AlternAtivA: Kryesia Qendrore i përcaktoi bartësit e përgjegjësive publike në Qeverinë e RMV-së

AlternAtivA: Kryesia Qendrore i përcaktoi bartësit e përgjegjësive publike në Qeverinë e RMV-së

AlternAtivA: Kryesia Qendrore i përcaktoi bartësit e përgjegjësive publike në Qeverinë e RMV-së

Sonte Kryesia Qendrore e Alternativës, në mbledhjen e saj të radhës, diskutoi për temën e bartësve të përgjegjësive publike në institucionet shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në një atmosferë të komunikimit kolegial dhe me respekt, Kryesia Qendrore diskutoi për parimin e përfaqësimit më të mirë të Alternativës, duke i përzgjedhur kuadrot më të mira dhe më cilësore që i ka partia.
Kështu, pas një debati të frytshëm dhe të argumentuar, ashtu siç është parashikuar në Statutin e partisë, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i propozoi emrat e bartësve të funksioneve publike, ndërsa Kryesia Qendrore në mënyrë unanime e pranoi propozimin e tij.
Ndonëse disa nga pozitat kanë mbetur të konfirmohen ditëve në vijim, këtu më poshtë po i japim disa nga emrat që do t’i bartin funksionet publike në Kuvend, në Qeveri ose në dikastere të tjera të pushtetit ekzekutiv:
- Hysni Ismaili – nënkryetar i Kuvendit të RMV-së
- Bekim Sali – ministër i Shëndetësisë
- Admirim Aliti – ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës
- Xhemail Çupi – ministër pa resor – përgjegjës për mërgatën
- Lulzim Aliu – zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës
- Abdylshyqyr Abedini – zëvendësministër i Bujqësisë
- Daim Luçi – zëvendësministër i Kulturës
- Orhan Murtezani – drejtor në MEPSO
- Amir Elezi – drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës
- Dritan Bexheti – drejtor i Fondit Pensional dhe Invalidor
- Mubekir Palloshi – drejtor i SHA “Hekurudhat e Maqedonisë –Transporti”
- Blerim Abazi – drejtor në Drejtorinë e Librave Amë
- Bekim Emini – drejtor i Agjencisë së Investimeve të Huaja.

Në mbledhje u caktuan edhe bartësit ose drejtuesit e disa institucioneve të tjera publike, që do të publikohen ditëve në vijim.
Në fund të mbledhjes kryetari Afrim Gashi, duke u uruar sukses kandidatëve të propozuar për funksione publike, kërkoi nga ata që detyrën e besuar ta ushtrojnë me dinjitet, respekt dhe konform parimeve politike e etike të Alternativës.

AlternAtivA – Shkup

Shkup, 18.12.2021

Close