Afrim Gashi realizoi takim me degën e Gazibabës

Sot, në selinë qendrore të partisë, kryetari Afrim Gashi, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Bekim Sali dhe Sekretari Organizativ, Mubekir Palloshi, kanë realizuar takim me degën e Gazibabës.
Në takim u fol rreth situatës politike në vend dhe reformave të brendshme partiake. Gashi si nikoqir, nga anëtarët e degës së tij, kërkoi që të angazhohen maksimalisht në përgatitjet për zgjedhjet lokale të tetorit.