Agim Nuhiu pas Siniçanit hakmerret ndaj policëve shqiptarë!

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu edhe pas veprimeve në Siniçan vazhdon të merret me shqiptarët. Kësaj here me degradime te policëve shqiptarë pranë ministrisë që ai udhëheqë.
BDI nëpërmjet ushtarëve partiakë, siç është Agim Nuhiu, shfrytëzon pozitat shtetërore për hakmarrje ndaj atyre që votuan për ndryshim. Kjo sjellje e BDI-së dëmton popullin në mënyrë direkte, por edhe shtetin gjithashtu. Theksojmë se institucionet shtetërore duhet të funksionojnë me profesionistë e jo ushtarë që punojnë nën urdhra partiakë.
Apelojmë deri te institucionet vendore, por edhe ato ndërkombëtare, që të ndërmerren veprime në përputhje me ligjin që do ta ndalojë keqpërdorimin e MPB-së për interesa partiake. Kjo ministri duhet urgjentisht të ndalojë me degradimin e profesionistëve shqiptarë, të cilët punën e tyre bëjnë ashtu siç duhet.
Veprimet e tilla të BDI-së dëshmojnë vetëm për mllefin e humbjes së tyre në zgjedhjet e fundit! Ka ardhur koha që shteti ynë përfundimisht t’u japë fund regjimeve të tilla dhe të fillojë të funksionojë në frymë europiane.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa

Shkup, 04.08.2020

****