Kryetari i forumit rinor
Afan Elezi – Kryetar i forumit të rinisë i Alternativa-s
I lindur më 02.08.1992, ne Gostivar. Shkollimin fillorë e ka kryer në vendlindje, ne shkollën fillore “Çajla”, fshati Çajlë, komuna e Gostivarit. Më pas regjistrohet në shkollën e mesme komunale, SH.M.E.K “Gostivar” në Gostivar, ku edhe mer titullin Teknik Ekonomik.
Në vitin 2010 regjistrohet në Fakulltetin Juridik pranë UEJL-së, Tetovë. Në vitin 2013 i kryen studimet dhe merr titullin Jurist i diplomuar. Më pas regjistron masterin në fakulltetin juridik pranë UEJL-së, ku e mbron me sukses temën e masterit në vitin 2016 me titull “ Gjykata e Hagës dhe vendimet e marra për krimet e luftës në territoret e ish Jugosllavisë”, nën mentorimin e profesorit Bekim Nuhija, dhe merr titullin Magjistër i shkencave juridike.
Pas mbarimit të studimeve, e regjistron punën praktike në Gjykatën themelore në Gostivar dhe punon si asistent në zyrën e gjykatësit, z.Daut Ristemi për 1 (një) vit.
Në vitin 2017 angazhohet si këshilltarë juridik në kabinetin e kryetarit të komunës së Gostivarit, ku punon për 7 muaj.
Në qershor të vitit 2018, angazhohet si Këshilltarë i posaçëm për çështje juridike i Ministrit të kulturës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Asaf Ademi.
Momentalisht e ushtron detyrën e njejtë në të njejtin institucion, nën udhëheqjen e Dr.Hysni Ismailit.
Aktivitete
Njohja e gjuhëve:
Shqip – gjuhë amtare
Maqedonisht - lexon, shkruan dhe flet rrjedhshëm
Anglisht – lexon dhe flet mjaftueshëm
Aftësi menaxheriale
Aftësi për të punuar në ekip
Aftësi të mira analitike
Aftësi të mira ndërpersonale