Koordinatori i GP të koalicionit AAA – ASH, Skender Rexhepi – Zejdi, realizoi takim me Eurodeputetin, Ilhan Kuçuk

 

 

 

 

Koordinatori i Grupit Parlamentar ASH/AAA, Skender Rexhepi-Zejdi, sot u takua me raportuesin në Parlamentin Europian për Maqedoninë e Veriut, eurodeputetin Ilhan Kuçuk, me të cilin biseduan për raportet fqinjësore me Bullgarinë si dhe për gadishmërinë e vendit tonë për implementimin e standardeve europiane.
Eurodeputeti u informua që problemet fqinjësore me Bullgarinë janë VETËM një pengesë drejt integrimeve europiane të vendit tonë.
Maqedonia e Veriut, për të qenë pjesë e BE-së duhet bërë më shumë punë e në të cilat po dështon qeveria aktuale siç janë lufta me korrupcionin, prokuroria dhe gjykata e partizuar dhe politizuar, dështimi me pandeminë dhe vakcinat, librat shkollorë diskriminuese ndaj shqiptarëve, ndarja jo e drejtë e buxhetit vjetor edhe nëpër vendbanimet shqiptare, etj.
Gjithashtu u bisedua edhe për punën e kuvendit si dhe zgjedhjet e ardhshme lokale.