Forumet e të rinjve të koalicionit Alternativa – Aleanca për Shqiptarët realizuan marshin elektoral në Çair

Forumi i të rinjve të koalicionit FRAAA & FRASH, sot realizuan marshin elektoral në Çair të Shkupit. Aktivistët dhe simpatizantët e FRAAA & FRASH sot gjatë aktivitetit “marsh elektoral” në Çair kanë takuar qytetarë dhe banorë të Çairit, me ç’rast janë shpërndarë edhe fletushka propagandistike disa orë para përmbylljes së fushatës zgjedhore. Aktivistët e koalicionit “TASH është koha” marshin elektoral e filluan nga Çarshia e Vjetër e Shkupit, duke vazhduar në rrugën Çairçane, lagjen Çair duke përfunduar tek Sheshi në Çarshinë e Vjetër.

TASHështëkoha

Rretho numrin 5