Afrim Gashi u takua me kryetarin e ri të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski

Afrim Gashi u takua me kryetarin e ri të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski

Afrim Gashi u takua me kryetarin e ri të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i shoqëruar nga nënkryetarja Safije Sadiki - Shaini, sot në selinë qendrore të LSDM-së, kanë realizuar takim me kryetarin e ri të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski dhe Sekretarin e Përgjithshëm të kësaj partie, Mile Zeçeviç.
Në takim u bisedua mbi situatën politike në vend dhe hapat e rinj për krijimin e qeverisë së re, e cila pritet të ndodhë ditëve në vijim.
Kryetari Gashi ia uroi postin e ri Kovaçevskit, duke dëshiruar që bashkëpunimet partiake mes dy subjekteve qeveritare në vend të jenë në frymën progresive dhe integruese të vendit drejt familjes europiane.
Alternativa, si parti që ka vendosur të jetë pjesë e qeverisë së re Kovaçevski, shpreh gatishmërinë e saj për një qeveri stabile, europiane dhe progresive, për të ardhmen e shtetit dhe qytetarëve të saj.
Dy palët u dakorduan që takime të këtilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Close