AlternAtivA: Kryetari Afrim Gashi u takua me Lulzim Bashën

Gjatë qëndrimit në Tiranë, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i shoqëruar nga nënkryetari i partisë, Lulzim Aliu, u prit edhe nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Në këtë takim vëllazëror dy kryetarët shprehën kënaqësi për mundësinë që të takohen dhe të bashkëbisedojnë në lidhje me zhvillimet e fundit politike rajonale edhe kombëtare.
Bashkëpunimi dhe komunikimi mes Alternativës dhe Partisë Demokratike të Shqipërisë vazhdon tashmë një kohë më të gjatë dhe ky takim ishte në këtë frymë.

Shkup, 19.10.2020 AlternAtivA – Shkup