shqiptarët duhet të bëjnë kthesën historike të ndryshimit, qytetarët e provuam të kaluarën, tash duhet të shohim të ardhmen. Mos harroni, e ardhmja jemi ne – ndryshimi jemi ne. Shqiptarët votojnë shqip për ndryshim”, ka thënë Gashi.

Tash është koha
Voto 5


Afrim Gashi realizoi takim me tregtarët e “Tregut të Gjelbër – Kvantashki” në Shkup

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, së bashku me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, dhe partnerët e koalicionit “TASH është koha”, sot në mëngjes ka vizituar tregtarët e “Tregut të Gjebër – Kvantashki” në Shkup. Gjatë këtij takimi, kryetari Gashi u njoftua për së afërmi me hallet e tregtarëve dhe problemet socio-ekonomike të tyre. Koncepti “shtet për të gjithë” do të jetë zëri i afaristëve dhe investimeve kapitale në vend.

TASH është koha

Voto numrin 5


Afrim Gashi nga tubimi qendror në Gostivar / Gashi: Ne po krijojmë një sistem të ri të mendësisë politike

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, së bashku me Hysni Ismailin dhe partnerët e koalicionit “TASH është koha”, pas takimeve në fshatin Kamjan të Bogovinës, dhe pas tubimeve në fshatrat: Çegran dhe Çajle, agjendën ditore e përmbylli me tubimin qendror në Gostivar.
” U bëmë bashkë unë dhe Ziadini për shqiptarët që më 15 korrik të fitojnë shqiptarët. Qeverisja jonë është ndryshe, këtë e dëshmuam në kulturë, ndërsa pas 15 korrikut qytetarët ndryshimin do ta ndjejnë në gjitha sferat. Gjithë administratorëve shqiptarë ju themi se ne do ju shërbejmë të gjithëve njësoj.
Mendësinë e vjetër të shekullit XX më 15 korrik do ta fundosim. Pas 15 korrikut do të instalojmë një mendësi të re politike – shekulli XXI është i shqiptarëve dhe të rinjve”, tha Gashi.
“Entuziazmi dhe vullneti i fuqishëm për ndryshim shihet gjithandej tek shqiptarët.
Më 15 korrik masovikisht të dalim në zgjedhje dhe ta sjellim ndryshimin”, përfunduar kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi.

TASHështëkoha

Rretho numrin 5

Populare