Afrim Gashi nga tubimi qendror në Gostivar / Gashi: Ne po krijojmë një sistem të ri të mendësisë politike

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, së bashku me Hysni Ismailin dhe partnerët e koalicionit “TASH është koha”, pas takimeve në fshatin Kamjan të Bogovinës, dhe pas tubimeve në fshatrat: Çegran dhe Çajle, agjendën ditore e përmbylli me tubimin qendror në Gostivar.
” U bëmë bashkë unë dhe Ziadini për shqiptarët që më 15 korrik të fitojnë shqiptarët. Qeverisja jonë është ndryshe, këtë e dëshmuam në kulturë, ndërsa pas 15 korrikut qytetarët ndryshimin do ta ndjejnë në gjitha sferat. Gjithë administratorëve shqiptarë ju themi se ne do ju shërbejmë të gjithëve njësoj.
Mendësinë e vjetër të shekullit XX më 15 korrik do ta fundosim. Pas 15 korrikut do të instalojmë një mendësi të re politike – shekulli XXI është i shqiptarëve dhe të rinjve”, tha Gashi.
“Entuziazmi dhe vullneti i fuqishëm për ndryshim shihet gjithandej tek shqiptarët.
Më 15 korrik masovikisht të dalim në zgjedhje dhe ta sjellim ndryshimin”, përfunduar kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi.

TASHështëkoha

Rretho numrin 5