Afrim Gashi mbrëmë realizoi takim me degën e Kërçovës

Mbrëmë, në zyret e Alternativës- dega Kërçovë, kryetari Afrim Gashi, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Bekim Sali dhe Sekretari Organizativ, Mubekir Palloshi, kanë realizuar takim me anëtarët e Kuvendit të kësaj dege.
Gjatë këtij takimit u fol rreth situatës politike në vend dhe përfundimin e reformave të brendshme partiake.
Kryetari Gashi, kërkoi nga gjithë kuvendarët dhe aktivistët e degës Kërçovë, që maksimalisht të angazhohen për fitoren e zgjedhjeve lokale.