Kryetari Gashi mbrëmë e vizitoi degën e Tetovës

Mbrëmë, në selinë e degës së Tetovës, kryetari Afrim Gashi, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Bekim Sali dhe Sekretari Organizativ, Mubekir Palloshi, e kanë vizituar degën e Tetovës.
Në këtë bashkëbisedim me strukturat e kësaj dege u fol mbi përmbylljen e reformave partiake, përgatitjet për zgjedhjet lokale të tetorit dhe zhvillimet e fundit politike në vend. Gjithashtu, para kuvendarëve të degës së Tetovës u kërkua angazhim maksimal mbi ecurinë e aktiviteteve dhe shtrirjes strukturore në terren, e veçanërisht u theksua edhe rëndësia e madhe për përgatitjen e platformës dhe ofertës politike për zgjedhjet lokale të tetorit.
I pranishëm në këtë takim ka qenë edhe deputeti aktual nga zona e 6-të zgjedhore, ish-ministri i Kulturës, dr. Hysni Ismaili.