Zejd Rexhepi nga Alternativa takohet me Zëvendëskryetarin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim – AK Parti të Turqisë, z. Numan Kurtullmush

 

 

Deputeti i AlternAtivA-s, Skender Rexhepi -Zejdi, në vazhdën e takimeve të tij në kryeqytetin e Turqisë – Ankara, sot ka realizuar takim miqësor me zëvendëskryetarin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim – AK Parti, z. Numan Kurtullmush.
“Pandemia globale si dhe rethanat ekonomike dhe politike ne Ballkan, ishin tema e bisedimeve me zëvendëskryetarin e AK Partisë, z. Numan Kurtulmush.
Në kuadër të bisedës u dakorduam që gjendja e rëndë ekonomike dhe sociale në botë, e posaqërisht në Maqedoninë e Veriut, do të lenë pasoja të rënda, andaj është i domosdoshëm krijimi dhe zhvillimi i kushteve të bashkëpunimit institucional gjithmonë në zbutjen e pasojave të rënda ekonomike dhe sociale të shoqërisë në vendin tonë, gjendje e cila edhe ashtu ka qenë shumë e rëndë posaqërisht në vendbanimet shqiptare.
Gjithashtu biseduam edhe për format e bashkëpunimit të ndërsjellë partiak, posaqërisht në nivel të këmbimit të përvojave në raport me organizimet e forumeve të ndryshme si dhe qasjeve më të suksesshme ndaj sfidave të ndryshme organizative, poltike dhe shoqërore”, ka shkruar Zejd Rexhepi nga Alternativa.