AlternAtivA: Tubimet e BDI-së në Çair janë të rrezikshme për jetën e qytetarëve

AlternAtivA: Tubimet e BDI-së në Çair janë të rrezikshme për jetën e qytetarëve

AlternAtivA: Tubimet e BDI-së në Çair janë të rrezikshme për jetën e qytetarëve

Mbrëmë në Çair u mbajt një tubim, në të cilin i kishin detyruar të shkojnë dhunshëm arsimtarët, administratorët e personelin mjekësor. Dhe, për ta rritur kërcënimin kundrejt tyre, tubimi kaloni nën krisma të mëdha të pushkëve dhe pistoletave, me çka u rrezikua seriozisht jo vetëm jeta e të pranishmëve aty, por edhe e kalimtarëve të rastit.
Duke e parë këtë gjendje, nuk mund të mos konstatojmë se BDI në Çair, nga frika e humbjes, ka filluar ta rrezikojë edhe jetën e aktivistëve dhe qytetarëve të tjerë.
Ne presim që Ministria e Punëve të Brendshme ta ndriçojë rastin dhe t'i arrestojë ata që e kanë rrezikuar rendin publik. Në të kundërtën, jemi të detyruar të kërkojmë nga MPB-ja që të njoftojë se ku do të mbajë tubim BDI-ja, në mënyrë që paraprakisht të evakuohet popullata.
Sidoqoftë, ne do të vazhdojmë me fushatën tonë të qetë, dinjitoze e korrekte, sepse as një fitore nuk është më e vlefshme se humbja e një jete.

AlternAtivA - Shkup

Shkup, 29.09.2021

Close