Afrim Gashi dhe Hysni Ismaili u takuan me kryeparlamentarin turk, z. Mustafa Shentop

Afrim Gashi dhe Hysni Ismaili u takuan me kryeparlamentarin turk, z. Mustafa Shentop

Afrim Gashi dhe Hysni Ismaili u takuan me kryeparlamentarin turk, z. Mustafa Shentop

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, i shoqëruar nga deputeti Hysni Ismaili, në Ditën e Arsimit Turk në Shkup, ka realizuar takim me kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë (TBMM), Mustafa Shentop.
Duke uruar 21 Dhjetorin - Ditën e Arsimit Turk, në takim u fol për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, si dhe u diskutua mbi raportet politiko-kulturore mes dy vendeve mike.
Kryeparlamentari turk, Mustafa Shentop, falënderoi dhe përgëzoi kryetarin Gashi, për rolin konstruktiv që po vazhdon të ndërtojë Alternativa, në krijimin e urave bashkëpunuese dhe vëllazërore mes popullit turk dhe shqiptarëve.
Dyja palët, u dakorduan që takime të këtilla miqësore, të vazhdohen edhe në të ardhmen.

 

 

Close