Afrim Gashi ishte pjesë e panelit “Ndërtimi i urave në Ballkanin Perëndimor në rrugën drejt BE-së”

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, sot – nëpërmjet platformës online – ka qenë pjesë e panelit “Ndërtimi i urave në Ballkanin Perëndimor në rrugën drejt BE-së”, të organizuar nga Instituti “Konrad Adenauer Stiftung” & Wilfried Martens Centre for European Studies.
Në fjalimin e tij, kryetari Gashi foli ecurinë dhe zhvillimet e vendit tonë drejt rrugëtimit në BE.
“Neve na duhet një debat dhe një dialog për kohezionin dhe ndërtimin e një vizioni të përbashkët për vendin”, ka thënë Gashi gjatë fjalimit të tij.
Në fund të fjalimit, kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, ka theksuar se rruga drejt BE-së duhet të ndërtohet mbi reformat që duhet t’i ndërmarrë shteti. Vullneti dhe sinqeriteti nuk përkojnë me gjendjen faktike, nëpër të cilën po kalon shteti ynë drejt rrugëtimit në Bashkimin Europian.