AlternAtivA: Jemi KUNDËR legalizimit të mariuhanës

Pas njoftimit të Kryeministrit se dëshiron të bëjë legalizimin e mariuhanës dhe, sipas tij, vendosjen e saj në korniza ligjore, gjoja në emër të përqafimit të disa modeleve europiane, AlternAtivA konstaton se ky është një nga skandalet më të rënda që po e përfshin këtë qeveri pa shumicë parlamentare.
Z. Zaev mund të ketë nevojë familjare që ta legalizojë këtë lloj droge, kjo për qëllime biznesore, por ne nuk mund të lejojmë viktimizimin e jetës së qytetarëve tanë, që familja Zaev të pasurohet edhe më.
AlternAtiva, si parti që më shumë se gjithçka është e interesuar për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve, do të jetë partizane e pakompromistë në luftën kundër legalizimit të çfarëdo lloj droge, me të cilën mund të dëmtohet seriozisht shëndeti dhe jeta sociale e qytetarëve tanë.
JO DROGËS në Maqedoninë e Veriut.

Shkup, 21.11.2020

AlternAtivA – Shkup