“Dje, në qytetin e Tetovës, prita në takim Guvernatorin e qytetit të Edirnës, z. Ekrem Canalp. Gjatë qëndrimit të tij, kishim rastin që të së bashku të realizojmë takim me përfaqësuesit e Fondacionit Turk “Maarif”, ku u fol në përgjithësi mbi gjendjen arsimore në vend dhe prioritetet e fondacionit “Maarif” në zhvillim arsimor në vend. Gjithashtu, gjatë qëndrimit njëditor të guvernatorit Canalp, vizituam edhe “Xhaminë e Pashës” në Tetovë, si njëra ndër monumentet më historike të qytetit tonë”, ka shkruar deputeti i Alternativës, Hysni Ismaili.