Afrim Gashi: Turqia është partneri dhe dora e fuqishme e marrëdhënieve miqësore

“29 Tetori është Dita e Shpalljes së Pavarësisë së shtetit mik turk.
Me këtë rast, uroj që kjo festë ta gjejë Turqinë në sukses, paqe dhe harmoni.
Tranzicioni që e ka përjetuar Turqia gjatë këtij shekulli është dëshmia më e fuqishme e zhvillimit, progresit dhe fuqizimit të marrëdhënieve ndërvëllazërore mes popujve miq, siç janë edhe shqiptarët.
Republika e Turqisë sot është shteti ku shqiptarët dhe, në përgjithësi, Ballkani, gjen mikun, partnerin dhe dorën e ngrohtë të marrëdhënieve miqësore”, ka shkruar kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi.