Skender Rexhepi – Zejdi sonte realizoi tubim me banorët e lagjes “Sahat Kulla” të komunës Çair

Bartësi në njësinë zgjedhore 1 nga koalicionit “Tash është koha”, Skender Rexhepi – Zejdi, sot së bashku me partnerët e koalicionit, ka mbajtur tubim me banorët e nëndegës “Azem Morana” në Çair.
Gjatë këtij tubimi, banorët e lagjes “Sahat Kulla” dhe bisedë me banorët e nëndegës “Azem Morana”, ku u fol mbi platformën zgjedhore “Shtet për të gjithë”dhe entuziazmin për fitore të 15 korrikut nga koalicioni AAA – ASH, ndryshe e njohur edhe me emrin koalicioni “TASH është koha”.
” Ata kërkojnë “kryeministër shqiptar”, ndërsa nuk kemi pasur asnjë ministër të dinjitetshëm të tyre. Falë BDI-së neglizhente, fëmijët shqiptarë në Çashkë, Orizare dhe Manastir mësimet i zhvillojnë në gjuhën maqedonase – kjo ndodh falë fuqisë politike të BDI-së.Ministri i Arsimit nga radhët e BDI-së, lejoi që në tekstet shkollore të ofendohen shqiptarët.
Janë këta pushtetarët të BDI-së, që degraduan dhe shkatërruan çdo vlerë në Çair. Çairi sot vuan për infrastrukturë, kanalizim, ujë, shkolla moderne etj”, ka thënë Skender Rexhepi – Zejdi.

TASHështëkoha

Rretho numrin 5