Skender Rexhepi – Zejdi sot vizitoi Çarshinë e Vjetër dhe Tregun e Gjelbërt të Shkupit

Bartësi në njësinë zgjedhore 1 i koalicionit TASH është koha, Skender Rexhepi – Zejdi, sot së bashku me aktivistë dhe simpatizantë të koalicionit AAA-ASH, ka vizituar Çarshinë e Vjetër dhe Tregun e Gjelbër të Shkupit. Gjatë takimit dhe bashkëbisedimit me tregtarët dhe esnafët e Çarshisë, u fol për problemet me të cilat ballafaqohen ata, aspektin socio-ekonomik të tyre, si dhe për premtimet e parealizuara nga pushtetet e kaluara. Me këtë rast, u riktheksua edhe njëherë se platforma zgjedhore shtet për të gjithë, ka për qëllim rritjen e rrogave të punëtorëve, hapjen e 25 000 vendeve të reja pune, ngritjen socio-ekonomike të shqiptarëve etj.
Tash është koha e ndryshimit.