Koordinatori i GP të koalicionit Alternativa – ASH, Skender Rexhepi – Zejdi dje u takua me Shefin e Delegacionit për BE në Shkup, z. Dajvid Gir

Koordinatori i Grupit Parlamentar të koalicionit AlternAtivA – ASH, Skender Rexhepi – Zejdi, dje ka realizuar takim me Shefin e Delegacionit për BE në Shkup, z. Dajvid Gir.

“Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kordinatori i grupit parlamentar të Alternativës dhe Aleancës për Shqiptarët, Skender Rexhepi – Zejd, realizoi takim pune me përfaqësuesin e delegacionit të Bashkimit Evropian në vendin tonë, ambasadorin Dejvid Gir.
Në fillim të takimit, Skender Rexhepi e përgëzoj ambasadorin Gir për angazhimin e tij në funksion të aderimit sa më parë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në familjen e madhe të BE-së, kështu duke i uruar mirëseardhje në takimin e parë zyrtar me përfaqësuesit e popullit, gjegjësisht opozitës shqiptare në Kuvend.
Takimi ishte mjaft konstruktiv duke diskutuar për ngjarjet aktuale, sfidat dhe problemet me të cilat po ballafaqohet vendi ynë, krizën ekonomike, situatën e pandemisë dhe një sër temash tjera lidhur me punën brenda shtëpisë ligjvënëse. Me këtë rast, kordinatori Skender Rexhepi vuri në dukje faktin që pozita po mundohet që të mjegullojë çështje të rëndësishme në sytë e opinionit kështu duke paraqitur propozim ligje me procedurë të shkurtuar dhe pa lënë hapësirë të një shqyrtimi serioz të atyre ligjeve për të cilat shpesh herë nevojitet edhe inkuadrim i ekspertëve dhe zhvillim të debatit publik”, ka shkruar koordinatori i Grupit Parlamentar të koalicionit Alternativa – Aleanca për Shqiptarët, Skender Rexhepi – Zejdi.