Kandidati për deputet nga zona 6 zgjedhore i koalicionit “Tash është koha” nga AAA – ASH, Hysni Ismaili realizoi takim me banorët e lagjes Drenovec të Tetovës

Kandidati për deputet nga zona 6 zgjedhore i koalicionit “Tash është koha” nga AAA – ASH, Hysni Ismaili realizoi takim me banorët e lagjes Drenovec të Tetovës

Kandidati për deputet nga zona 6 zgjedhore i koalicionit “Tash është koha” nga AAA – ASH, Hysni Ismaili, gjatë takimeve që sot ka pasur me banorët e Tetovës, Ismaili agjendën e takimeve e ka vazhduar duke u takuar me banorët e lagjes Drenovec të Tetovës.
Gjatë këtyre takimeve me banorët e kësaj ane, u fol mbi problemet reale me të cilat ballafaqohen shqiptarët tashmë një kohë të gjatë. Qyteti i Tetovës ka kohë që jeton me probleme të paszgjidhura disavjeçare, siç janë: kanalizimi, uji i pijshëm, ndriçimi, intrastruktura etj.
“ Ne sot jemi këtu para jush që ta kërkojmë mbështetjen tuaj. Ne duam që të bëjmë ndryshim dhe t’ua kthejmë shpresën, duke mos bërë premtime boshe siç kanë qenë të tjerët. Të bëjmë ndryshime në gjitha sferat, duke filluar nga arsimi. Sfera e arsimit tek ne është e nivelit të arsimit të shteteve afrikane Duhet gjithashtu të bëjmë ndryshime edhe në shëndetësi. Fatkeqësisht, spitalet e vendeve tona janë ndërtuar në kohën e Titos dhe të komunizmit. Neve na duhet arsim cilësor dhe shëndetësi moderne dhe profesionale”, ka thënë Hysni Ismaili.

TASHështëkoha

Voto 5