Koalicioni “TASH është koha” në bashkëbisedim me banorët e Qytetit të Tetovës – platforma zgjedhore “Shtet për të gjithë” – fituese e zgjedhjeve

Koalicioni “TASH është koha“ e udhëhequr nga Alternativa-Aleanca për Shqiptarët, sot kanë realizuar takim me banorët e qytetit të Tetovës. Në këtë bashkëbisedim me banorët e Tetovës, ku u vizituan lagjet: “Tregu i Gjelbërt”, “Çarshia e Epërme”, “Gam – Gam” dhe shumë lagjeve tjera të Tetovës. Të pranishëm në këtë marsh elektoral, kanë qenë kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, ministri i Kulturës aktualisht kandidat për deputet nga zona 6 zgjedhore, Hysni Ismaili, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, dhe përfaqësuesit e koalicionit AAA-ASH.
Gjatë këtyre takimeve, me banorët e Tetovës folëm hapur për problematikat që ballafaqohen në këto kohëra të vështira ekonomike. Përkrahja është e qartë ku do që shkojmë, neve na ngelet që platformën “shtet për të gjithë”, pas fitores ta përmbushim plotësisht. Sepse, ne çdoherë jemi bazuar në oferta konkrete ekonomike dhe sociale, për dallim prej të tjerëve që shohin ëndrra në politik. Masoviteti në këto takime rasti me qytetarët – tregon se jemi në rrugën e duhur për ndryshim.

Tash është koha për ndryshim
Voto 5