ASH -AAA Tetovë: Keqmenaxhimi i Komunës së Tetovës le pa rroga punëtorët e NPK. Tju jepen rrogat menjeherë!

Komunat më të cilat udhëheqin kuadrot të BDI-së jo që nuk po përmbushin kërkesat dhe nevojat e qytetarëve por ata nuk mund tu sigurojnë as paga punëtorëve të tyre në disa Komuna siç është rasti me punëtorët NPK Të Komunës së Tetovës.

Është e pamëshirshme dhe johumane që në kohë Pandemie punëtorëve të NPK, të mos ju sigurojë Komuna e Tetovës pagat mujore në kohë. Është po aq tragjike që punëtorëve të njejtë mos tju paguhen as kontributet shëndetësore, në këtë kohë kur kujdesi ndaj shëndetit është mbi të gjitha.

Ju bëjmë apel autoriteteve të Komunës së Tetovës që në mënyre urgjente tju sigurojë paga punëtorëve të NKP, të cilët edhe ashtu me paga të ulta mundohen ty kryejnë detyrat e tyre për të mirën e qytetit, ndërsa ata nuk arrin dot ta marrin rrogën për ti ushqyer fëmijët e tyre.

Çdo arsyetim i Kreut të Komunës është i pajustifikueshëm përderisa kjo komunë para pandemisë mori ndihma finasiare nga qeveria për shlyerjen e borxheve të ndërmarrjeve publike të qytetit dhe shtrohet pyetje se për çfar janë përdorur këto ndihma dhe përse nuk kanë rroga punëtorët e NPK?

Tetova dhe qytetarët e saj nuk mbajnë mend një keqmenaxhim si ky imnga kreu aktual i Konunës së Tetovës të cilët jo që nuk kanë bërë asgjë për qytetin dhe qytetarët e saj por kanë lejuar ky qytet të rrënohet dhe të shkatrohet për çdo ditë.

Sot kemi një Tetovë pa ujë të pijshëm, me rrugë me gropa, pa vende parkimi pa transport publik, pa pa parqe për fëmijë. Sot kemi një Tetovë ku uzurpohen pronat publike. Sot kemi një udhëheqje të kesaj komune bashkë me mafian urbane, për të cilat ka indicje për afera të ndryshme korruptive.

Fatkeqsisht insititucionet shtetërore, inspektoriatet, bashkë me gjykatat kanë heshtur gjithmonë për parregullsitë dhe keqpërdorimet në komunën e Tetovës dhe Komuna tjera që udhëheqen nga kuadro të BDI, por të njejtë gjithmonë marrin urdhëra për ti inspektuar Komunat tjera shqiptare që udhëheqen nga Kuadro e Aleancës për Shqiptarët.

Koalicioni ASH-AAA
Tetovë