Skender Rexhepi – Zejdi pas tubimit në Studeniçan realizoi takim me banorët e fshatrave: Krushopek, Gërçec dhe Bukoviq të Sarajit

Pas tubimit në Studeniçan, Skender Rexhepi – Zejdi, ka vazhduar takimet me banorët e fshatrave: Krushopek, Gërçec dhe Bukoviq të Sarajit. Gjatë këtyre takimeve me banorët e kësaj ane, u fol mbi situatën ekonomike të shqiptarëve dhe konceptin zgjedhor “shtet për të gjithë”. Platforma zgjedhore e koalicionit AAA-ASH Shtet për të gjithë ka për qëllim barazinë e plotë mes shqiptarëve dhe maqedonasve dhe shtetin e së drejtës në vend.
Ndryshe, bartësi në njësinë zgjedhore 1 nga koalicioni AAA-ASH, Skender Rexhepi – Zejdi, sonte pritet që të merr pjesë në tubimin qendror e cila do të mbahet në komunën e Sarajit.