Afrim Gashi sot realizoi takim me banorët e Kamjanit të komunës Bogovinë

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, sot së bashku me ministrin e Kulturës, kandidatin për deputet nga zona 6 zgjedhore, Hysni Ismaili, partnerët e koalicionit dhe kandidatët për deputet nga koalicioni “TASH është koha”, ka realizuar takim me banorët e Kamjanit të komunës Bogovinë.
Lideri i Alternativës, Afrim Gashi, në fjalimin që ka mbajtur gjatë tubimit në fshatin Kamjan, ka folur për mendësinë e re politike që duan t’i japin politikbërjes shqiptare në vend.
” Kamjani është amanet i mikut tonë të ndjerë, hoxhë Sead ef. Ajruli. Çdoherë kur vijë këtu fjalët dalin nga zemra, sepse ajo që na mbanë idealet gjallë janë kujtimet tona që i kemi nga Kamjani i vëllaut tonë të ndjerë, Sead Ajruli”, tha Gashi.
Idealet dhe qëllimet tona në politikë janë që të ndërtojmë një shoqëri dhe shtet të barabartë për të gjithë. Qëllimi jonë primar është ndërtimi i një mendësie të re në politikën shqiptare. 15 korriku është dita kur shqiptarët e kanë shansën e fuqishme për t’a sjell ndryshimin”, tha përfunduar kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi.

TASHështëkoha

Voto 5